Kanë një përhapje të madhe në Kontinentin Evropian. Bën pjesë në familjen Strigidae.

Bufi
Klasifikimi shkencor e
Unrecognized taxon (fix): [[Bubo]]
Lloji:
[[Template:Taxonomy/Bubo]][. B. bubo
Emri binomial
B. bubo
(Linnaeus, 1758)
Range of Eurasian Eagle Owl

Gjatësia Redakto

Bufi ka gjatesi 60-75 cm, kur hap krahët ato i shkojne : 160-189 cm.

Përshkrimi Redakto

Fluturon pothuajse vetëm natën në kërkim të ushqimit. Është shumë më i madh në trup se bufat e tjerë të natës, veshët i ka shumë të dukshëm, ngjyrën përgjithësisht të murrme me njolla dhe pulla më të errëta. Në fluturim, dallon nga sqepi i shkurtër, krahët e gjerë dhe koka e vogël. Rrahja e krahëve është çuditërisht e shpejtë. Sytë janë në ngjyrë portokalli në të kuqe. Ai është i vetmi zog që sheh ngjyrën blu.

Përhapja dhe habitati Redakto

Janë të përhapur në të gjithë rajonin, në zonat kodrinore dhe malore. Përgjithësisht janë shumë sedentarë. Të vegjlit largohen nga territori i prindërve në kërkim të ushqimit dhe zonës së shumimit.

Riprodhimi Redakto

Folezojnë në mjedise tepër të ndryshëm nga shpatet shkëmbore deri tek pyjet halore. Foletë i vendosin në tokë, në vrimat apo të çarat e shkëmbinjve, por edhe në zgavra pemësh të vjetra. Femra lëshon 2-4 vezë që çelin pas 34-36 ditësh. Zogjtë e vegjël fluturojnë pas 50-60 ditësh.

Ushqimi Redakto

Bufi ushqehet gjitarë të vegjël siç jane minjte.

Zëri Redakto

Kënga e mashkullit është më e shpeshtë në fillim të sezonit të riprodhimit (shkurtmars). Fillon zakonisht një orë pas perëndimit të diellit. Përbëhet nga një “uu-bo” e ngjirur që përsëritet çdo 8 sekonda. Femrat kanë zë më të ulët se meshkujt. Kënga e femrës është një “ki-ki-kikej” e mprehtë, shoqëruar me përplasje të sqepit.