Stampa:15 Mars
- 1493 - Cristofor Colombus kthehet në Spanjë pas udhëtimit të parë në Amerikë. (Figura)
- 1776 - Karolina e Jugut bëhet shteti i parë amerikan që shpall pavarësinë e saj nga Britania e Madhe, duke krijuar Qeverinë e pavarur. Shtetet e sotme amerikane ishin koloni britanike.
- 1820 - Mainet bëhet shteti i 23-të që i bashkohen Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
- 1848 - Një revolucion shpërthen në Hungari. Drejtuesit habsburgë detyrohen të pajtohen me kërkesat e partisë së Reformës.
- 1922 - Pasi Egjiptit i lejohet pavarësimi nga perandoria britanike, Fuadi I emërohet mbreti i parë i Egjiptit modern.
- 1990 - Gjatë luftës së Gjirit, Iraku var gazetarin Farzad Barzof, i cili dënohet për spiunim. Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin munduar ta rrëzonin regjimin e Saddam Husseinit, i cili kishte pushtuar Kuvajtin. Hussein u rrëzua nga pushteti më 2003 pas ndërhyrjes amerikane.
- 1990 - Mikhail Gorbachev zgjidhet presidenti i parë ekzekutiv i Bashkimit Sovjetik. Ai drejtoi vendin gjatë kohës së ndarjes së republikave sovjetike.