Detyrimet doganore: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v roboti shtoj: be:Мыта
Rreshti 5:
Detyrimet doganore janë taksat më të vjetra që janë mbledhur historikisht. Ato kanë lindur, siç tregojnë edhe faktet historike, qysh në rendin skllavopronar, por zhvillimin dhe peshën e duhur ato e morën në fazën e dytë të zhvillimit të marrëdhënieve feudale dhe sidomos fazën e parë të zhvillimit të marrëdhënieve kapitaliste.
Natyra dhe roli i detyrimeve doganore nuk ka qenë i njëjtë në të gjitha periudhat e zhvillimit historik. Duke filluar nga shekulli XV kur roli i tyre filloi të marrë rëndësinë që përcjell edhe sot e deri në shekullin XVIII roli i detyrimeve doganore përqëndrohej në rregullimin e bilancit tregtar të vendit, me qëllimin për të siguruar futjen e arit në vendn që nw atë kohë konsiderohej si e vetmja pasuri. Kjo ishte pasojë e mbizotërimit në atë kohë të teorive dhe politikave merkantiliste në ekonomi. Gjatë gjithë kësaj kohe mbizotëruan detyrimet doganore që synonin mbrojtjen e prodhimit vendas dhe për këtë arsye ajo periudhë mund të quhet edhe periudha proteksionizmit në doganë.
Në shekullin XIX gjithmonë e më tepër filluan të zenë vend idetë e [[Adam Smith]]it për tregtine e lirë, duke ndryshuar edhe qëllimin për të cilin vazhdonin të mblidheshin detyrimet doganore. Tashmë ato filluan të konceptoheshin jo më si një pengeëpengesë për futjen e mallrave të huaja në tregun e brendshëm por si një mjet për të mbledhur të ardhura për financat publike, duke profilizuar kështu rolin fiskal të detyrimeve doganore.
 
Në vigjilje të shekullit XX dhe sidomos në dekadat e para të tij, filloi të ridimesionohet roli që duhet të luante dogana, duke i dhënë një profil ekonomk, dhe në kuadër të saj edhe vetë detyrimeve doganore, ide kjo që pas Luftës së Dytë Botërore mbështeti gjithë frymën e integrimit ekonomik dhe tregtar që ka arritur kulmin në konceptin e ekonomisë globale dhe shprehjen e vet në Organizatën Botërore të Tregtisë.