[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 19:
== Jetëshkrimi ==
 
Justini (emri i pagëzimit Ndoc) lindi në Shkodër. Ishte djali i tretë i Gjush Rrotës. Pavarsisht pushtimit t'egër turk, i ati i shkolloj të gjithë fëmijët, [[Kolë Rrota|Kola]], u bë profesor në Katedrën e Gjuhës shqipe në Vjenë; i dyti, [[Simon Rrota|Simoni]], një ndër piktorët më të mëdhej shqiptarë; Justini u bë frat, por jetën ia kushtoi veçanërisht gjuhësisë shqiptare dhe studimit të autorëve të lashtë, arbëreshë e të Shqipërisë amë.
Justini, shëndetpakë që në vegjëli, kreu shkollën fillore pranë Françeskanëve, kurse me 28 Gusht 1902 vijoi Kolegjin Françeskan, ku ishte drejtor At [[Gjergj Fishta|Fishta]]. Më 1904 veshi zhgunin e rishtarit për frat në Rubik e qé me këtë rast që iu dha emri Justin. Mbas një viti kaloi në Troshan ku studjoi teologji. Po në Gusht, tashmë në vitin 1907 në [[Klagenfurt]], [[Austri]] për të thelluar studimet në teologji por kthehet pa e mbushë motin për arsye shëndetësore dhe i kryen studimet në Shkodër nën drejtimin e At Gjergj Fishtës dhe At [[Ambroz Marlaskaj]]t. Shugurohet meshtar me 11 Gusht 1914 në Kishën e Fretënve, në Gjuhadol; predkun e rastit e mbajti Frati i Madh, At Gjergj Fishta<ref name=ÁJR>[http://www.zemrashqiptare.net/article/Personalitete/17902/ Rrotajt] nga [[Daniel Gazulli]]</ref>.
Emërohet profesor i gjuhës dhe latinishten po në atë Kolegj ku kishte rritë shtatin e rysë mendjen edhe ai vetë. Mungonin librat, metodikat, mungonte një përvojë e mirëfilltë pedagogjike. E ai iu vu punës me i mbushë këto boshlleqe vetë: në pak vite (1914-1917) ai u bë një referim për lëndën e gjuhës jo vetëm për shkollat e kohës, por edhe për gjuhëtarët e mirëfilltë, si [[Ndre Mjeda|Mjeda]], [[Mati Logoreci|Logoreci]], apo krijuesit më në zë si Fishta, [[Luigj Gurakuqi|Gurakuqi]] etj.