Ky artikull apo seksion është jo i plotë ose me cilësi të dobët. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar!
Ky artikull duhet të përmirësuar në:  Artikulli ka nevojë për vendosje të burimeve dhe referencave të sakta. Gjithashtu ka nevojë që informacioni aktual të ristukturohet në një mënyrë më enciklopedike dhe neutrale.

Voltana Ademi (lindur në Shkodër më 30 shtator 1974), është një politikane shqiptare dhe që prej vitit 2013 deputete në Kuvendin e Shqipërisë me Partinë Demokratike. Në zgjedhjet vendore të vilit 2015 Ademi shërben si kandidatje e PD për Bashkinë e Shkodrës.

Voltana Ademi
Kryetare e Bashkise Shkoder
Në detyrë
2015–vazhdon
Paraprirë ngaLorenc Luka
Të dhëna vetjake
U lind më30 shtator 1974
Shkodër
Partia politikePD
Punësimipolitikane, informaticiene

Biografia   Redakto

Voltana Ademi është lindur në Shkodër.  Vjen nga një familje e njohur qytetare me ndikim dhe kontribut të rëndësishëm në jetën shoqërore të qytetit. Paraardhësit e saj njihen si sipërmarrës të suksesshëm në biznes; konkretisht familja e saj ka qenë prodhuese e markës së parë të duhanit në Shkodër (cigarja “Tarabosh”).

Familja e saj përndiqet, shpronësohet dhe persekutohet gjatë viteve të diktaturës komuniste.

Shkollën e mesme Ademi e kreu në Shkollën e Mesme Artistike "Prenk Jakova" në Shkodër dhe pas kësaj vazhdoi studimet e larta në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës nga ku u diplomua për Iformatikë.[1],

Ka marrë titullin Master në në programin “ Për Qeversijen dhe Zhvillimin territorial”në Universitetin Zoja e Këshillit të Mirë.  

Ka punuar si lektore në Universitetin e Shkodrës Luigj Gurakuqi, ku ka dhënë leksione në Informatikë dhe Programim. 

Jeta personale Redakto

Voltana Ademi është e martuar dhe ka një djalë.

Karriera politike  Redakto

Karriera e saj politike nis në vitin 1996 si anëtare e Partisë Demokratike. Nga viti 2003 deri në vitin 2008 drejton Forumin e Lidhjes Demokratike të Gruas në Shkodër. Nga viti 2005 deri në vitin 2009 është zgjedhur anëtare e Këshillit Kombëtar të PD. Në vitin 2006 zgjidhet  anëtare e Këshillit Bashkiak të Shkodrës dhe ka kryesuar grupin e Këshilltarëve të koalicionit të djathtë. Gjatë viteve 2007–2010 kryen funksionin e nën-kryetares së Bashkisë së Shkodrës. Ademi ka qenë Prefekte e Qarkut të Shkodrës në vitet 2011–2013.  

Deri në prill 2015, ajo ushtroi funksionin e deputetes së Partisë Demokratike në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë[2], por më pas hoqi dorë nga mandati për të kandiduar në zgjedhet vendore për Bashkinë e Shkodrës, ku doli fituese.[3]

Shiko edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ https://www.facebook.com/ademi.voltana/info?tab=page_info
  2. ^ http://www.parlament.al/web/ADEMI_Voltana_19756_1.php
  3. ^ "Shkodra mbetet blu, Voltana Ademi e PD-së fiton me diferencë 10 mijë vota, nis festa". Ora News. 23 qershor 2015. Marrë më 1 qershor 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)