[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 3:
== Biografia ==
Që në moshë të re hyri në lëvizjen atdhetare. Atdhedashuria e dalloi që në bankat e shkollës. Qysh në moshë të re, Ristoja zhvillonte propagandë patriotike mes nxënësve të shkollës. Qeveria turke, duke parë zellin e tij të veçantë dhe punën patriotike, donte ta arrestonte. Në një situatë të tillë, Ristoja u detyrua të largohej nga Shkodra dhe të shkonte në Cetinë të Malit të Zi. Në Cetinë, Ristoja nisi një veprimtari të madhe, plot me sakrifica e rreziqe. Ai shpenzoi gjithë pasurinë e familjes dhe vuri kokën në rrezik për shkak të veprimtarisë së tij patriotike. Kjo punë vazhdoi për rreth 10 vjet. Gjatë kësaj periudhe, ai shkoi me misione në Rumani e Bullgari, ku u shqua për fjalimet e tij të zjarrta patriotike. Në këtë kohë nisi të botonte edhe poezitë e para. Por shteti malazez nisi të dyshonte mbi veprimtarinë e tij, kështu që Ristoja për të humbur gjurmët hapi hotelin “Albania”, që në të vërtetë ishte një qendër bashkimi e partiotëve shqiptarë. Në një odë të tymosur përgatitej liria e Shqipërisë. Aty mblidheshin kohë pas kohe krerët e ndryshëm të asaj kohe si: Isa Boletini, Dedë Gjo Luli etj. që po përpiqeshin për një kryengritje, e cila do të fillonte në vitin 1910. Më vonë ai merr pjesë bashkë me [[Luigj Gurakuqi]]n me Hilë Mosin në kryengritjen e Malësisë së Madhe dhe bëhet këngëtari i saj. Ishte anëtari i “Komitetit Shqiptar” që krijoi Kryengritjen e armatosur në vitin 1911. Mori pjesë në kuvendin e Gerçes së Kelmendit, dhe në hartimin e memorandumit të famshëm. Dallohet për trimëri ndër luftimet e ndryshme dhe gjatë kësaj kohe ai shkruan vjersha, ku paraqet përshtypjet e tij nga këto kryengritje. Shkruan dhe vepra patriotike e i boton ndër gazetat e ndryshme që shtypeshin jashtë atdheut, duke nxitur shqiptarët për liri.
Konflikti ballkanik e gjen sërish në Cetinjë, ku vazhdonte veprimtarinë e tij të palodhur. Por kësaj here qeveria malazeze e dikton, prandaj vendos arrestimin e tij. Fatmirësisht Ristoja njoftohet në kohë nga një miku i shtëpisë së tij dhe arratistet në Kotorr. Gjyqi i Malit të zi, e gjykon në mungesë dhe e dënon me vdekje, duke e konsideruar të rrezikshëm për shtetin malazez. Në këtë kohë në Kotorr ishin mbledhur shumë patriotë, të cilët prisnin çlirimin e Shkodrës. Më vonë në 1913 gjithë patriotët, me një anije që qeveria austriake ua kishte vënë në dispozicion, mbërritën në Shkodër - mes tyre edhe Ristoja. Atdhetarët e vërtetë iu futën sërish punës. Armiku gjithnjë mundohej të ngrinte krye midis shqiptarëve, ndaj patriotët nisën propagandën për bashkimin e kristianëve me muhamedanët. Për këtë çështje u krijua një komision, ku Ristoja ishte anëtar. Gjithandej organizoheshin konferenca e demonstrata, ku Ristoja shkëlqente në fjalime. Në këtë kohë në Shqipërinë e Mesme, [[Esat Pashë Toptani|Esat Pasha]], i ndihmuar nga armiqtë, kishte fituar famë të madh dhe mundohej të bënte propagandën e vet edhe në Shkodër. Vetë Konferenca e Londrës njihte më tepër mendimin e Esatit, sesa të Shqipërisë së Lirë të shpallur nga Ismail Qemali. Komisioni i lartpërmendur kundërshton me të gjitha mënyrat politikën e Esat Pashës, ndërhyn te gjenerali sundimtar i Shkodrës, duke formuar një komitet me një organizim të ri më të fortë që merr emrin “Klubi Lidhja Kombëtare”, ku Ristoja është sërish anëtar. Në vitet 1913-1914 ky komitet boton fletoren “Shqypnyja e re” (drejtor [[Hilë Mosi]], kryeredaktor Risto Siliqi, e arkëtar [[Karlo Suma]]), duke u bërë kështu ndër publicistët më të njohur. Përveç artikujve me theks të fortë etnik kombëtar, Ristoja boton edhe mjaft vjersha që nuk mundi t’i botonte si libra më vete për shkak të vështirësive financiare. Megjithatë, për shkak të ndërhyrjes së Esat Pashës e tradhtarëve të tij në fillim të 1914 në Shkodër nisi lufta e ashpër vëllavrasëse. Komiteti u shpërnda dhe u zëvendësua nga një Komision i Posaçëm, brenda të cilit kishte edhe tradhtarë. Risto Siliqi kundërshton prerë propozimin për thirrjen e një ushtrie të huaj malazeze që të shuante luftën vëllavrasëse. Më vonë në [[Durrës]] nis kryengritja e Esat Pashës ndaj Princ Vidit. Nga të gjitha vendet, nacionalistët i vijnë në ndihmë qeverisë së Shqipërisë, nën udhëheqjen e kolonel Tompsonit, i cili vritet. Ristoja gjithashtu merr pjesë në këtë luftë. Me shpërthimin e luftës ballkanike, Ristoja u gjend në Shkodër. S’kaloi shumë kohë dhe Mali i Zi pushtoi Shkodrën. Tre ditë pas pushtimit, Ristoja arrestohet së bashku me Luigj Gurakuqin e shumë të tjerë dhe dënohet me vdekje. E ndërsa nisin ekzekutimet, mes të cilëve u vra dhe [[Çerçiz Topulli]], Ristoja me patriotë të tjerë shpëtojnë, pasi Austria pushtoi Malin e Zi e mbërrin në Shkodër. Deri në fund të luftës ballkanike, Ristoja ushtroi profesionin e avokatit, të cilin e kishte filluar që në kohën e 5 Fuqive. Pas mbarimit të luftës ballkanike, ku Shqipëria nisi jetën si shtet i lirë e i pavarur, Ristoja vazhdoi avokaturën, por duke mos lënë pas punët e atdheut. Qeveria e emëroi në 1922 gjyqtar në [[Vlorë]] dhe në vitin 1923 si kryesekretar në Ministrinë e Drejtësisë dhe anëtar i komisionit të Ligjeve. Në fund të vitit 1923 lidh miqësi me [[Fan Noli]]n. Më pas, u kthye sërish në Shkodër ku vazhdoi punën e avokatit deri në fund të jetës. Ai vdiq më 1 maj 1936. Në emër të djelmisë shkodrane, profesor [[Ernest Koliqi]] me një oratori të veçantë theksoi vlerat e vërteta në Shqipëri e mërgim të Risto Siliqit, pjesëmarrjen e tij në kryengritjet kombëtare të veriut, duke e krahasuar me vjershëtorin shkodran [[Pashko Vasa|Vaso Pashën]], dhe me [[Naim Frashëri]]n. Ai e cilësoi Riston si një poet me ndjenjë të hollë e gazetar me kurajo dhe në fund theksoi zotësinë dhe ndershmërinë e tij si avokat. Shumë njerëz të famshëm janë interesuar e kanë shkruar më pas për Riston Siliqin. Mes tyre edhe poeti [[Lasgush Poradeci]] shkroi disa artikuj në shtypin e kohës për Riston si poet e atdhetar, si dhe një baladë të titulluar “Mbi ta”. Familja e tij ka mbledhur gjithë poezitë dhe publicistikën në një libër të ri të botuar në 1998, me titull “Rreze Agimi”.<ref>http://letersia.zemrashqiptare.net/article/AutoreR/RistoSiliqi/2169/</ref>
 
== Veprimtaria letrare ==
Rreshti 21:
 
Protesta ndaj padrejtësive shoqërore ndihet edhe në krijime të tjera të fundit të R.Siliqit sidomos në vjershën e gjatë "Burim poetik".
Vepra më e njohur e R. Siliqit dhe më e realizuara është poemthi lirik "Mrika në shkangull". Këtu gjejmë shfaqe spontane të realizmit, edhe pse vepra në tërësinë e saj është romantike. Mrika, një vajzë e re, e çiltër, plot ëndrra, gabon në dashuri dhe i jep fund jetës. Poeti e mbron forcën e dashurisë, dëshirën për lumturi dhe proteston kundër shoqërisë patriarkale e hipokrite, që me zakonet e saj të egra bëhet e pamëshirshme ndaj të pafajshmëve. Vepra, përveç mendimit tepër të avancuar për kohën ka edhe vlera artistike. Poeti ka arritur këtu një thjeshtësi dhe natyrshmëri, një ngrohtësi ndjenje që u mungon krijimeve të tjera. Poema spikat për vëzhgimet e holla psikologjike që ndriçojnë botën shpirtërore të heroinës. Tablotë e natyrës, plot ëmbëlsi e hijeshi, me ngjyra romantike, janë në funksion të ndjenjave të protagonistes. Poema është e llojit shoqëror-psikologjik.<ref>http://www.forumivirtual.com/letersia-e-rilindjes/409-risto-siliqi.html</ref>
 
== Burimet ==
<references />
 
[[category:lindje 1882]]