Kuçi (Vlorë): Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
Rreshti 188:
Studimet antrapologjike mbi popullin shqiptar janë shumë të hershme. Një vend të gjërë zënë përshkrimet e udhëtarëve të huaj ,që kanë vizituar Shqipërinë në të dy shekujt e fundit. Vlerat e tyre ngelen të dyshimta, sepse janë vizuale dhe jo të mbështetura mbi kritere shkencore. Botës akademike i ka interesuar mjaftë trajtimi i tipit fisik të Shqipëtarëve për dy arsye të rëndësishme; së pari, shqipëtarët janë pasardhësit e drejtpërdrejtë të pellazgëve-ilirëve, të cilët në Evropën e vjetër zinin një hapsirë të madhe dhe luanin një rol historik të ndjeshëm; së dyti, sepse territori i Shqipërisë i përket bërthamës qëndrore të tipit të ashtuquajtur dinarik, njëri nga tipat antropologjik themelore të popullsisë evropiane1). Përshkrimin për pamjen fizike të shqipëtarit e ka kryer P. Pukvili (F.C.H.L. Poqueville). Pas atij një serë autorësh kanë lënë në shkrimet e tyre vrejtje mbi tiparet e popullit tonë në terësi, ndërsa të tjerët kanë parë ndryshime të pjesëshme krahinore, veçanërisht midis veriut dhe jugut të vëndit. Për të saktësuar përshkrimin fizik të kuçjotëve organizuam një studim, ku muarën pjesë 40 fise më të mëdhenj përfaqësuesit që u morën me studimin i falenderoj për bashkëpunimin. Studimin e kemi përmbledhur në dy pasqyra;atë të grupmoshave dhe të shtatëlartësisë dhe në tabelën ku përcaktohet ngjyra e syve, flokëve, lëkurës dhe forma e flokëve.
 
Siç shihet nga pasqyra e mësipërme, nga studimi del se nga 1230 banorë që aktualisht banojnë në Tiranë, ku sot janë regjistruar nga shoqata “Vëllazërimi Kuçjot”, mbi 600 kryefamiljarë meshkuj dhe 150 femra kuçjote, që nuk i kanë burrat kuçjotë ; 249 persona ose 18 % janë në moshë deri 17 vjeç ; 234 persona ose 19 % janë të grup moshës 18-30 vjeç ; dhe 47 persona ose 63 % janë mbi moshën 31 vjeç. Siç shihet dhe nga të dhënat e pasqyrës del se grupmosha e re është e ulët siç janë fiset Gjokutaj,Zekaj(Zenelaj),Limaj Elmazaj, Bishaj, Baraj, Shegaj, Nanaj, Meçaj, Gjolekaj, Ngucaj, Xhelaj, fenomen i cili shpjegohet me vonesën e martesave sidomos këta 10 vitet e fundit.
 
 
Nga vëzhgimet e bëra fiset Lelaj, Idrizaj, Metaj, Mustafaraj, Alikaj, Balilaj, Abazaj, Limaj,Zekaj, Toskaj; kanë një raport më të pranueshëm midis grupmoshave dhe si pasojë me shumë mosha të reja, gjë që meriton vëmendje për të eleminuar mplakjen e fiseve. Nga lartësia e trupit 304 persona ose 25 % janë të gjatë, deri në 160 cm ; 484 persona ose 39 % janë të gjatë nga 160 deri në 170 cm ; dhe 442 persona ose 36 % janë të gjatë mbi 171 cm.
 
Banorët e Kuçit janë me shtat të lartë e mesatar, por me trup të brishtë, ballë të ulët e hundë të shkrutër e të drejtë dhe kokë të rrumbullakosur në profil, qafa e gjatë dhe e hollë, shpaturllat e gjera, gjoksi i zhvilluar dhe i dalë me qimëzim të pakët, barku i futur, këmbët e gjata e pulpat e vogla, këmba e vogël e shkurtër dhe e gjerë, fytyra vezake, buzët të holla, vetullat e harkuara e të trasha. Siç del nga pasqyra e mësipërme kemi një kuçjot me trup të gjatë e mesatar kryesisht për meshkujt, ndërsa me trup të shkurtër janë kryesisht gratë. Për shtatlartësi më të madhe mund të veçojmë fiset Alikaj, Godaj, Gjolekaj, Lelaj,Gjoligaj,Zekaj, Lamaj, Lalaj, Mëhillaj e Bishaj.
 
Nga tabela e ngjyrave të syve, flokëve, lëkurës e formës së flokëve, të cilat lidhen me përshkrimin e përgjithshëm të shqipëtarit dhe në mënyrë të veçantë të banorëve të Shqipërisë së Jugut e kryesisht ata të Labërisë për veçoritë që kanë, për to mund të theksojmë se: