Sqepari është një vegël dore e zdrukthëtarëve dhe e muratorëve, e përbërë prej një pllake të metaltë me teh të kthyer nga njëra anë e me mykë (çykë) si çekan nga ana tjetër dhe me bisht të shkurtër druri, që përdoret për të gdhendur, për të ngulur e shkulur gozhda etj. Zakonisht është një lloj mjeti që përdoret për të prerë ose për të gdhendur drurin e trashë në përpunimin manual. Sqepari nga marangozët përdoret më shpesh në ndërtesa dhe sidomos kulme ndërtesash a shtëpiash. Nga ana tjetër, ai mund të përdoret edhe si një çekan (çekiç) për goditjen e gozhdave. Në pjesën e përparme, tehu i tij zakonisht ka një vrimë (hapje) për nxjerrjen e gozhdave.Emri i Sqepar vjen nga Shqipja që shpjegohet dhe ka formen e sqepit të shpendeve që kryen pune si qukapiku ku del edhe emri Sqep edhe par që ështeë prapashtesë.

Shih edhe

Redakto