Nikollë Kaçorri: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 29:
:”''Në korrik të vitit 1911 ushtria turke zuni në Shijak rrogtarin e imzot Nikoll Kaqorrit me tri manxerrë e do fishekë e letra poste, që po i qonte në Delbnisht te Arqipeshkvi i Durrësit imzot Bianki. Imzot Nikoll Kaqorri kjé qitë në gjygjin ushtarak e kjé dënue me burg e sidomos për shkak të një letre ku jepte drejtime për një kryengritje kombëtare''.”
 
Përndjekjet, gjyqet, kërcënimet kundër tij nuk pushuen një çast, aq sa gjendjen e tij e përcollën jo vetëm gazetat shqiptare të mërgimit, si gazeta “Dielli”, por edhe gazetat e hueja si “Corriere di Trieste” apo edhe shtypi austriak me të cilin ishte i lidhun posaçrisht edhe për shkak të njohjes së gjuhës, pse atje kishte krye studimit.
Në Durrës gjendja e tij bahej gjithmonë e ma e vështirë: Ishte një paradoks, po ai u gjend në mes dy zjarrëve, pushtetarëve otoman, që e kishin përherë nën mbikqyrje, e në bashkpunim me ta edhe nga dhespoti i Kishës Ortodokse, Jakovi. Popullsia muslimane e Durrësit dhe e Shijakut, edhe pse e ndërsyeme liksht kundër tij nga turqit, nuk e tradhëtoi kurrë, po përkundrazi, e mbështeti, e mbrojti, shpesh herë edhe me armë.
Ishte Imzot Kaçorri ai që priti delegacionin e mërgatës, që arriti nga Trieste me datë 22 Nëntor 1912. Durrësi ishte parashikuar nga atdhetarët si qyteti ku do të bëhej Shpallja e Pavarësisë. Por trazirat dhe trupat serbe n'afrim nuk lejonin qetësi. Bashkëkohësit e përshkruejnë si një klerik jo fort paqësor: Ishte kohë kryengritjesh për liri dhe meshtari nuk i shmangej as luftës së armatosun<ref name="Dg" />.
Në nëntor të vitit 1912, si delegat i Durrësit, mori pjesë në kuvendin e Vlorës dhe firmosi [[Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë|dokumentin e pavarësisë]] me siglën “Kaçorri”. U zgjodh nënkryetar i qeverisë shqiptare. Kuvendi i Vlonës, i çelun në orën 14,°° të datës 28 Nandor 1912, miratoi Shpalljen e Pavarësisë. Firmë e dytë, mbas Ismail Qemalit, ishte Imzot Nikollë Kaçorri. Valvitja e flamurit të Kastriotit atë ditë të shejtë, siç e dëshmon një fotografi e vjetër, e paretushueme nga komunistët, u ba pikërisht nga Imzot Noli, Luigj Gurakuqi, Imzot Nikollë Kaçorri e Aqif Pashë Elbasani<ref name="Dg" />.

[[Ismail Qemali]] vinte pas një kohë te gjatë mërgimi dhe vinte në nje terren të përgatitur sigurisht nga pjesa e atdhetarëve të shquar të cilët për një ngjarje të tillë të madhe kishin bërë një punë kolosale, dhe në krye të këtyre punëve ishte Dom Nikoll Kaçorri, ku në këtë rast mund të themi pamëdyshje se ky post i rëndësishem iu dha edhe si një lloj shpërblimi per punën qe kishte bërë në përgatitjen e situatës se brendshme përfshirë këtu edhe atë të sigurisë, për shpalljen e Pavarësisë Kombëtare<ref name="DN" />. Pas rënies së kësaj qeverie, u tërhoq në Durrës. Me shpërthimin e kryengritjes së Shqipërisë së mesme me kryetar [[Haxhi Qamili]]n, i cili do t’i digjte qelën ku banonte dhe t’i shkatrronte bibliotekën e tij personale, ndër ma të pasunat në Shqipni në atë kohë<ref name="Dg" />. emigroi jashtë atdheut, ku vazhdoi veprimtarinë e vet politike e patriotike. Pas dështimit të Qeverisë së Ismail Qemalit imzot Nikollë Kaçorri së bashku me [[Mustafa Kruja|Mustafa Krujën]], [[Luigj Gurakuqi]]n, [[Fahri Gjilani]]n, [[Themistokli Germenji]]n themeloi lidhjen "''Për atdheun e për Thronin''" për shpëtimin e atdheut nga trazirat e ndryshme antikombëtare. Pas gjithë kësaj së bashku me shumë atdhetarë të tjerë imzot Nikoll Kaçorri emigroi në Austri, ku qëndroi tri vjet në Vjenë derisa vdiq me 29 maj 1917, nga një sëmundje e pashërueshme. Fakti që ai mbajti petkun e meshtarit, mbase u bë shkak
që gjatë gjithë regjimit komunist portreti i tij patriotik dhe roli i tij në formimin e shtetit shqiptar u kalua mjaft tangent, duke u eklipsuar nga figura të tjera<ref name="DN" />.
 
== "Vrasja" e Imzot Kaçorrit ==
 
Tragjedia personale e Imzot Kaçorrit do të vazhdonte. Një mur heshtjeje, i plumbtë, u vendos përreth tij. Deri më 1962, që përkonte me 50-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, emni i tij u harrue plotësisht. Në atë përvjetor u përmend për herë të parë qysh prej vitit 1944. E si shpërblim e fyen deri në palc: Për veprimtarinë e tij atdhetare ndër ma të shquemet e dekoruen me urdhënin fyes "''Për veprimtari patriotike e klasit të dytë''"! Në përmendoren e Pavarësisë nuk u paraqit truporja e tij. Në asnjë vepër arti, aq të shumta për Pavarësinë, nuk u pikturue fytyra e tij. Në faksimalin e Aktit të Pavarësisë u arrijtë deri atje sa iu hoq firma. Në filmin “Nandori i dytë”, kushtue Shpalljes së Pavarësisë, del vetëm një herë, po jo në ballkonin ku u valëvit Flamuri i shejtë. Në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, faqe 440, Imzot Nikollë Kaçorrit i kushtohen vetëm 27 gjysma rreshtash, prej të cilëve katër rreshta për një shpifje bajate ndaj Klerit Katolik. Vetë zani “Shpallja e Pavarësisë” (faqe 1031) ka vetëm 17 rreshta të një kolone.<ref name="DN" />
 
== Burimet ==