Universiteti Metropolitan Tirana

universitet jopubik në Tiranë, Shqipëri

Universiteti Metropolitan Tirana një institucion privat i arsimit të lartë që ndodhet në Tiranë, Shqipëri. Universiteti është fokusuar në shkencat inxhinierike, arkitekturë dhe ekonomi ka për mision zhvillimin e studentëve si profesionistë në fushat bashkëkohore të inovacionit dhe teknologjisë. Me një staf akademiko-shkencor ndërkombëtar, infrastrukturë prej 11 laboratorësh, mundësi studimi jashtë vendit falë bashkëpunimit me shumë universitetete evropiane, është vlerësuar “Shkëlqyer” duke siguruar akreditimin institucional nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë dhe Agjencia Britanike e Akreditimit. UMT është gjithashtu i pari universitet në Shqipëri që ofron programin e doktoratës në “Inteligjencë Artificiale dhe Sisteme Inteligjente” dhe programin bachelor në “Inteligjencë Artificiale”.

Universiteti Metropolitan Tirana
Skeda:UMT newlogo.webp
MotojaHidh hapin tënd!
LlojiJopublik
RektoriProf. Dr. Nikolla Civici
Stafi akademik
Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe IT Fakulteti i Ekonomisë

Shkolla e Doktoraturës
Address
Godina Qendrore: Rruga "Sotir Kolea", "Qyteti Studenti".
Faqja zyrtarehttps://umt.edu.al/

Misioni

Misioni ynë është krijimi, zhvillimi, përcjellja dhe mbrojtja e dijeve, nëpërmjet mësimdhënies, kërkimit shkencor, shërbimeve dhe formimit të specialistëve të lartë në fushat inxhinierisë, arkitekturës, shkencave kompjuterike dhe ekonomisë, në përputhje me prioritetet e zhvillimit të vendit. Vizioni ynë është të ndërtojmë një universitet modern, të fokusuar drejt së ardhmes, të vlefshëm për shoqërinë shqiptare, duke kontribuar në rritjen e standardeve të demokracisë në vend, si edhe në zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor në nivel kombëtar dhe rajonal.

Programi i Doktoraturës në Inteligjencë Artificiale

Programi unik në Shqipëri i Doktoraturës në Inteligjencë Artificiale dhe Sisteme Inteligjente ka për objektiv kontributin e shkencës së Inteligjencës Artificiale në fushën e mjekësisë, energjisë, robotikës, financës, të ekonomisë, arsimit, të mbrojtjes, të transportit dhe shumë të tjera. Në këtë projekt shkencor janë angazhuar pedagogë të brendshëm të UMT dhe një sërë pedagogësh të huaj e kërkues shkencorë në universitetet më të prestigjioze në Francë dhe Amerikë.

FAKULTETİ İ SHKENCAVE KOMPJUTERIKE DHE IT
Programe Studimi Bachelor Programe Studimi Master Programe Studimi Profesionale
Inxhinieri Kompjuterike Master i Shkencave në Inxhinieri informatike Program Profesional 2- vjeçar në Dizajn dhe Zhvillim Software
Inxhinieri Software në gjuhën angleze Master i Shkencave në Software Engineering në gjuhën angleze
Inteligjencë Artificiale në gjuhën angleze Master në Inxhinieri Elektrike me dy profile:
  • Energjetikë
  • Automatizim Industrie
Inxhinieri Elektrike me pesë profile:
  • Sistemet e fuqisë
  • Elektronikë
  • Komunikime dixhitale
  • Kontroll inxhinierik
  • Makineri elektrike
SHKOLLA E DOKTORATUËS
Doktoratë në Inteligjenca Artificiale dhe Sistemet Inteligjente
FAKULTETİ İ INXHINIERISË DHE ARKITEKTURËS
Programe Studimi Bachelor Programe Studimi Master Programe Studimi Profesionale
Inxhinieri Ndërtimi Master i Shkencave në Inxhinieri Ndërtimi me dy profile:
  • Inxhinieri Strukturash
  • Inxhinieri Infrastrukturë Transporti
Program Profesional 2- vjeçar në Topografi dhe Gis
Program i Integruar 5- vjeçar në Arkitekturë me pesë profile:
  • Arkitekt
  • Bio-Arkitekt
  • Arkitekt-Restaurues
  • Arkitekt-Inxhinier
  • Arkitekt-Interier
Program Profesional 2- vjeçar në Dizajn Grafik
FAKULTETİ İ EKONOMİSË
Programe Studimi Bachelor Programe Studimi Master Programe Studimi Profesionale
Informatikë Ekonomike në gjuhën shqipe Master i Shkencave në Ekonomik – MBA Program Profesional 2-vjecar në Menaxhim në Turizëm, Hoteleri dhe Evente
Informatikë Ekonomike në gjuhën angleze Master i Shkencave në Menaxhim në Inxhinieri
Administrim Biznesi me tre profile:
  • Menaxhim
  • Marketing
  • Sipërmarrje dhe Inovacion
Master i Shkencave në Inxhinieri Financiare dhe Menaxhim Risku
Financë me dy profile:
  • Kontabilitet
  • Bankë
Master Profesional në Marketing Dixhital

Stafi Akademik

Stafi i Universitetit Metropolitan Tirana përbëhet nga profesionistët më të mirë në fushat e arkitekturës, inxhinierisë dhe ekonomisë. Stafi akademik shqiptar është i ndërthurur me pedagogë nga Turqia, Italia, Norvegjia, Greqia dhe Britania e Madhe duke i dhënë vlerë të shtuar studimeve në UMT.

Vizitoni me shumë

Lista e universiteteve në Shqipëri

Referenca

  1. Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë
  2. Pse Metropolitan?
  3. Fakultete
  4. Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe IT
  5. Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës
  6. Fakulteti i Ekonomisë
  7. Qendra MetroResearch

Lidhje të jashtme

Faqja zyrtare e UMT