Stampa:Twinkle standard installation

Kur dhe ku përdoret

Redakto

Kjo etiketë mund t'i vendoset një artikulli tek kreu (dmth. jo në faqen e diskutimit të një artikulli) që ka përmbajtje të të rëndësishme, jo sipërfaqësore të shkruar apo redaktuar nga subjekti i vet ose nga dikush që e përdor një llogari të përbashkët të një biznesi apo organizate tjetër për të cilën punon subjekti apo me të cilën është dukshëm i afërt, pa marrë parasysh vërtetësisë së përmbajtjes, meqë redaktimi autobiografik i Wikipedisë nuk këshillohet. Ajo duhet të përdoret vetëm kur kur përmbajtja autobiografike në një artikull të Wikipedisë është mjaft e vërtetuar, jo vetëm kur dyshohet.

Nëse një përdorues e krijon një artikull mbi veten dhe e kumton në faqen e tyre se e kanë shkruar, kjo do të ishte dëshmi e shkrimit autobiografik. Shembuj të tjerë, që mund të mos mjaftojnë kur janë vetëm por mund të jenë mjaft kur bashkohen me informata tjera, do të përfshinin ngjajshmërinë e ngushtë të emrit të përdoruesit dhe atë të artikullit që po e redakton (p.sh. një përdorues me emrin F. Fisteku po e redakton një artikull të quajtur "Filan Fisteku" mund të jetë duke e shkruar bindshëm nga pikëpamja autobiografike, mirëpo është gjithherë më mirë ta kontaktoni përdoruesin që ta verifikoni para se ta etiketoni artikullin) ose një përdorues duke cekur në faqen e diskutimit të artikullit që ata janë subjekti i tij dhe që e shkruajtën atë. Përmendja e informatave të shumta personale pa referime si numri dhe emrat e fëmijëve jo të shquar, një listë të hobeve, preferencat në muzikë apo ushqim, etj. nuk janë vetvetiu dëshmi të një autobiografike, mirëpo mund të jetë pjesë e një mase të dëshmive që e bën të bindshme atë dyshim. Një artikull i shkruar sikur një CV ka shansa të larta që të jetë autobiografik.

Kjo etiketë është më specifike sesa stampa {{COI}} për konflikte të interesit. Ajo duhet të përdoret në vend të saj kur artikulli në pyetje nuk ndikohet vetëm prej një konflikti të interesit por kur ky konflikt është përkatësisht autobiografik.

Mos e përdorni këtë etiketë kur përdorimi i saj do të shpaloste identitetin e një përdoruesi të Wikipedisë me pseudonim. Shkelja e privatësisë së përdoruesis duke ia shpalosur emrin e tyre të vërtetë apo informata tjera personale mund të rezultojë në një pezullim të pacaktuar të llogarisë. Nëqoftëse është ky rasti, përdorni stampën më të përgjithshme {{COI}}.

Mos e përdorni këtë etiketë për ta shënuar një artikull autobiografik që s'ka as lidhje të jashtme as referime– artikuj si këta munden thjesht të propozhen për grisje.

Mos e përdorni këtë etiketë për t'i identifikuar artikujt që e kanë pasur përmbajtjen e tyre të redaktuar nga subjektet e tyre në mënyra vetëm sipërfaqësore (korrigjimi i gabimeve drejtshkrimore, stilit apo shtrirjes së artikullit). Vini re se ndryshimet e ditës apo vendit të lindjes, emrave të punëdhënësve apo bashkëshortëve, titujve apo mirënjohjeve që i ka fituar subjekti, etj., nuk janë sipërfaqësore.

Mos e përdorni këtë etiketë për çfarëdo artikulli që s'ka kurrfarë mundësi të të qënit autobiografik si pasojë e temës së vet (artikuj për një specie shtaze, ose artikuj rreth një monumenti historik, për shembull).

Mos e përdorni këtë etiketë për artikujt që kanë për temë një institut apo korporatë (mirëpo, një artikull autobiografik i shkruar nën një llogari të ndaluar të përbashkët apo institucionale mund të fitojë këtë etiketë, pasi lidhja mes institutit dhe personit është një konflikt interesi dhe subjekti është biografik).

Kur të hiqet

Redakto

Kjo etiketë duhet të hiqet kur redaktimi autobiografik është zhbërë ose përmbajtja e një redaktimi të tillë është vërtetuar në mënyrë të pavarur nga një redaktor tjetër i Wikipedisë dhe i vlerësuar/redaktuar për neutralitet, balancë, dhe paanshmëri. Ai redaktor/ajo redaktore duhet ta cekë këtë në përmbledhjen e redaktimit kur e heq etiketën. Përdoruesi i cili bëri redaktimin që ia fitoi artikullit etiketën duhet të paralajmërohet mos të bëjë redaktime të tilla sërish, duke shtuar stampën {{uw-coi}} në faqen e tyre të diskutimit ose duke ia lënë një mesazh më personal atje që i shpjegon me kujdes mos ta redaktojë artikullin në të ardhmen e t'i rishikojë udhëzimet në WP:COI për ta shmangur shtesën e etiketës mbi artikull sërish.

Etiketa mund të hiqet poashtu nëse dikush e ka reduktuar apo kufizuar përmbajtjen e artikullit në një sasi të vogël të fakteve të vërtetuara pavarur që s'bëjnë më shumë sesa ta përforcojnë shquarësinë e artikullit dhe e bëjnë pak-a-shumë një artikull cung. Një autobiografi cung që përfshin referime drejt burimeve të pavarura, të vërtetuara dhe të besueshme të cilat e përforcojnë shquarësinë e subjektit nuk fitojnë asgjë nga kjo etiketë.

Mos e hiqni etiketën nëse jeni subjekti i artikullit dhe keni bërë redaktime të rëndësishme tek ai ose e keni shkruar komplet artikullin vet. Mënyra e vetme për subjektet e artikujve që të propozojnë ndryshime është përmes faqes së diskutimit dhe duke e cekur konfliktin e pandarë të interesit ose në tekstin e propozimit ("Unë jam subjekti i këtij artikulli dhe dua të propozojë ndryshimet në vijim...") ose në faqen e përdoruesit të subjektit përmes stampës {{UserboxCOI}}. Stampa {{edit COI}} mund të përdoret që t'i sinjalizojë redaktorët tjerë t'i konsiderojnë ndryshimet e propozuara. Kanali i duhur për ta kërkuar që një artikull të shkruhet për ty është përmes Wikipedia:Artikuj të dëshiruar.

Kjo stampë do t'i shtojë faqet tek nënkategoria për Kategoria:Artikuj autobiografikë.

Përdorimi

Redakto

TemplateData

Redakto
Këtu janë të dhënat e stampës për këtë stampë që përdoren nga TemplateWizard, VisualEditor dhe vegla të tjera.

Të dhënat e stampës për stampën Autobiografi

Për të treguar se një artikull është një autobiografi, d.m.th. një biografi e një personi të gjallë të shkruar nga subjekti i tij (ose dikush i lidhur ngushtë me ta).

Template parameters

ParameterDescriptionTypeStatus
Pjesa e ndikuar1

Pjesa e artikullit që është një autobiografi.

Suggested values
Seksioni Nënseksioni Artikulli
Example
Seksioni
Stringoptional
Seksioni i diskutimittalk 2

Seksioni i faqes së diskutimit të artikullit ku keni filluar një diskutim rreth shqetësimit të autobiografisë, në ekzistoftë një seksion i tillë.

Example
Autobiography concern
Stringoptional
Muajidate

Muaji në të cilin u shtua kjo stampë. Ky parametër përdoret për shtimin e faqes në kategorinë e pastrimit mujor.

Example
shkurt 2025
Auto value
{{subst:CURRENTMONTHNAME}} {{subst:CURRENTYEAR}}
Stringrequired

Shih edhe

Redakto
  • {{COI}} – për artikuj që janë të shkruar më shumë nga redaktorë me një konflikt interesi.
  • {{Ngjan me CV}}
  • {{uw-autobiography}} – përdoret për t'i paralajmëruar redaktorët kur shkruajnë një artikull apo draft për vetveten.