Spiridon Gopçeviqi

astronom serb
(Përcjellë nga Spiridon Gopçeviç)

Spiridon Gopçeviqi (serbisht: Gopčević) ose Gopcevia (lindur më 9 korrik 1855 – vdekur në 1928-ën) ishte një astronom, historian e gazetar serb. Ai gjithashtu njihej edhe me pseudonimin e tij Leo Brenner.

Ka lindur në Trieste në vitin 1855 nga familja me origjinë nga Boka e Kotorit. Familja e tij është marrë me tregëti. Në vendlindje ka kryer shkollën fillore ndërsa të mesmen dhe fakultetin në Vien. Në Vien ka studjuar shkencat historike, gjeogrfaike, ushtarake dhe të detarisë. Po ashtu është marrë edhe me studime filologjike, Ai ishte poliglot ku sipas të dhënave ka ditur t'i flas dhe t'i shkruaj 13 gjuhë. Pas vdekjes së të ëmës ka ndërpre shkollimin dhe filluar të merret me gazetari, duke raçportuar nga vendet ku lufothej.[1]

Ndër veprat e tij, më e rëndësishmja është “Maqedonia dhe Serbia e vjetër“ botuar në vitin 1889, një studim etnografik. Ai kaloi disa kohë në burg në vitin 1893, për shkak të disa artikujve që kishte shkruar kundër qeverisë austro-hungareze dhe vendosi t’i jepte fund më pas karrierës së tij si gazetar.

Në vitin 1893, ai themeloi observatorin “Manora“ në vendin e quajtur Mali Lošinj. Ky observator u emërua me emrin e gruas së tij, një grua fisnike austriake e pasur. Në këtë observator, Spiridon përdori teleskopët e tij për të vëzhguar Marsin, Saturnin e planetë të tjerë. Gjithsesi, e mbylli në vitin 1909, për shkak të problemeve financiare.

Nga viti 1899 deri në vitin 1908, ai u bë dhe themeluesi i “Astronomische Rundschau“, një gazetë shkencore e njohur asokohe. Më vonë ai kaloi disa vite në Amerikë, para se të rikthehej në Europë dhe të drejtonte një gazetë ushtarake në Berlin gjatë Luftës së Parë. Rrethanat e vdekjes së tij janë akoma të paqarta, por arsyeja duket se ka qenë vetmia, varfëria e stresi.

Në librin e tij të parë “Montenegro und die Montenegriner“ (në shqip: Mali i Zi dhe malazezët), botuar në Lajpcig në vitin 1877, ai shprehet me mllef e inat mbi Princin Nikolla dhe politikat e ndjekura prej tij.

Në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të, ai publikoi rreth 30 vëllime (10 tituj të tjerë përmenden ndër librat që ai botoi, por kanë mbetur të paverifikueshëm), si dhe qindra artikuj e shkrime me një diapazon zhanresh, të cilat nisin që nga dramat, deri te punët shkencore mbi astronominë, guidat turistike e studimet politike.

Gopçeviqi dhe vepra e tij ranë në harresë me gjithë produktivitetin mbresëlënës, veprat dhe jeta e tij ranë kaq shumë në izolim e harresë, saqë edhe biografi i tij gjerman, Michael Heim, nuk ia doli dot të zbulonte kohën e saktë dhe vendin në të cilin ai vdiq; ai kësisoj mendohet se vdiq në vitin 1925 apo diçka më vonë. Stili i tij i pakrahasueshëm agresiv, polemik e cinik, që me kalimin e kohës shkoi madje deri në kufijtë e urrejtjes e përbuzjes për njerëzit e grupimet e caktuara kombëtare, i bën studimet e tij me të drejtë të pavlefshme për t’u marrë si bazë për të studiuar historinë e Ballkanit dhe pa një ristudim e plotësim të tyrin, as që mund të merren në konsideratë apriori; jo vetëm interpretimi jashtëzakonisht subjektiv i raporteve, por edhe para së gjithash manipulimi skrupuloz i fakteve, janë ato që shënjojnë veprën e tij.

Kthesa në favor të Serbisë Qëndrimet e tij politike ndryshonin shpesh, e në shumë libra dëshmohet qartë se ato ishin edhe detyra të parapaguara. Sidomos me veprën “Makedonien und Altserbien“ (në shqip: Maqedonia dhe Serbia e Vjetër), botuar në Vjenë në vitin 1889, me të cilën ai mori dhe vulën si “The father of Serbian political ethnography“ (Babai i etnografisë politike serbe).

Pasi Serbia humbi në luftën e vitit 1885 në konfliktin serbo-bullgar, që për principatën e re bullgare çoi në bashkimin me provincën e mbetur të Rumelisë Lindore, Gopçeviqi përqafoi, apo më mirë parapëlqeu një ndërrim pozicionesh nga Bullgaria në favor të Serbisë.

Tashmë ai çdo ditë e më shumë po përpiqej të dëshmonte me veprat e tij se Maqedonia e Kosova ishin kësisoj zona që i përkisnin Serbisë.


Lidhje të jashtme

Redakto

https://web.archive.org/web/20140601205643/http://armandplaka.blogspot.com/

Referime

Redakto
  1. ^ Draga, Nail. (2017), Etnia dhe Hapësira (studime gjeografike), Art Club, Ulqin. ISBN 987-9940-638-36-8.fq.28