[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 3:
{{për përmirësim}}
 
'''Plaku dhe Deti''' është një nga romanët më të shitur ([[bestseller]]) të mbarë letërsisë amerikane, shkruar nga shkrimtari amerikan [[Ernest John Iselam Hemingway]].
 
Tek kritikët letrarë ekziston mëdyshja në është roman apo novelë, por sidoqoftë "Plaku dhe deti" është margaritari më i ndritshëm amerikan që pushtoi mbarë botën. Që në fillim nga vete titulli kemi të bëjmë me dy kundërvënie të ndryshme: plakun në perëndim të jetës se tij dhe detin e paskajë, kjo fuqi e pambarueshme. Personazhi kult Santiago është plazmim i vetë ekzistencës njerëzore kundrejt dallgëve të shkumëzuara të jetës me përplot pusi e pabesi. Santiago përçapet me tërë fuqinë e tij të mplakur dhe për çudi të fatit ai del fitimtar.
 
Kjo vepër është grishje e njëmendtë për rrugën e qarte të racës njerëzore: trazimi i përpjekjes për përvijimin e jetës në kushte sado të rënda.
 
Është një luftë e pabarabartë ndërmjet njeriut dhe natyrës por që gjithsesi i lejon njeriut të masë forcat e veta. Njeriu plaket ndërsa natyra mbetet po e njëjtë, deti mbetet po i pamase dhe i pabesë. Ne qendër te veprës "Plaku dhe Deti" është plaku Santiago, një peshkatar i zoti.
 
Ka edhe disa personazhe të tjerë por ato vetëm sa skicohen ne vepër sa për sfond. Dy miq-armiq të vjetër luftojnë përballë njëri tjetrit,luftë qe jep edhe mesazhin e lartë filozofik se njeriu nuk është krijuar për të pësuar humbje, të asgjësosh njeriun nuk do të thotë qe e ke mposhtur atë. Duke krijuar personazhe të tillë si plaku Santiago, E. Heminguej lartëson figurën e njeriut që tregohet dinjitoz përballë dështimeve dhe sfidave në jetë.
 
E. Heminguej ka përdorur parimin "ajsberg" d.m.th. flet pak por nënkupton shumë. Personazhet parapëlqejnë më shumë heshtjen, mbylljen në vetvete çka e bën edhe me interesante e tronditëse leximin e veprës. Në pamje të parë ata duken të ftohtë, indiferente por në fakt cilësitë e tyre qëndrojnë në nëntekstet e frazës. Vihet re edhe dialogimi me vetveten që përbën një veçori tjetër të personazheve te këtij romani. Edhe nqs. personazhet ndiejnë frikë, gëzim, etj, ato nuk jepen por nënkuptohen nga situatat e krijuara. Kjo mban gjallë emocionin gjatë leximit të novelës. nga Shkelqim Konushevci
{{lit-cung}}
 
[[Kategori:Romane]]