Stacioni Hekurudhor i Nyjës së Lucknowt
Stacioni Hekurudhor i Nyjës së Lucknowt (emri zyrtar Lucknow NER, kodi i stacionit LJN) është një nga dy stacionet kryesore të qytetit të Lucknowt për trenat me binarë të gjerë. Stacioni i afërt dhe pothuajse në vazhdim të Hekurudhor Lucknow Charbagh, zyrtarisht i njohur si Nyja e Lucknowt ose Lucknow Jn NER (kodi i stacionit LJN), konsiderohet jo zyrtarisht si pjesë e stacioneve hekurudhore të Charbaghut. Është i vendosur në Charbagh në jug të qytetit. Fjala 'Char Bagh' i referohet katër kopshteve që ekzistonin aty më parë.[1] Nyja e Lucknowt (LJN) është e lidhur mirë me të gjithë qytetet e rëndësishme si Banglore, Chennai, Kalkuta, New Delhi, Bombeji, Jammu Tawi, Guwahati, Chandigarhu, Pune, Jaipuri dhe Bhopali. Lucknow JN ose stacioni LJN ka gjashtë platforma. Që nga 1 maji 2016, nga Stacioni LJN janë nisur, kanë përfunduar ose kanë kaluar më shumë se 160 trena ekspres (ose 23 palë trenash postarë /ekspresë), 28 trena super të shpejtë, 1 palë Shatabdi, 3 palë trenash Garib Rath express dhe 18 trena të ngadaltë pasagjerësh.[2] Më herët Nyja e Lucknowt ishte terminali për trenat e gjerësisë metrike të binarëve pasi pothuajse të gjitha linjat e zonës Veri-Lindore të Hekurudhës ishin me gjerësi metrike. Me shndërrimin e gjerësinë së binarëve të shumicës së këtyre linjave në binarë të gjerë 1676 mm nën projektin Unigauge, Nyja e Lucknowt nuk kishte ndonjë linjë me gjerësi metrike. Tani terminali për trenat e mbetur metrik është Nyja Lucknow Aishbagh (kodi i stacionit ASH). Nyja Lucknow Aishbagh ka gjithashtu edhe linja me binarë të gjerë.
Stacioni Hekurudhor i Nyjës së Lucknowt | |
---|---|
लखनऊ जंक्शन | |
Informacion i përgjithshëm | |
Statusi | në punë |
Tipi | Stacion hekurudhor |
Vendndodhja | Indi |
Adresa | Charbagh, Lucknow, Uttar Pradesh |
Qyteti | Lucknow |
Shteti | Uttar Pradesh |
Koordinatat | 26°49′55″N 80°55′08″E / 26.832°N 80.919°E |
Lartësia | 126 |
Hapja | 1914 |
Pronar | Hekurudhat Indiane |
Height | |
Lartësia | 126 |
Architectural | Arkitektura Indo-Saraçene |
Informata tjera | |
Parking | Po |
Sfondi
RedaktoNë mënyrë informale, është i njohur si "Linja Chhoti", historikisht përfshin trenat Linjave hekurudhore Veri-Lindore të gjerësisë metrike, më parë nën Divizionin e Izzatnagarit, tani nën Divizionin e Lucknowt të Hekurudhës Veri-Lindore. Është stacioni terminal për trenat e binarëve të gjerë të Linjave Hekurudhore Veri-Lindore si Howrahu, Chennai Qendror dhe Bombej CST. Në këtë mënyrë, trenat që hyjnë në këtë stacion duhet të rikthehen për të dal nga stacioni nëse destinacioni i tyre është përtej Lucknowt. Ajo është një ndërtesë e veçuar, me një identitet të veçantë me gurë të kuq ranor, por pothuajse një vazhdimi i ndërtesës së stacionit kryesor të Stacionit Hekurudhor Lucknow Charbagh LKO. Stacioni Lucknow JN ose stacioni LJN ka gjashtë platforma. Platforma nr. 6 është e aksesueshme për dy rrotëshit, makinat rikshaw dhe makinat nëpërmjet një nënkalimik. Ky nënkalim është i treti i Hekurudhave Indiane pas stacioneve hekurudhore të Howrahut dhe Gorakhpurit. Që nga 1 maj 2016, më shumë se 160 trena ekspres (ose 23 palë trena postarwEkspres), 28 trena super të shpejtë, 1 palë të Shatabdit, 3 palë të ekspresit Garib Rath dhe 18 trena të ngadaltë pasagjerësh nisin nga, përfundojnë ose kalojnë përmes stacionit LJN.[2] Më parë nyja e Lucknowt ishte terminali për trenat e gjerësisë metrike të binarëve si pothuajse të gjithë linjat e Hekurudhës Veri-Lindore. Me ndryshimin e shumicës së këtyre linjave në binarë 1676 mm të gjerë nën projektin Unigauge, Nyja e Lucknowt nuk ka ndonjë linjë metrike. Tani terminali për trenat e mbetur të gjerësisë metrike është Nyja Lucknow Aishbagh (kodi i stacionit ASH). Nyja Lucknow Aishbagh ka gjithashtu linja binarësh të gjerë.
Stacioni Hekurudhor Lucknow Charbagh (LKO)
RedaktoStacioni Hekurudhor Lucknow Charbagh (emri zyrtar Lucknow NR, në gjuhën hindi: लखनऊ चारबाग़ रेलवे स्टेशन; në gjuhën urdu: لکھنؤ چارباغ ریلوے اسٹیشن; kodi i stacionit LKO,: ) është një nga dy stacionet kryesore hekurudhore të qytetit të Lucknowt në Uttar Pradesh të Indisë 26°49′55″N 80°55′08″E / 26.832°N 80.919°E për trenat me binarë të gjerë. Është i vendosur në zonën e Charbaghut në jug të qytetit, nga e ka marr dhe emrin popullor. Fjalët 'Char Bagh' i referohen katër kopshteve që ekzistonin këtu para stacionit.[3] Qyteti i Lucknowt është i lidhur mirë me të gjitha metropolet dhe qytetet e tjera të rëndësishme si Bangalore, Chennai, Kalkuta, New Delhi, Bombeji, Jammu Tawi, Guwahati, Chandigarhu, Pune, Jaipuri dhe Bhopali gjithashtu nga Lucknow Charbagh (N.R.) ose Nyja e Lucknowt (N.E.R.). Emërtimet "Stacioni Hekurudhor Lucknow Charbagh" dhe "Stacioni Lucknow NR" përdoren për të njëjtin stacion hekurudhor me kodin LKO. Ky është një nga stacionet hekurudhore më të ngarkuara të Indisë. Në këtë stacion kalojnë më shumë 300 trena dhe nisen 85 trena pasagjerësh. Ky stacion u ndërtua mbi një plintë të ngritur, ka një planimetri drejtkëndore me portikë të dalë. Ka mjaft kulla dhe grupe kubesh të rrumbullakta të stilit Awadhi. Platformat e gjera, të ngritura kanë mjaft salla dhe dhoma për qëllime zyrash. Stacioni Hekurudhor Lucknow Charbagh (LKO) menaxhohet nga Divizioni i Lucknowt i Hekurudhës Veriore të Indisë. Trenat e menaxhuar nga Hekurudha Veriore e Indisë përfundojnë os kalojnë nëpërmjet këtij stacioni. Është gjithashtu zona kryesore për sistemin Hekurudhor Suburban Lucknow-Kanpur (MEMU). Ai ka nëntë platforma. Që nga 20 korriku 2016, më shumë se 320 trena (ose 146 palë trenash) (duke përfshirë 1 Duronto, 2 Rajdhani, 1 Shatabdi, 46 trena super të shpejtë d.m.th. 23 palë trena super të shpejtë, 3 Garib Rathë dhe 142 dhe 71 palë trena ekspresë) dhe 28 trena të ngadaltë pasagjerësh (ose 14 palë trena duke përfshirë MEMU dhe DEMU) nisën nga, përfunduan ose kaluan nëpër stacionin LKO.[4] Guri i themelit të ndërtesës së Stacionit Hekurudhor Lucknow Charbagh u vendos më 21 mars 1914 dhe u përfundua në vitin 1923. Një rol të rëndësishëm në dizajnin dhe projektimin e tij u luajt nga Chaubey Mukta Prasadi, një inxhinier këshillues për Lanebrown dhe Hulett. Ai ka një kopsht të madh përballë ndërtesës. Ai është një ndërtuar në Arkitekturën Indo-Saraçene që përzien elemente të arkitekturës Rajputiane, Arkitekturës Awadhi dhe asaj Mogule dhe ka pamjen e një pallati rezidencial. Një veçori unike e Stacionit Hekurudhor Lucknow Charbagh është se një pamje ajrore e ndërteësës së stacionit e tregon atë si një fushë shahu dhe kupolat dhe kolonat e ndërtesës duken si gurët e shahut.[5] Nga ana arkitekturore, ai është konsideruar si një nga stacionet hekurudhore më të bukur në Indi.[6] Stacioni Policor në Stacionin Hekurudhor Lucknow Charbagh mban çertifikatën ISO 9001.[7]
Historia e Stacionit Hekurudhor Lucknow Charbagh (LKO)
RedaktoStacioni Hekurudhor Lucknow Charbagh, stacioni kryesor hekurudhor i Lucknowt, është konsideruar si një kryevepër arkitekturore. Dizajni strukturor i bujshëm i Stacionit Hekurudhor Lucknow Charbagh është një ndërtsë magjepsëse për turistët. I ndërtuar me një kosto të stërmadhe prej 7 000 000 rupish, ai u projektua nga J. H. Hornimen. Guri i themelit të Stacionit Hekurudhor Lucknow Charbagh u vendos nga peshkopi i Lucknowt në 21 mars 1914[8] Divizioni i Lucknowt drejtohet nga menaxheri divizional hekurudhor (Divisional Railway Manager - DRM). Më 23 prill 1867, u hap për trafikun seksioni 47 miljesh Lucknow-Kanpur. Ky seksion u bë pjesë e Hekurudhës Oudh Rohilkhand. Divizioni i tanishëm i Lucknowt, në vitin 1925 ishte pjesë e East Indian Railway deri në vitin 1952. Ai plotëson nevojat e transportit hekurudhor për shtetin më të populluar të Indisë, duke shërbyer 13 distrikte të Uttar Pradeshit, me një tërësi prej 1458.94 km, nëpërmjet 194 stacioneve. Stacioni Hekurudhor Lucknow Charbagh, deri në vitin 1867, ishte një kopsht. Ndërtesa e tanishme e stacionit u ndërtu në vitin 1926 me kube minare të dizajnit Saraçen, i menduar për tu harmonizuar me arkitekturën e veçantë të ndërtesave të rëndësishme historike të qytetit që i përkisnin periudhës së sundimit të Nawabëve të Oudhit. Godina u ndërtua me tulla të kuqe dhe ka një façatë të gjatë verandash të zbukuruara me harqe mogule.[9]
Shërbimet e trafikut
RedaktoRreth 160 trena ekspres (ose 23 palë trenash postarë /ekspres), 28 trena super të shpejtë, 1 palë Shatabdi, 3 palë të Garib Rath express dhe 18 trena pasagjerësh që nisen, përfundojnë ose kalojnë në stacionin LJN.[2]
Trenat nga Nyja e Lucknowt NE (LJN)
RedaktoRreth 100 trena të shpejtë nisin nga, përfundojnë ose kalojnë nëpër stacionin LJN. Disa nga trenat që nisen kalojnë ose mbërrijnë në Stacionin e Nyjës Hekurudhore të Lucknowt (LJN) janë listuar në tabelën në vijim.
Nr. i trenit | Emri i Trenit | Nisja | Destinacioni |
---|---|---|---|
12003 | Lucknow Swarna Shatabdi | Stacioni i nisjes | New Delhi |
12583 | Lucknow-Anand Vihar Double Decker Express | Stacioni i nisjes | Anand Vihar |
12210 | Kathgodam Kanpur Central Garib Rath Express | - | Kanpur |
13019 | Bagh Express | - | Kathgodam |
12104 | Lucknow Junction-Pune Superfast | Stacioni i nisjes | Pune |
12533 | Pushpak Express | Stacioni i nisjes | Bombeji |
15015 | Gorakhpur-Yesvantpur Express | - | Bangalore |
12554 | Vaishali Express | - | Barauni |
12521 | Raptisagar Express | - | Ernakulam |
15045 | Gorakhpur-Okha Express | - | Okha |
12108 | Lucknow-Lokmanya Tilak Terminus Express | Stacioni i nisjes | Bombeji |
09014 | Lucknow-Bandra Terminus Special | Stacioni i nisjes | Bombeji |
19716 | Lucknow-Jaipur Tri-Weekly | Stacioni i nisjes | Jaipur |
12535 | Lucknow Raipur Garib Rath Express | Stacioni i nisjes | Raipur |
15204 | Lucknow-Barauni Express | Stacioni i nisjes | Barauni |
16094 | Gomti Sagar Express | Stacioni i nisjes | Chennai |
15009 | Chitrakoot Express | Stacioni i nisjes | Jabalpur |
12593 | Lucknow Bhopal Garibrath Express | Stacioni i nisjes | Bhopal |
15008 | Krishak Express | Stacioni i nisjes | Varanasi |
Shërbimet EMU-MEMU-DEMU nga Nyja e Lucknowt
RedaktoSTACIONI | SHËRBIMI |
---|---|
LJN-BARABANKI | MEMU |
LJN-KANPUR | MEMU |
LJN-Sitapur | MEMU (i propozuar) |
LJN-GONDA | DEMU (i propozuar) |
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Historical Places in Lucknow". Arkivuar nga origjinali më 3 korrik 2006. Marrë më 27 tetor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c "LJN/Lucknow Junction NER (6 PFs)". indiarailinfo.com. Marrë më 30 prill 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Historical Places in Lucknow". Arkivuar nga origjinali më 3 korrik 2006. Marrë më 27 tetor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "LKO/Lucknow Charbagh NR (9 PFs) Railway Station - Train Departure Timings - India Rail Info". India Rail Info.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Lucknow Railways Station -Charbagh -Welcome to the City of Nawabs - Lucknow Travel Guide". google.com.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "India's best railway stations". Rediff. 14 mars 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Lucknow police station gets ISO-9001 certification". Yahoo! News India. IANS. 11 mars 2012. Arkivuar nga origjinali më 2 prill 2015. Marrë më 27 tetor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Charbagh Station, Famous Charbagh Station, Charbagh Station Lucknow, Charbagh Railway Station, Charbagh Station of Uttar Pradesh". onlytravelguide.com.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ http://www.nr.indianrailways.gov.in/view_section.jsp?lang=0&id=0,1,263,314,316