Stavri Kristo (Odriçan, 24 shtator 1929 - 3 prill 2016) ka qenë gazetar dhe shkrimtar shqiptar.


U lind në Odriçan të Përmetit. Në shkurt të vitit 1949, fillon punë si gazetar në gazetën "Puna" e më pas në revistën "Letrari i ri". Ndërkohë përfundon në Tiranë shkollën e mesme të gjuhëve të huaja dhe më pas niset në Moskë për të punuar 8 vjet me rradhë si gazetar në Radio-Moska ku edhe diplomohet për teori letërsie në Universitetin "Lomonosov". Pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, fillon punë si gazetar në Radio-Tirana e më pas si redaktor dhe përgjegjës i redaksisë së romanit në shtëpinë botuese "Naim Frashëri" ku edhe del në pension. Stavri Kristo krahas shkrimeve në organe të ndryshme të shtypit, ka botuar edhe disa libra si "Ëndrrat e të gjithë brezave", "Rruga gjer te yjet", "Dikur në këtë vend", "Në Moskë, mes Hrushovit dhe Enverit" etj. U nda nga jeta më 3 prill 2016.