Ismail Ndroqi: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Niki007 (diskuto | kontribute)
v Ismail Ndroqi u zhvendos tek Myderriz Ismail Ndroqi. Arsyja: sepse eshte personalitet fetar dhe sikur tek katoliket qe e kan parashtesen Don tek hoxhollaret ka parshtes ne baz te titujve
Niki007 (diskuto | kontribute)
Rreshti 5:
== Biografia ==
 
Lindi në vitin [[1876]], në [[Tiranë]]. Është djali i Ali Efendi Ndroqit, është vëllau i Myderriz Ibrahim Ndroqit, babë e bir, të ndjekur në kohën e Turqisë për shkak të atdhedashurisë…
Ismail Efendi Ndroqi mësimet fillestare i ndoqi në Tiranë, si edhe "Ruzhdien", ndërsa studimet e larta në Stamboll.
Në Stamboll shkoi për të studiue teologjinë në vitin [[1893]], kur ishte në moshën 17 vjeçare dhe aty qëndroi deri sa diplomoi, me [[1908]].
Gjatë studimeve në [[Stamboll]], Ismail Efendi Ndroqi, përveç vëmendjes në studimet fetare, ishte edhe një veprimtar në Lëvizjen Kombëtare.
Në Stamboll, në kryeqytetin e Perandorisë, shoqërohej me atdhetarët më të mirë të Shqipnisë, si Ismail Qemali, vëllezërit Frashëri etj.
Kur u kthye në Tiranë, me [[1908]], me diplomë fakulteti, askund punë nuk gjeti! Në të vërtetë, për shkak të veprimtarisë kombëtare e ndjenjave atdhetare, prej qeveritarëve të kohës, ky intelektual i dorës së parë, për pushtetarë ishte tradhtar…!
Ismail Efendi Ndroqi ishte ndër udhëheqësit kryesor të Lëvizjes Kombëtare Çlirimtare në Tiranë….
Gjatë viteve [[1914]] - [[1915]], u burgosë, me Hafiz Ali Korçën e shumë atdhetarë të tjerë, nga forcat e Haxhi Qamilit, sepse mendonin e vepronin ndryshe, fetarisht e kombëtarisht…U burgosë në Shijak, nga Shijaku në Tiranë, nga Tirana sërish në Shijak nga Shijaku në Peqin, Elbasan dhe kur u lirue-ishte dërmue…!
Pas burgjeve, Ismail Efendi Ndroqi mori fuqi dhe e vazhdoi edhe më me vrull veprimtarinë e tij…Si fryt i kësaj veprimtarije, populli i Tiranës e vue në krye…
Në vitin [[1917]], Ismail Efendi Ndroqi u zgjodh Kryetar i Bashkisë së Tiranës, ku shërbeu me ndershmëri deri më 1922.
Ka qenë një nga nismëtarët kryesor në organizimin e Kongresit të Lushnjës, [[1920]], ku iu vunë themelet e Shqipnisë…
Përgatitjet për këtë Kongres Kombëtar, ku iu vuen themelet e Shtetit Shqiptar, filluen me 1919. Mbledhja e parë u bë në shtëpinë e tij, ku merrnin pjesë, ndër të tjerë, edhe këta atdhetarë: Abdi Toptani, Myhtesim Këlliqi, Osman Myderrizi, Eshref Frashëri, Abdullah Mehmeti, Myhedin Llagami, Ali Bega etj.
Kongresi Kombëtar i Lushnjës, në rrethana të turbullta në gjithë Shqipninë, zhvilloi punimet me 27-31 Janar [[1920]], ku një nga vendimet ishte edhe shpallja e Tiranës kryeqytet i Shqipnisë…
Ishte hoxha, Ismail Efendi Ndroqi, kryetar'i Bashkisë së Tiranës, që nga viti [[1917]], ai që priti, me shumë luftëtarë të tjerë, priti në Qafë-Kashar, Qeverinë e Lushnjës…
Ishte hoxha, Ismail Efendi Ndroqi, ai që hyri në Tiranë, duke i pri Qeverisë së Lushnjës, përmes ushtarëve italianë me mirtalozë në duar, që përpiqeshin hyrjen e tyre për ta penguar…
Me [[11 shkurshkurt]] [[1920]], Qeveria Kombëtare u vendos, e filloi punën në Tiranë… Që nga ajo ditë, edhe pse kanë ka kalue afër 100 vjet, Tirana mbeti kryeqytet…
Në Tiranë, në kryeqytetin e ri të Shqipnisë, Ismail Efendi Ndroqi shërbeu me nder si Kryetar i Bashkisë deri në vitin 1922.
Gazeta "Shqiperia e re", me 28 qershor 1921, e Konstancës së Rumanisë, për Ismail Efendi Ndroqin, ndër të tjera shkruen:
Rreshti 27:
Hafiz Ali Korça, bashkëpuntorë e bashkëvuajtës nëpër burgje, mikun e tij e përshkruen kështu:
"Merhumi (i ndjeri Ismail Efendiu) ka qenë shumë buzqeshur, si kur ka qenë Kadi, e Myfti ashtu edhe Kryetar i Bashkis. Para popullit asht sjellë aq mirë sa as kush prej tij nuk ankohet. Ky jasht ligjit s'ka dalë kurrë. Nuk e di se vallë a do ta zërë kushë vendin e tij! Nuk besohet…rahmet past.
("Kultura Islame", Nr.7-8, Mars-Prill, [[1944]], [[Tiranë]]).
Ismail Efendi Ndroqi, myderriz (profesor), hoxhë, kadi, myfti, pedagog, gjuhëtar, atdhetar, kryetar, ndrroi jetë me 5 mars [[1944]], në moshën 68 vjeçare.
 
[[category:personalitete Islame]]