Stacioni i autobusëve në Prishtinë (anglisht: Prishtina bus station) është një ndërmarrje publike e cila merret me transportin e udhëtarëve, duke siguruar lidhje me gjithë Kosovën si dhe një varg destinacionesh ndërkombëtare kontinentale. Stacioni ndodhet 2 km në jugperëndim të qytetit, afër Bulevardit Bill Klinton.[1] [2] [3]

Stacioni i autobusëve në Prishtinë
Stacioni i autobusëve në Prishtinë
Stacioni i autobusëve në Prishtinë

Historiku

Redakto

Ndërmarrja Publike "Stacioni i Autobusëve" në Prishtinë është themeluar në vitin 1977, me iniciativën e Kuvendit Komunal të Prishtinës. Ndërtimi i objektit të tanishëm të stacionit filloi në vitin 1982 me financimin e fondit të atëhershëm për ndërtim dhe zhvillim. Një vit më vonë, pra në vitin 1983 ndërmarrja është vendosur në objektin e ndërtuar, aty ku ndodhet edhe sot. Pas përfundimit të luftës, në vitin 1999, ndërmarrja është administruar nga Agjencia Kosovare e Mirëbesimit (AKM), në ndërkohë që në vitin 2015 është transformuar në ndërmarrje publike komunale, e organizuar si shoqëri aksionare, me Kuvendin Komunal (KK) të Prishtines si pronar të vetem të ligjshem të të gjitha aksioneve të ndërmarrjes. Në këtë kontekst, KK i Prishtinës ushtron kompetencat dhe përgjegjësitë e parapara me ligjet në fuqi, por edhe me statut dhe akte të tjera nënligjore të ndërmarrjes. [4] [5]

Linjat e autobusëve

Redakto

Autobusët me distanca të gjata

Redakto
 
Autobus i linjës ndërkombëtare
Fillimi Mbarimi Çmimi Koha
Prishtinë Pejë 5(euro) 07:30-çdo 20 min
Prishtinë Gjakovë 4(euro) 07:30-çdo 20 min
Prishtinë Prizren 4(euro) 07:30-çdo 20 min
Prishtinë Mitrovicë 1.50(euro) 07:30-çdo 20 min
Prishtinë Gjilan 2(euro) 07:30-çdo 20min
Prishtinë Skenderaj 2 (euro) 07:30-çdo 20 min
Prishtinë Ferizaj 2(euro) 07:30-çdo 20 min

Linja ndërkombëtare e autobusave

Redakto
Fillimi Mbarimi Çmimi(euro) Koha Dita
Prishtinë Beograd 10-15(euro) 11:00-17:00 E hëne-e diele
Prishtinë Tetova 5-10(euro) 06:30- 09:30 E hëne-e diele
Prishtinë Tirana 10-15 (euro) 06:00- 12:00 E hëne-e diele
Prishtinë Shkup 5 (euro) 07:55-09:30 E hënë-e diele
Prishtinë Podgoricë 10-15(euro) 17:45- 23:00 E hëne-e diele

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Gail Warrander; Verena Knaus; Larissa Olenicoff; Bridget Nurre Jennions (2017). Kosovo (në anglisht). Bradt Travel Guides. fq. 90. ISBN 9781784770587. Marrë më 2020-04-13.
  2. ^ "Nis linja e rregullt e autobusit Prishtinë - Aeroport - Prishtinë". koha.net. koha.net. Marrë më 12 prill 2020.
  3. ^ "Orari për linjën e autobusit, Prishtinë- Aeroport- Prishtinë". albinfo.ch. 1 maj 2019. Marrë më 13 prill 2020.
  4. ^ "Long-distance buses - Arrival & Transport in Pristina - In Your Pocket city guide - essential travel guides to cities in Kosovo" (në anglisht). inyourpocket.com. Arkivuar nga origjinali më 2 maj 2015. Marrë më 2014-03-02.
  5. ^ http://www.inyourpocket.com/data/download/pristina.pdf

Lidhje të jashtme

Redakto
Një kategori në Wikimedia Commons përmban dokumente multimediale për Stacioni i autobusëve në Prishtinë.