Stacioni i autobusëve në Pejë është një ndërrmarrje lokale aksionare me seli në qytetin e Pejës.

Përmbledhje

Redakto

Pas përfundimit të luftës, në vitin 1999, ndërmarrja është administruar nga Agjencia Kosovare e Mirëbesimit (AKM), në ndërkohë që në vitin 2015 është transformuar në ndërmarrje publike komunale, e organizuar si shoqëri aksionare, me Kuvendin Komunal të Pejës si pronar të vetem të ligjshem të të gjitha aksioneve të ndërmarrjes. Në këtë kontekst, KK i Pejës ushtron kompetencat dhe përgjegjësitë e parapara me ligjet në fuqi, por edhe me Statut dhe akte të tjera nënligjore të ndërmarrjes.

Ndërmarrja realizon të hyra vetanake dhe nuk varet nga buxheti komunal. Burimet kryesore të të hyrave janë shërbimi i peronizimit (pranimi dhe përcjellja e autobusëve), shërbimi i shitjes së biletave për operatorët e transportit, shërbimi i ruajtjes së bagazhit të udhëtarëve, shërbimi i parkingut, shërbimi i poligoneve për autoshkolla, qiradhënia e lokaleve afariste në pronësi të Stacionit.

Sipas Statutit, ndërmarrja posedon organet e saj drejtuese: Bordin e Drejtorëve, kryeshefin ekzekutiv, sekretarin korporativ, zyrtarin kryesor të thesarit e financave, auditorin e brendshëm, dhe personelin tjetër mbështetës, të angazhuar sipas skemës organizative të ndërmarrjes.[1] [2]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto