[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Kurreshtja (diskuto | kontribute)
No edit summary
Kurreshtja (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 1:
'''Albania''' është trajtë e huaj e emërtimit të [[Shqipëria (kthjellim)|Shqipërisë]], e cila në kohën e fundit merret si emërtim për [[Shqipëria|Republikën e Shqipërisë]].
 
Pas një kohe të gjatë të përdorimit të emërtimeve: ''romak'', ''grekë'' apo ''bizantinë'' për ilirët dhe fiset e tyre, në vitin 1072, bizantini [[Mihael Attaliates]] për ta, futë në përdorim trajten ''Arvanon''. Kjo trajtë duket të ketë vazhduar edhe në shkrimet tjera, si p.sh të [[Ana Komnena|Anna Komneni]]t XIII 5, [[Georga Akropolita]]s. Në kohën e mesme, me trajten ''Arbanun'' paraqitet Kruja, ''epicopus Arbanensis'' ipeshkvi i Krujës. Duket se trajta më e vjetër e ngjajshëme te bizantinët dhe te latinët ka qenë me ''arb-''. Këta popullin e quanin pikësëpari ''arbanense'' (1166) dhe vendin ''Arbanum'' (1204, 1250). Me afirmimin e [[azhurët|azhurëve]] në Sicili dhe paraqitjes së interesit të tyre për shqiptarët, më 1271 ata për trojet e shqiptarëve fusin fusin në përdorim një trajtë të re, ''Albania'' ndërsa për popullin në trojet atërore ''albaneneses''. Nga këto trajta pastaj rrjedhin trajtat në italisht ''albanese'', në greqisht ''arvanites'', dhe nga kjo e fundit delë trajta ''arnaut'' në turqisht. Në serbisht, ndër tjera edhe për shkaqe politike, deri vonë mbahej trajta ''Arbanasi'' (1330) e nxjerrur nga serbishtja e vjetër ''Rabana'' (1198) dhe ''rabanski''. <ref><tt>Dr. Eqrem Çabej - ''Shqiptarët Midis Perëndimit dhe Lindjes'', Tiranë, 1994. MÇM. fq. 8,9.</tt> nxjerr nga <tt>Avni K. Këpuska, "QENËSIA E TERRITORIT DHE E KUFIJVE ETNIKË AUTOKTONË TË KOSOVËS", fq.36, botimi i tretë, Prishtinë 2004</tt></ref>
==Burimi i të dhënave==
<references/>