Sqepbiza
Sqepbiza është një shpend me sqep karakteristik të kthyer si gjysëmhark lart. Ka puplajë kryesisht të bardhë me kokë dhe majat e krahëve të zezë, si dhe ka shirita të zinj, një në shpinë dhe një në pjesën e sipërme të krahëve. Ka këmbë blu të zbehta dhe relativisht të gjta. Gjatësia e trupit 42-46 cm dhe gjatësia e hapjes së krahëve 67-77 cm.
Sqepbiza | |
---|---|
Statusi i ruajtjes | |
I kërcënuar
| |
Klasifikimi shkencor | |
Mbretëria: | |
Filumi: | |
Klasa: | |
Rendi: | |
Familja: | |
Gjinia: | Recurvirostra Linnaeus, 1758
|
Lloji i species | |
Recurvirostra avosetta |
Habitati
RedaktoKripore dhe liqene me ujë të njelmët, laguna dhe më rrallë në mjedise ujore të umbla.
Ushqimi
RedaktoParruazorë të vegjël uji.
Folezimi
RedaktoFolezon në tokë. Lëshon 3 deri në 4 vezë, inkubon një herë në vit dhe zogjtë çelin ndërmjet muajve Prill-Qershor.
Galleri
RedaktoShtegtimi dhe dimërimi
RedaktoLloj shtegtues. Folezon në verë.
Kërcënimet
RedaktoTharja dhe përkeqësimi i ligatinave, mbushja e vaskave të kriporeve, shkatërrimi i vezëve nga kafshët e egra.
Statusi i mbrojtjes
RedaktoI kërcënuar.