[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
Hatake (diskuto | kontribute)
Rreshti 9:
Kur rezistenca u thye dhe ai u detyrue të merrte malet, Ipeshkvi i Lezhës Françesko Malçinski, austriak me origjinë ukrahinase, e pezulloi nga funksionet fetare. I veshur me tesha prifti, së bashku me disa burra të lidhur me besë, qëndroi në arrati, mirëpo pas një lufte deri në fishekun e fundit në Vuthaj të Gucisë u zu rob dhe u dërgua në burgun e Stambollit. Atje, rroba e priftit që kishte në trup ia mundësoi kontaktin e parë me Patriarkun Stefan Azarjan, i cili ishte mik i Sulltanit (e në këtë rast e tradhëtoi), dhe me ndihmën e tij, duke i dhënë emrin ''Pére Achile'', u lirua nga burgu me kusht të mos kthehej në [[Shqipëria (kthjellim)|Shqipëri]], Së pari shkoi në Romë, më vonë arriti të vinte të shkonte deri në Tivar ku takoi t'ëmën e të motrën për pak muaj<ref name="dg" />. Ai shërben në Newfoundland, Wayne, Pennsylvania, e ma vonë edhe në Brunswick, në Kanada. Përvoja amerikane do të lajë gjurmë të thella në formimin e matejshëm të Imzot Doçit: atje ai pat rastin të njihte shtetin e së drejtës në kuptimin ma demokratik për kohën, sidhe rolin e kulturës në ndërgjegjësimin e një populli drejt lëvizjeve për liri. Pas dhjetë viteve u kthye në Romë, sekretar në disa [[Kongregatë|kongregacione]]. Vatikani, si dështuen përsëri përpjekjet për t’i nxjerrë faljen në Stamboll e të kthehej në Atdhe, e dërgon sekretar të Delegatit Apostolik në Bombei të Indisë të Kardinalit të ardhëshëm, Antonio Agliardi. Delegati Apostolik u befasue prej figurës erudite të prifit shqiptar e sidomos u prek prej dëshirës së tij të zjarrtë që të kthehej me çdo kusht në Atdhe. Ishte kjo lidhje shumë e fortë në mes prelati të naltë dhe Doçit, që e bani Agliardin të ndërhynte sërishmi pranë Patriarkanës në Stamboll, tek Patriarku Azarian, e të nxirte faljen për Doçin e lejen që të kthehej në Atdhe.
Në vitin 1888, me 6 nëntor, me ndihmen e ''Azarjatit'' dhe ''Agliardit'', mori lejen e Sulltanit të vinte në Shqipëri ''abat nulius në Mirditë''<ref> [''Imzot Abat Prenk Dochi, Leka'', 73-75; N. N. D., Shoqnia "Bashkimi", 684-686. ] - e dhënë e nxjerrur nga: Muhamet Pirraku <tt>KULTURA KOMBËTARE SHQIPTARE DERI NË LIDHJEN E PRIZRENIT, Prishtinë 1989, Fq. 433</tt></ref> Abati, që ishte ba si sinonim e emnit të tij, aq sa sot e kësaj dite kur thuhet Abati nënkuptohet Imzot Prengë Doçi, kishte kuptue se tashma lufta kundër turkut nuk mund të bahej vetëm me armë: ai solli një mendësi të re në të gjithë klerin që, vërtetë nuk kishte ndejë kot, sidomos nga gjysma e shkelllit XIX e mbrapa, po tashti ai e shkundi mirë ate e fjala nuk ishte vetëm për meshtarët e Abacisë, po të mbarë vendit. Shumë nga ata që ma vonë do të baheshin figura të shqueme në lamin e dijes, e jo vetëm të dijes, prej Dom Ndoc Nikajt, At Gjergj Fishtës, At [[Shtjefen Gjeçovi]]t, Dom [[Ndre Mjeda|Ndré Mjedës]], shtysën e parë ia patën borxh Abatit. Ai dijti ma së pari t’i bante për vete e sidomos t’ i organizonte në shoqni kulturore që u banë shtyllë e veprimtarisë atdhetare e kulturore të kombit tonë në fillim të shek. XX.
Në janar 1899 ai bëhet themelues me Dom [[Ndoc Nikaj]], e me Át [[PashkoPashk Bardhi]]n e Át [[Gjergj Fishta|Fishtën]], i [[Shoqëria Bashkimi|shoqërisë "Bashkimi"]], të cilën e drejtoi. Kjo shoqatë dha ndihmesë të madhe për botimin e një numri tekstesh shkollore në gjuhën shqipe dhe të fjalorit shqip-italisht Bashkimi më 1908, edhe sot e kësaj dite, fjalori më i mirë i [[Gegë|dialektit gegë]].
 
== Vepra atdhetare ==