Arti në Shqipëri: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
Hatake (diskuto | kontribute)
Rreshti 71:
Mbas çlirimit mori zhvillim të madh skulptura monumentale. Brenda pak viteve u ngritën disa vepra. Nga veprat më të rëndësishme vlerësohen monumenti ekuestër i Skënderbeut në [[Tiranë]] (1968) me autorë O. Paskali, A. Mano, J. Paco ; “[[Monumenti i Pavarësisë]]” në [[Vlorë]] (1972) më autorë K. Rama, M. Dhrami, Sh. Hadëri si dhe disa statuja shtatore dhe monumente të tjera nga Th. Thomai, P. Culi, H. Dule, F. Dushku, A. Mano etj.
 
Në pikturë u realizuan një numër më i madh veprash. Për herë të parë morën zhvillim thuajse të gjitha zhanret e arteve vizive që nga piktura e skulptura e kavaletit te grafika, skenografia, tekstili, qeramika, qelqi, e deri te mozaiket dhe afresket që u aplikuan në disa godina social kulturore. Në gjithë këtë mori veprash, ndonëse të realizuara nën një censurë të rrepte, u realizuan edhe vepra me vlera të veçanta artistike. Në artet figurative mungon një figurë aq e shquar sa [[Ismail Kadare]] në letërsi, por gjithsesi ashtu si dhe Kadare shkroi kryevepra gjatë periudhës së realizmit socialist, po ashtu edhe mjaft piktorë të talentuar, kanë realizuar tablo të bukura, që s’kanë asgjë të përbashkët me të ashtuquajturën metodë të [[Realizmi Socialistsocialist|realizmit socialist]].
 
== Skematizimi i veprimtarisë artistike ==