Dorothy Mabel Reed Mendenhall (22 shtator 1874–31 korrik 1964) ishte një mjeke e spikatur pediatre e specializuar në patologjinë celulare. Në vitin 1901 ajo zbuloi se sëmundja Hodgkin nuk ishte një formë e tuberkulozit, duke e vërejtur praninë e qelizave (Reed-Sternberg) karakteristike e sëmundjes.[1] Dorothy ishte ndër të parat femra të diplomuar nga Shkolla e Mjekësisë Johns Hopkins, pas së cilës ajo qëndroi për një vit praktikë në patologji. Ajo ishte një nga mjekët e parë të stërvitur profesionalisht në fund të shekullit të 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të.

Dorothy Mabel Reed Mendenhall
Dorothy Reed Mendenhall
U lind në(1874-09-22)shtator 22, 1874
VdiqGabim: Nevojitet datë e vlefshme vdekjeje (data e parë): data, muaji, viti
ShtetësiaAmerikane
ShkollimiKolegjin Smith
Shkolla e Mjekësisë e Johns Hopkins

Biografi Redakto

Jeta e hershme Redakto

Dorothy Mabel Reed lindi më 22 shtator 1874 në Columbus të Ohajos si fëmija i tretë nga prindërit Grace Kimball dhe William Pratt Reed. Me prindërit me rëndësi dhe privilegj, Dorothy jetonte në një pasuri të madhe me prindërit, vëllain, motrën, hallat, xhaxhallarët dhe disa kushërinj. Në vitin 1880, William Reed vdiq nga diabeti dhe tuberkulozi, duke lënë familjen me një shumë të madhe parash.[2] Ndërsa jetonin në pasuri, Dorothy u arsimua nga gjyshja e saj e ndjekur nga një kujdestare.

Arsimi Redakto

Edukimi formal filloi në Kolegjin Smith në 1895 [3] ku Dorothy zbuloi pasionin e saj të mjekësisë në një klasë të biologjisë në vitin e dytë.Pasi zbuloi se Shkolla e Mjekësisë e Johns Hopkins kishte filluar të pranonte gratë, Dorothy mori kurse shkencore në MIT,[4] pastaj aplikohej në Shkollën e Mjekësisë Johns Hopkins.


Vdekja Redakto

Mendenhall vdiq nga sëmundja e zemrës më 31 korrik 1964, në moshën 89 vjeçare.

Referime Redakto

  1. ^ "Celebrating America's Women Physician: Changing the Face of Medicine". National Library of Medicine (në anglisht). Marrë më 12 mars 2015.
  2. ^ Weigand, Kate. “Dorothy Reed Mendenhall Papers.” Five College Archives & Manuscript Collections. Sophia Smith Collection, 2001.
  3. ^ "Dorothy Reed Mendenhall papers". Smith College Archives (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 15 maj 2017. Marrë më 11 tetor 2017.
  4. ^ Ker Conway, Jil. "Written by Herself: Volume I: Autobiographies of American Women: An Anthology". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme Redakto