Nuk ka versione të shqyrtuara të kësaj faqe, ndaj mund të mos jetë kontrolluar përputhja e saj me standardet.

Sporti i Shahut në Shqipëri

Kampionati Botëror i Shahut për Femra Tiranë 2011

Fillimet e Shahut në Shqipëri

Loja e shahut në Shqipëri ka nisur në fillimet e shekullit 19, kur tregtarët e asaj kohe e sollën këtë lojë nga jashtë vendit. Fillimisht, shahu ishte një aktivitet që luhej vetëm në familje, duke mos u shfaqur në ambiente publike. Me kalimin e kohës, kjo lojë e bukur filloi të luhej edhe në kafenetë e kohës. [1]

Një nga lojtarët e parë të njohur në Shqipëri ishte Abdulla Tirana nga Elbasani, i cili kishte mësuar shahun gjatë qëndrimit në Persi. Në vitin 1913, Abdulla Tirana vendosi setin e tij të shahut në kafenenë "Shkumbini" pranë kalasë së Elbasanit. Kjo tërhoqi shumë dashamirës të shahut, të cilët u mblodhën rreth tij për të parë dhe luajtur. Hapja e tij e zakonshme ishte të shtynte dy kuti ushtarin para mbretit dhe para mbretëreshës, një stil që u përhap shumë në Elbasan dhe më gjerë.

Shahu në vitet 1930

Në vitet 1930, shahu filloi të përhapej si një lojë kafeneshe në shumë qytete të Shqipërisë dhe në disa internate të qyteteve kryesore. Megjithatë, numri i lojtarëve mbetej i kufizuar dhe mënyrat e lojës ishin të thjeshta dhe empirike. Në vitin 1933, Federata Sportive, e varur nga enti kombëtar "Djelmenia Shqiptare", organizoi kampionatin e parë kombëtar të shahut në Tiranë.

Ftesës për të marrë pjesë iu përgjigjën vetëm tetë shahistë nga Tirana, përfshirë Muhamet Vokshin, Muhanet Hoxhën, Eqerem Stermasin, Petro Martinin, Ahmet Gashin, Xhafer Caushin dhe dy të huaj (një gjerman dhe një austriak). Kampionati u zhvillua nga 6 deri më 15 mars 1933, në ndertesën e Tenis-Klubit. Xhafer Caushi fitoi kampionatin, duke marrë një diplomë dhe një komplet shahistik artistik.

Krijimi i Federatës Shqiptare të Shahut

Pas kampionatit të parë kombëtar, interesi për shahun në Shqipëri u rrit ndjeshëm. Për të organizuar dhe promovuar më mirë këtë sport, më 14 maj 1933 u krijua "Bashkimi i Shahistëve Shqiptar" me qendër në Tiranë. Ky bashkim kishte një akt themelimi, një kryesi të zgjedhur dhe një statut dhe rregullore funksionimi. Kjo federatë u bë person juridik më 12 qershor 1933, duke nisur nga funksionimi.

Shahistët e dalluar të periudhës 1933-1939

Gjatë kësaj periudhe, disa shahistë u dalluan për performancat e tyre të shkëlqyera: Xhafer Caushi, Mehmet Vokshi, Muhamet Hoxha Petro Martini, Eqerem Stermasi, Petraq Leka, Julius Schvarcc, Naxhi Shkupi, Angjelin Kurti, Koli Marashi, Zef Agimi, Halit Sollaku, Dr. Irfan Pustina.

Shahu gjatë periudhës së Socializmit

Pas Çlirimit, shahu filloi të ushtrohet si sport i organizuar. Kampionati i parë kombëtar u zhvillua më 1946, dhe Ylvi Pustina dhe Fatos Muço dominuan skenën e shahut në Shqipëri gjatë kësaj periudhe. Ekipe shahu u krijuan në të gjitha klubet sportive dhe rrethet e vendit, dhe çdo vit zhvillohej kampionati kombëtar individual dhe ekipor.

Shqipëria mori pjesë në veprimtaritë ndërkombëtare që nga viti 1946 dhe u bë anëtare e Federatës Botërore të Shahut (FIDE) më 1953. Në Olimpiadën e Zvicrës më 1982, Fatos Muço mori titullin Mjeshtër Ndërkombëtar. Deri në vitin 1984, Shqipëria kishte 16 mjeshtër shahu, duke dëshmuar për zhvillimin dhe përparimin e këtij sporti në vend.

Shahu mbetet një nga sportet më të dashura dhe të respektuara në Shqipëri, me një histori të pasur dhe një traditë të fortë që vazhdon edhe sot. [2] [3] [4] [5] [6]

Burimet

Redakto
  1. ^ https://web.archive.org/web/20080525195958/http://www.fshsh.org/
  2. ^ https://gazetasi.al/ringjallja-e-shahut-ne-shqiperi-sporti-qe-zhvillon-muskujt-e-mendjes/
  3. ^ https://a2news.com/shahu-sporti-i-mendjes/
  4. ^ http://www.panorama.com.al/sport/category/shah/
  5. ^ https://shqiptarja.com/lajm/shahu-sporti-i-mendjes-kampioni-kombetar-pasku-duhet-te-jete-pjese-e-kurrikulave-shkollore/
  6. ^ https://apel.media/ekskluzive-interviste-me-kampionin-e-shahut-ne-shqiperi-mjeshter-nderkombetar-llambi-pasku/