[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 32:
 
Djali i Lekë Dukagjinit, Progoni, ishte martuar me vajzën e Karl Topisë, Gojsllavën, ndërsa vajza e Lekës, Boksa, ishte martuar me zotin e Dejës, Kojë Zaharinë. Në Përkujtesën e Gjon Muzakës përmenden disa lidhje martesore të Dukagjinëve me Muzakajt dhe me Arianitët. Gjon Muzaka ka shkruar se kishte për grua Marie Dukagjinin, por nuk ka treguar atësinë e saj. Motra e tij, që ishte martuar tek Arianitët, Suina, e ka martuar vajzën e saj, Jelën, me “Lekë Dukagjinin, të quajtur Kolë Dukagjini”, pa treguar atësinë e këtij. Po sipas Gjon Muzakës, tri vajza të Gjergj Arianitit, Kiarina, Elena dhe Dhespina, ishin martuar përkatësisht me Nikollë Dukagjinin, Gjergj Dukagjinin dhe Tanush Dukagjinin. Një motër e tij ishte martuar me Pal Dukagjinin.
 
Në gjysmën e dytë të shek. XVI, Peja numëron 142 shtepi të kontensionit islam dhe vetëm 15 shtepi të përkatësisë fetare të krishterëve. Islamizimi u përqafua prej një pjese të aristokracisë shqiptare për të ruajtur privilegjet e veta klasore. Mahmut Pash Dukagjini, me tu bërë mysliman ishte emërua për Sanxhakbe të Sanxhakut të Dukagjinit, prej të cilit edhe u krijua dega e re e Dukagjinasve mysliman me emrin Mahmut Begollajt e Pejës.
 
Trojet e Dukagjinëve shtriheshin në Shqipërinë e Epërme. Ato kanë ndryshuar duke u zgjeruar ose duke u ngushtuar, në varësi të jetës së trazuar politike të shek. XIV-XV. Dukagjinët kanë qenë një familje e madhe fisnike. Në krye të tyre kanë qëndruar një ose dy persona, të cilët janë zëvendësuar nga pinjollë të tjerë më energjikë. Trojet e tyre Dukagjinët i kanë administruar herë si zotër të pavarur dhe herë si vasalë të sundimtarëve më të fuqishëm.