Metush Krasniqi: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Faqe e re: == Metush Krasniqi - Dajkoci == *Metush Krasniqi ka lindur më 19 gusht 1928 në fshatin Dajkoc të Komunes së Kamenicës(Dardanës). Shkollën fillore (4 klasat e para)e kreu në gjuh…
 
No edit summary
Rreshti 1:
 
== Metush Krasniqi - Dajkoci ==
 
*Metush Krasniqi ka lindur më 19 gusht 1928 në fshatin Dajkoc të Komunes së Kamenicës(Dardanës). Shkollën fillore (4 klasat e para)e kreu në gjuhën serbe në fshatin Hodanoc, ndërsa katër klasët tjera 1942-1946 i kreu në Gjilan në gjuhën shqipe.
 
[[Figura:Metush Krasniqi.jpg|thumb|Metush Krasniqi]]]]
 
*Në vitet 1947-49 kreu një kurs pedagogjik në Pejë e në Gjakovë, ndërsa në vitin 1950 merr diplomën e mësuesisë në Shkollën Normale të Gjakovës. Në vitin 1950-51, filloi punën si mësues në shkollën fillore në Shipashnicë të Epërme. I frymëzuar nga veprimtarët e LNDSH, në Shipashnicë së bashku me kolegët e vet themelon orgnaizatën ilegale '''"Partia Revolucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin Amë".''' Autoritetet e arsimit, vetëm një vit më vonë Metushin e transferojnë në shkollën e Strezovcit. Aty punoi një vit dhe u transferua në [[Hogosht]], ku e gjeti arsimtarin e gjuhës shqipe Ndue Nekajn. Pas një viti Metushin e transferuan në shkollën fillore të Muçivercit dhe në vitin shkollor 1955/56 me vendimin e organeve arsimore të Rrethit të Dardanes(ish-[[Kamenicë]]), shkolla 8 klasëshe e Muçivercit, me gjithë arsimtarët e mjetet mësimore u bart në Roganë dhe për çudi po me atë vendim, M.Krasniqi u emrua drejtor i shkollës në këtë fshat.