Spiro G. Koleka

politikan shqiptar
This is the stable version, checked on 22 shtator 2019. 2 pending changes await review.

Spiro Koleka ose Spiro Gogo Koleka (Vuno, 1879 - Tiranë, 25 nëntor 1940) qe nëpunës, ministër dhe anëtar i Këshillit të Shtetit.

Koleka u lind në Vuno të Himarës në vitin 1880 në një familje të pasur, i biri i Jorgjit (Jorgos ose Gogos) farmacist. Vëllai i tij Gjergj Koleka studjoi për mjekësi.

Koleka mori pjesë aktive në jetën politike shqiptare. Më 1914 ishte pjesë e delegacionit që i dorëzoi princ Vidit kurorën e Shqipërisë në Neuwied të Gjermanisë. U zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar në Kongresin e Lushnjës më 1920 dhe për një kohë të shkurtër nënkryetar i tij. Ishte Ministër pa portofol në qeverinë e Sulejman Delvinës, si dhe një nga iniciatorët e Luftës së Vlorës, ku luajti një rol të veçantë si ndërmjetës midis Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare dhe qeverisë së Tiranës. Deputet në Parlamentin Shqiptar (1921-1923) dhe Ministër i Punëve Botore në disa qeveri në periudhën dhjetor 1921-shkurt 1924 e më pas Prefekt i Korçës si përkrahës i Lëvizjes së qershorit. Pas kthimit të Zogut në pushtet, në fund të vitit 1924, Koleka u largua nga Shqipëria dhe jetoi në Austri, Kroaci, Itali e Greqi. U kthye në Shqipëri në vitin 1939.

Megjithëse kreu studimet e larta për inxhinieri ndërtimi në Austri, kontributi i tij ndihmoi shoqërinë shqiptare kryesisht në fushat e politikës dhe patriotizmit. Koleka Vdiq në vitin 1940 në Ujë të Ftohtë të Vlorës në pronat e familjes së tij.

Familja

Redakto

Familja e tij kishte traditë në fushën mjekësore. Babai, Jorgo ishte farmacist, vëllai Epaminonda Koleka studioi mjekësi. Në pasardhësit e tij, i biri Gjergj (Gogo) Koleka, studjoi mjekësi në Vjenë dhe krijoi Poliklinikën Qendrore të Tiranês më 1955 dhe më pas gjithë rrjetin e poliklinikave në Tiranë si drejtor i përgjithshëm i tyre. Vajza e Gogo Kolekës, Tatjana Koleka Harito, mjeke gjithashtu, ishte drejtoreshë e Shëndetit Publik në Ministrinë e Shëndetësisë pas rënies së komunizmit (1992-1996).

Dekoratat

Redakto

Koleka është dekoruar me "Urdhrin për Veprimtari Patriotike" dhe me "Medaljen e Mirënjohjes".

Referimet

Redakto

Enciclopedia shqiptare
Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.Albania in the twentieth century : a history - Owen Pearson
Enstehung und Ausban der Königsdiktatur in Albanien, 1912-1939 - Michael Schmidt-Nake
  FrancaL'Albanie en 1921 - Justin Godart