[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 10:
 
Boza ka disa dobi për shëndetin siç janë: normalizimi i tensionit të gjakut, rritja e prodhimit te qumështit tek gratë që sapo kanë lindur dhe kanë fëmijë në gji, dhe ndihmon në tretjen e ushqimit në stomak. Boza është një ushqim i vlefshëm për njerëzit që merren me aktivitete fizike pasi përmban vitamina A, C, E, dhe katër lloje vitaminash B. Me hyrjen e Bullgarisë në BE, boza filloi të njihej dhe të përhapej dhe në BE duke u nisur nga mitet bullgare se boza zmadhon gjinjtë e femrave, një fakt që nuk është i provuar duke u nisur dhe nga përvoja e Pacara-it, i cili shton se boza njihet për shtimin e qumështit të gjirit tek gratë që kanë fëmijë në gji por nuk ka ndonjë efekt tjetër tek gratë.
== ShihEmri edhedhe këtëdepërtimi i pijes ==
Boza është një pije e lashtë që ka origjinën në Mesopotaminë e lashtë, ku përmendet që 8000-9000 vjet më parë. Turqit e sollën këtë pije në Ballkan pas shekullit të 13 me pushtimin e Anadollit. Emri boza vjen nga fjala perse ''buze'' që do të thotë miel. Boza që prodhohej në atë kohë ishte më e thartë dhe kishte një përqindje të vogël alkooli, rreth 1%. Në shekullin e 17 sulltan Mehmeti IV e ndaloi përdorimin e pijeve alkoolike në Perandorinë Osmane duke përfshirë dhe bozën. Në shekullin e 19, boza shqiptare, që ishte më e ëmbël dhe joalkoolike, u bë shumë e kërkuar, duke u bërë dhe lloji mbizotërues i bozës në [[Perandoria Osmane|Perandorinë Osmane]].
 
Boza shitej në të gjithë vendin gjatë komunizmit por e humbi popullaritetin pas rënies së komunizmit dhe prishjes së punishteve të ëmbëlsirave duke u bërë pothuajse e panjohur në jug të vendit. Para futjes në tregun e Tiranës së Bozës Pacara, kishte shumë pak prodhim boze në Tiranë. Tani Boza Pacara shitet pothuajse në të gjitha ushqimoret e Tiranës.
 
Po ashtu edhe në trojet shqiptare nën administraten jugosllave, boza ka qenë një pije e preferuar daljen masive në tregun e ëmbëltoreve të [[coca cola|kokakolës]]. Gjatë viteve '70, bozën fillojnë ta largojë nga tregu pijet tjera freskuese dhe në fund të viteve '80, po thua se ofrohej vetëm në ëmbëltore me traditë.
 
==Shiko dhe këtë==