Sallatë me rrepa: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
No edit summary
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 2 qershor 2006 16:18

  • Kjo sallatë përdoret më tepër në stinën e dimrit sepse atëherë rrepat janë më të shijshme dhe më të lëngshme. Pasi u hiqet lëkura dhe lahen mirë, ato grihen në rende, u kullohet lëngu duke i shtrydhur lehtë, vendosen në pjatë dhe hidhet vaj, uthull, kripë e majdanoz i grirë hollë.
Shënim: Në këtë sallatë është mirë të hidhet dhe pak salcë kosi e përzier me hudhra të shtypura.
Për 500 g rrepa duhen:

vaj 3-4 lugë, uthull 2 lugë, pak majdanoz dhe kripë, sipas dëshirës dhe mundësisë shtohet dhe salcë kosi.