Ulug Begu: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
Content deleted Content added
vNo edit summary |
vNo edit summary |
||
Rreshti 1:
'''Ulug BEGU'''<br>
[[1393]] - [[1449]]
Ulug Begu ka qenë nipi i [[Timuri]]t (në perëndim i njohur Tamerlani), princit Tartar dhe udhëheqësit të Turkestanit. Ai ishte astronom dhe matematikan i dalluar i shekullit të pesëmbëdhjetë. I lindur më [[1393]] në Sulltanija në Azinë [[Qendrore]], Ulug Begu ishte djali i mbretit [[Timurid Shah Rukh]]. Ai ka qenë hafiz i [[Kur'ani]]t, pra ka ditur Kur'anin përmendësh.
Ulug Begu e bëri [[Samarkandi]]n qytet me famë dhe një nga kryesorët në qytetërimin musliman. Në vitin [[1428]] ai ndërtoi medresenë, institucion për studime të larta, ku u mësua edhe [[astronomia]]. Më pas, në vitin 1428, Ulug Begu filloi në qytetin Samarkand ndërtimin e observatorit madhështor tre katësh rreth [[90]] metra në diametër dhe [[40]] [[metra]] të lartë. Për drejtor të observatorit caktoi [[Ali Kudsin]], astronom i dalluar musliman, ndërkohë që në të punuan mjaft astronomë dhe matematikanë të tjerë sikur [[El-Kashi]] dhe [[Kadizada]].
Ulug Begu e furnizoi observatorin me instrumentet më të mira dhe të sofistikuara të kohës. Aty gjendej edhe këndmatësi i cili u përdor për përcaktimin e pjerrësisë së eklipsit në ekuator, pikën e ekuinoksit të pranverës, gjatësinë e vitit tropikal si dhe konstante të tjera astronomike të matura gjatë vëzhgimit të diellit. Gjithashtu aty gjendej edhe një lartësimatës shumë i gjatë i cili i detyroi mirëmbajtësit të hiqnin një shtresë toke për ta zënë observatoriumi. Ndërmjet instrumenteve të tjera ishin edhe një trikuetram sëbashku me një sferë.
Në vitin [[1437]] botoi veprën e tij më me famë dhe më të qëndrueshme, katalogun e ri të yjeve të quajtur "[[Zidj-i Xhedid Sultani]]". Në të, Ulug Begu, rishikoi pozicionet dhe magnitudat e yjeve të vëzhguara nga Ptolomeu. Ai gjeti shumë gabime në llogaritjet e bëra nga Ptolomeu. Libri përfshin një koleksion të ndryshëm vëzhgimesh dhe llogaritjesh, pozicionin e yjeve fikse, rrugën e yjeve si dhe njohuri të tjera të kohës. Përkthimi anglisht i këtij libri është botuar në vitin 1917.
Ulug Begu bëri llogaritjen e gjatësisë së vitit e që është [[365 ditë]], [[5 orë]], [[49 minuta]] dhe [[15 sekonda]]. Përveç kësaj ai përgatiti tabelën planetare të lëvizjeve të cilat ishin shumë të njohura dhe të pranuara nga astronomët e asaj kohe. Ai studioi lëvizjet vjetore të pesë planetëve më të shndritshëm: [[Saturni]]t, [[Jupiteri]]t, [[Marsi]]t,
Ulug Begu u vra në vitin [[1449]] në Samarkand mbas sundimit të tij tre vjeçar të [[Turkestani]]t. Kjo katastrofë solli neglizhimin e observatoriumit dhe Samarkandi gradualisht e humbi rëndësinë e tij si një qendër kryesore e astronomisë. Me kalimin e kohës observatoriumi u shkatërrua përfundimisht dhe vendndodhja e tij u konfirmua nga arkeologët rusë në vitin [[1908]]. Bir dhe Madler në librin e tyre të famshëm [[Der Mond]] ([[1837]]) përmendin një karakteristikë të sipërfaqes së hënës e cila është emëruar sipas Ulug Begut. Është pikërisht emri i një rruaze të rëndësishme eliptike në veriperëndim të seksionit të tetëmbëdhjetë.
|