Stampa:1 Mars
- 492 - Gelasius bëhet Papë.
- 752 para erës së re – Remuli shënon triumfin e parë si mbret i Romës.
- 1565 - Portugezët themelojnë Rio de Janeiro.
- 1803 - Ohio bëhet shteti i shtatëmbëdhjetë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
- 1872 - Është themeluar parku nacoinal Yellowstone në SHBA, i pari park naconal në botë.
- 1973 - Stuhia e terroristëve të “Shtatorit të Zi” fillon vrasjet e zyrtarëve diplomatikë të Arabisë Saudite në Khartoum të Sudanit.
- 1992 - Bosnjë-Hercegovina shpall pavarësinë e saj nga Jugosllavia. Serbia nuk e pranon mëvetësinë e shtetit boshnjak dhe fillon luftën më të përgjakshme në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Lufta përfundon më 1995 pas Marrëveshjes së Paqes, të arritur në Dayton të SHBA-së.
- 2002 - Sulm i ShBA-së mbi Afganistan: Operacioni Anakonda fillon në lindje të Afganistanit.
- 2007 - Një valë e tornadove godet Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke lënë së paku 20 të vdekur.