Sporti në Gjilan
Sportet më të përhapura në Gjilan janë futbolli, basketbolli, hendbolli, volejbolli, karateja dhe boksi. Gjilani njihet si qytet i sportit dhe qytet i sportdashësve. Gjilani është qytet me qytetar aktiv në disa lloje sportesh ku luhet nga të gjitha moshat dhe gjinitë.
Futbolli
RedaktoËshtë një nga sportet më të njohura në Gjilan. Viti 1922 shënon ardhjen e topit të parë në Gjilan, nga kroati Alojz Stepinac. Në vitin 1936 u krijua skuadra me emrin “Gajret” e përbërë kryesisht nga lojtarë shqiptarë. Më 15 gusht 1942 në Gjilan formohet klubi “Bashkimi” i përbërë kryesisht nga lojtarë shqiptarë. Ajo funksionoi deri pak para përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Në fillim të vitit 1945 në Gjilan u themelua klubi futbollistik “Crvena Zvezda”. Anëtarët e parë ishin shqiptarë. Për një kohë të gjatë ky klub ishte i dominuar nga drejtues dhe lojtarë serbë. Kur po merrej autonomia e Kosovës në vitin 1945, futbollistët shqiptarë refuzuan të garojnë nën pushtetin e dhunshëm, duke iu bashkuar klubit “Drita”, i cili u formua vite më parë. Nga viti 1947 deri në vitin 1952 ky klub futbolli ka marrë pjesë në Ligën e Dytë të Kosovës. Suksesi më i madh ishte në vitin 2000 kur u shpall fitues i Kupës dhe Superkupës së Kosovës. Pas vitit 2000 ishin dy skuadra vendase “Drita” [1] dhe “Gjilani”. [2] Ky derbi mbledh një numër rekord të pranishmëve, zakonisht nga 10.000 deri në 15.000, pavarësisht se në cilën kategori janë skuadrat rivale. Kjo mban edhe rekordin e derbit të pasluftës të pathyeshëm kur finalja e Kupës së Kosovës ndërmjet skuadrave rivale në stadiumin e qytetit në Prishtinë në qershor 2001 u ndoq nga mbi 30,000 shikues. Konsiderohet si derbi më i madh vendor në Kosovë, dhe në bankat e tokës shqiptare, një nga tre derbet më të mëdhenj vendorë në Ballkan dhe një nga 25 derbet më të mëdhenj vendorë në Evropë, si dhe një nga 50 derbet më të mëdhenj vendorë në botë.m. Është një derbi mes tifozëve dhe është bërë traditë. Derbi i fundit ishte në datën e dytë të marsit 2014, kur fitoi Drita. [3] [4] [5] [6] [7] Gjatë muajit prill 2012, një grup sportistësh nga Kosova kanë qëndruar për tre javë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ku panë nga afër zhvillimet në sportin amerikan. Gjatë vitit të kaluar kishte pasur 7 ekipe të futbollit të femrave të cilat së shpejti pritet t'i bashkohen ekipit të femrave nga Gjilani. [8] [9]
Volejbolli
RedaktoVolejbolli si sport u pa për herë të parë te “Mëhalla e Bejlerëve”. Deri në vitin 1960 ky sport i veçantë nuk ishte i strukturuar dhe luajtur zyrtarisht, por në vitin 1960 u krijua ekipi i parë, i quajtur "Partizani". Në vitet 1972 - 1973 ekipi u riemërua në "Akademiku". Ndërkohë punëtorët e Industrisë së Tekstilit në Gjilan themeluan “Tekstilistin”. Pas bashkimit të "Tekstilistit" dhe "Akademikut" u krijua ekipi "Taftisoni", i cili në vitet 1981 - 1982 shpallet kampion i Kosovës dhe garon me sukses në Ligën e Dytë Federative, derisa sporti kosovar u pavarësua dhe si pasojë ekipi u riemërua në KV “Drita” si shumica e ekipeve të tjera në Gjilan. Gjilani është i njohur edhe për klubet e volejbollit për femra. KV “Drita” njihet si një nga klubet më të rëndësishme të femrave në Gjilan. [10] [11]
Hendbolli
RedaktoHendbolli mbetet një nga sportet që ka lënë gjurmë në Gjilan. Hendbolli filloi në Gjilan në vitin 1955. Tre vite më vonë themelohet klubi i parë i quajtur “Partizani”. Kjo skuadër, për herë të parë në historinë e hendbollit të Gjilanit në vitin 1962 zhvilloi ndeshjen ndërkombëtare me ekipin "Taufiku" nga Egjipti. Me iniciativën e kampionatit 1966/67, ekipi e pagëzoi “Bozhurin”. Kur për hendbollistët krijohen kushte më të mira, pasi klubi gjeti mbështetjen e Industrisë së Duhanit. Në vitin 1991 klubi u pagëzua "Drita". Që nga viti 1960 në Gjilan e ka zanafillën hendbolli femëror, i cili pati uljet dhe ngritjet e veta, por sukseset më të mëdha i kishte pas luftës, kur KH Drita merrte pjesë në dy finale, ndërsa nga lojtarët më të spikatur të ekipit mbetën Mimoza Xhemajli, Filloreta Ismaili, Valbona Rudaku, Arina Kçiku, Fahrije Hyskovci lojtarët më të rinj që janë e ardhmja e kësaj skuadre. [12]
Basketbolli
RedaktoBasketbolli dallohet me një histori të gjatë, që nga viti 1956, basketbolli gjilanas arriti më të mirën në vitet e para të pas Luftës së Kosovës . Ekipi i parë i basketbollit u quajt “Mlladost” dhe më pas u shndërrua në “Drita”. Arritjen më të madhe kjo skuadër e arriti në vitin 1996 duke u shpallur kampion i Kosovës. Në ekipin e basketbollit "Drita" në vitin 2001 për herë të parë filluan të vinin lojtarë nga shtetet evropiane duke e bërë këtë ekip basketbolli një nga më të mirët. Në Gjilan ka edhe disa ekipe të basketbollit të femrave. [13] [14]
Boksi
RedaktoNë trevën e Gjilanit janë siguruar shumë gara me tipare ushtarake. Klubi i boksit “Partizani” u themelua në vitet 1972–1973. Në vitin 1992, klubi u emërua “Drita” dhe kontribuoi në këtë fushë deri në vitin 1997. Ka shënuar shumë arritje të suksesshme. Boksi gjilanas në të kaluarën është konsideruar si një fole nga ku kanë dalë shumica e boksierëve të njohur dhe tani me sukses të plotë po arrijnë të vazhdojnë punën e tyre si trajnerë, ku pa përtaci dhe pa asnjë kompensim material duan që njohuritë e fituara ndër vite për t'ua shpalosur të rinjve gjilanas, që të përfshijnë një numër më të madh të atyre që duan të merren me këtë sport. Për të vënë në pah rezultatet që erdhën nga sportistët gjilanas në boks, ka shumë njerëz që kanë merita, por një nga njerëzit më të merituar është trajneri Rexhep Jahiu, i cili bëri që Liridoni dhe Fatlumja të jepnin sportistin e tyre kulmor. [15] [16]
Karate
RedaktoKlubi i parë i karatesë në Gjilan "Zenel Hajdini" (më vonë u quajt "Drita") u formua në vitin 1972. Arritjet më të mëdha të KK “Drita” janë shënuar pas luftës, duke qenë një nga ekipet më të mira në Kosovë, ndërsa medaljet ndërkombëtare janë të panumërta. [17]
Sporte tjera
RedaktoShih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ KF Drita
- ^ KF Gjilani
- ^ "Derbi i takon "Dritës" (3-1)". Arkivuar nga origjinali më 2 mars 2014. Marrë më 14 maj 2022.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Drita fiton derbin e zjarrtë". Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015. Marrë më 14 maj 2022.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Derbi për njëshin e qytetit të Gjilanit
- ^ Derbi më i madh kosovar Gjilani - Drita
- ^ "Drita fitoi spektaklin e futbollit në Gjilan". Arkivuar nga origjinali më 28 tetor 2016. Marrë më 14 maj 2022.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Mustafa takon futbollistet nga SHBA-të". Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 14 maj 2022.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Në prag të derbit lokal Gjilani-Drita
- ^ "Sporti". Arkivuar nga origjinali më 29 gusht 2010. Marrë më 14 maj 2022.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Volejboll Archives - Page 3 of 11" (në anglisht).
- ^ "Hendbolli". Arkivuar nga origjinali më 29 gusht 2010. Marrë më 14 maj 2022.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Haziri hapi aktivitetin në basketboll me karroca dhe pikado
- ^ Basketboll: Fitore e Yllit në Gjilan
- ^ "Boksi, krenaria e sportit gjilanas". Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2016. Marrë më 14 maj 2022.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Boksi vjen me medalje nga "Adem Jashari" në Gjilan". Arkivuar nga origjinali më 2 mars 2014. Marrë më 14 maj 2022.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Komuna Gjilan". kk.rks-gov.net (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2010-08-29.
- ^ "Komuna Gjilan". kk.rks-gov.net (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2010-08-29.