Stephen Hawking
Stephen William Hawking, CH, CBE, FRS, FRSA (8 janar 1942 - 14 mars 2018)[1] është një prej fizikanëve teorik më te njohur në botë. Hoking ishte astrofizikan dhe që nga viti 1979 pronar i katedrës lukasiane dhe profesor matematike në Universitetin e Kembrixhit (detyre që mbahej dikur nga Isak Njutoni), dhe anëtar i Kolegjit Gonvil dhe Kaius, Kemb. Stefan Hoking solli punë të rëndësishme mbi kozmologjinë, kurse kërkimi i tij është para së gjithash lëmi i fizikes (vrimat e zeza). Ai iu bë i njohur publikut dhe botës studimore nëpërmjet librave të tij shkencorë mbi fizikën moderne.
Në vitin 1963 Hawking u diagnostikua me Amyotrophe Lateralsklerose (ALS), dhe që prej vitit 1968 është udhëzuar të përdorë karrocë të paaftësh. Nga një prerje e kanaleve të frymëmarrjes humbi në vitin 1985, aftësinë e të folurit dhe për të komunikuar përdor një kompjuter të posaçëm folës.
Jeta
RedaktoHawking lindi me 8 janar te vitit 1942. Babai i tij ishte Frank Hawking dhe e ëma e tij Isobel Hawking. Këta të fundit studimet i mbaruan te dy ne Universitetin e Oksfordit. Frank H. studioi ne fushen e mjekësisë ndersa Isobel H. studioi per Filozofi, politike dhe ekonomi. Në 1950 kur Stephen ishte vetëm 8 vjeç, familja Hawking u shperngul ne St. Albans Hertfordshire. Hawking filloi shkollimin e tij ne "Byron House School". Ai mori pjese ne "Radlett School" per 1 vit dhe me pas prej shtatorit te vitit 1952 vazhdoi shkollimin ne "St Albans School". Familja e tij nuk mund ti perballonte tarifat shkollore pa burime financiare, keshtu që shpresa e tyre e vetme ishte qe Stephen të arrinte të fitonte nje burse shkollimi. Babai i tij dëshironte qe ai te shkollohej më tej ne "Westminster School", por 13 vjeçari u semur në diten e provimit per burse. Ne vitin 1958 dhe me ndihmën e mësuesit te matematikes Dikran Tahta, ndërtuan një kompjuter me pjese pjesë orash, një komutatori të vjetër telefonik dhe të tjera komponente. Edhe pse në shkollë ishte i njohur si "Einstein", Hawking nuk ishte i suksesshëm qe ne fillim. Me kohë, ai filloi të tregojë aftësi të konsiderueshme për lëndët shkencore, dhe i frymëzuar nga Tahta, kishte vendosur të studionte për matematikë. Babai i tij e këshilloi të studionte per mjekësi, i shqetësuar se në lëndën e matematikes nuk kishte vende të mjaftueshme per pune. Per shkak te kesaj por edhe per arsye te tjera Hawking vendosi te studiojë lenden e fizikes dhe kimisë. Pavaresisht keshillave te drejtorit qe ai te priste deri ne vitin tjeter, ne Mars te vitit 1959, atij i ishte ofruar nje bursë pas marrjes se rezultateve te provimeve. Hawking ne tetor te vitit 1959, perkatesisht ne moshen 17 vjeçare, vazhdoi studimet ne Kolegjin e Universitetit te Oksfordit. Ne 18 muajt e pare ai ishte i vetmuar dhe i merzitur pasi ishte shume më i ri se sa studentet e tjere. Gjate vitit te dyte dhe te tretë ne universitet, sipas Berman, Hawking beri ndryshime te medha, duke u perpjekur te ishte nje nder studentet me te dalluar. Ndryshe nga studentet e tjere, ai ishte shume i perkushtuar edhe ndaj muzikes klasike. Eshte konstatuar se Hawking ka studiuar rreth 1000 ore gjate 3 viteve te studimeve te tij. Ne tetor te vitit 1962 ai filloi punen e tij pasuniversitare ne Trinity Hall - Cambridge. Si student doktorature, viti i parë per Hawking ishte mjaft i veshtire. Pasi u diagnostikua me semundjen motor-neurone, Hawking ra ne depresion. Mjeket supozonin se kishte edhe 2 vjet jetë, por semundja e tij nuk u zhvillua aq shpejt, megjithate problemet ne te ecur, ne frymerrje dhe ne levizjen e gjymtyrve filluan. Prape se prape i frymezuar nga Roger Penrose, ai vazhdoi hulumtimet e tij rreth te ashtuquajturave "Vrimat e zeza" qe pershkojne universin. Si nje kozmolog i persosur, Hawking shkroi tezën e tij mbi kete teme. Hawking ka marrë një bursë kërkimore në Gonville dhe Caius College dhe ne vitin 1966 ai doktoron ne degen e filozofise. Kur Hawking ishte diplomuar ne Cambridge, ai krijoi lidhje me nje vajze te quajtur Jane Wilde qe njeheresh ishte edhe mikja e motres se tij. Atë e njohu pak kohe para se te diagnostikohej me semundjen e tij, por kjo nuk e nderpreu mardhenien mes tyre. Ata u martuan me 14 korrik te vitit 1965. Çifti kane 3 femije, nje djale me emrin Robert (1967), nje vajze Lucy (1970) dhe femija i tretë, djaloshi Timothy (1979). Ne pranveren e vitit 1995 Çifti u divorcuan, Hawking u martua me Mason ne shtator te po atij viti. Me 2006 Hawking u divorcua ne heshtje nga Mason duke e rikthyer lidhjen e tij me Jane dhe ne ate kohe ajo boton librin "Udhetim ne pafundesi".
Sëmundja
RedaktoStephen Hawking vuante nga nje semundje e njohur si skleroza laterale amiotrofike (motor-neurone). Hawking kishte përjetuar vështirësi ne te ecur dhe ne vozitje. Diagnoza e sëmundjes neurone motorike u be në vitin 1963 kur Hawking ishte 21 vjecar. Në atë kohë, mjekët i dhane atij vetem dy vjet jete. Në fund të viteve 1960, aftësitë fizike te tij u perkeqsuan. Tanime ai nuk mund te shkruante dhe ecte shtrember, por ai ne kete kohe kishte zhvilluar metoda kompensuese vizuale, duke përfshirë edhe duke parë ekuacionet në drejtim të gjeometrisë. Me 1960 ai u be i njohur per karrocen e tij te dixhitalizuar. Ai pastaj mori një program kompjuterik të quajtur "barazimin" nga Walt Woltosz. Kjo eshte nje metodë që ai e përdor në këto ditë, duke pershtatur fraza, fjalë dhe shkronja nga një bankë prej rreth 2,500-3,000 nga ato që janë skanuar. Hawking ka ruajtur nje zë origjinal, duke thënë se ai e preferon qe te identifikohet me ate ze.
Hawking gradualisht ka humbur përdorimin e dorës së tij, dhe me 2005 ai filloi të kontrollojë pajisjen e tij të komunikimit me lëvizjet e muskujve të faqeve, me një normë prej rreth 15 fjalë për minutë. Veshtersite u shtuan edhe ne frymarrjen e tij ku si pasoje e nje operacioni ne kanalet e frymarrjes, ai humb totalisht aftesine e to folurit. Tani Hawking eshte pothuaj teresisht i paralizuar.
Veprat
Redakto-A Brief History of Time (1988) -Black Holes and Baby Universes and Other Essays (1993) -The Universe in a Nutshell (2001) -On The Shoulders of Giants (2002) -A Briefer History of Time (2005) -God Created the Integers: The Mathematical Breakthroughs That Changed History (2005) -The Grand Design (2010) -My Brief History (2013)
Punet akademike
Hawking, S. W.; Penrose, R. (1970). "The Singularities of Gravitational Collapse and Cosmology". Mathematical,Physical and Engineering Sciences 314 (1519): 529–548. Bibcode:1970RSPSA.314..529H. doi:10.1098/rspa.1970.0021.
Hawking, S. (1971). "Gravitational Radiation from Colliding Black Holes". Physical Review Letters 26 (21): 1344–1346. Bibcode:1971PhRvL..26.1344H. doi:10.1103/PhysRevLett.26.1344. Hawking, S.W. (1972). "Black holes in general relativity". Communications in Mathematical Physics 25 (2): 152–166. Bibcode:1972CMaPh..25..152H. doi:10.1007/BF01877517. Hawking, S. W. (1974). "Black hole explosions?". Nature 248 (5443): 30–31. Bibcode:1974Natur.248...30H. doi:10.1038/248030a0. Hawking, S.W. (1982). "The development of irregularities in a single bubble inflationary universe". Physics Letters B 115 (4): 295–297. Bibcode:1982PhLB..115..295H. doi:10.1016/0370-2693(82)90373-2. Hartle, J.; Hawking, S. (1983). "Wave function of the Universe". Physical Review D 28 (12): 2960–2975. Bibcode:1983PhRvD..28.2960H. doi:10.1103/PhysRevD.28.2960. Hawking, S. (2005). "Information loss in black holes". Physical Review D 72 (8): 084013. arXiv:hep-th/0507171. Bibcode:2005PhRvD..72h4013H. doi:10.1103/PhysRevD.72.084013.
Filmat dhe serite:
A Brief History of Time (1992) Stephen Hawking's Universe (1997) Hawking – BBC television film (2004) starring Benedict Cumberbatch Horizon: The Hawking Paradox (2005) Masters of Science Fiction (2007) Stephen Hawking and the Theory of Everything (2007) Stephen Hawking: Master of the Universe (2008) Into the Universe with Stephen Hawking (2010) Brave New World with Stephen Hawking (2011) Stephen Hawking's Grand Design (2012) The Big Bang Theory (2012) Stephen Hawking: A Brief History of Mine (2013) The Theory of Everything – Feature film (2014) starring Eddie Redmayne
Shkrimet qe i punoi bashke me vajzen e tij Lucy:
George's Secret Key to the Universe (2007) George's Cosmic Treasure Hunt (2009) George and the Big Bang (2011)
Çmimet
Redakto1.Presidential Medal of Freedom 2009
2.Copley Medal 2006
3.Albert Einstein Award 1978
4.Hughes Medal 1976
5.Albert Einstein Medal 1979
6.Adams Prize 1966
7.Gold Medal of the Royal Astronomical Society 1985
8.Wolf Prize in Physics 1988
9.Dannie Heineman Prize for Mathematical Physics 1976
10.Eddington Medal 1975
11.Fonseca Prize 2008
12.Special Breakthrough Prize in Fundamental Physics 2013
13.Dirac Medal of the Institute of Physics 1987
14.Prince of Asturias Award for Concord 1989
Vdekja
RedaktoHawking vdiq në Kembrixh, Angli, në mëngjesin e hershëm e 14 marsit 2018.[2][3] Familja e tij nuk e zbuloi shkakun e vdekjes, vetëm kanë thënë se "ai ka vdekur në paqe".[4][5]
Thënie
Redakto- Qëllimi im është i thjeshte. Është një kuptim i plotë i gjithësisë, pse ajo është ashtu si është dhe fundja pse ekziston.
- Jo vetëm që Perëndia luan zare, por... ai nganjëherë i hedh ato atje ku nuk mund të shihen.
- Nuk është e qartë që mençuria ka ndonjë vlerë mbijetuese afatgjate.
- Të kufizosh vëmendjen tonë tek gjërat tokësore do të ishte të kufizosh shpirtin njerëzor.
- Unë mendoj që viret kompjuterike duhet të njihen si forme jete. Unë mendoj se ato tregojnë diçka mbi natyrën njerëzore që e vetmja formë e jetës që kemi krijuar kaq shume është krejtësisht shkatërrimtare. Ne e kemi krijuar jetën në shëmbëlltyrën tonë.
- E gjithë historia e shkencës ka qenë kuptimi i ngadaltë se ngjarjet nuk ndodhin në një mënyrë të gjykueshme, por qe ato pasqyrojnë një farë rendi të nëntëshëm, i cili mund ose nuk mund te jetë i frymëzuar hyjnish.
- Ka baza për një optimizëm të kujdesshëm se ne tani mund të jemi afër fundit të kërkimit për ligjet e fundit të natyrës.
Referime
Redakto- ^ Physics Pioneer Stephen Hawking Is No More, Dies Peacefully At 76
- ^ Overbye, Dennis (14 mars 2018). "Stephen Hawking Dies at 76; His Mind Roamed the Cosmos - A physicist and best-selling author, Dr. Hawking did not allow his physical limitations to hinder his quest to answer "the big question: Where did the universe come from?"". The New York Times. Marrë më 14 mars 2018.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Penrose, Roger (14 mars 2018). "Stephen Hawking obituary". The Guardian. Marrë më 14 mars 2018.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Allen, Karma (14 mars 2018). "Stephen Hawking, author of 'A Brief History of Time,' dies at 76". ABC News. Marrë më 14 mars 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Barr, Robert. "Physicist Stephen Hawking dies after living with ALS for 50-plus years". SFGate. Marrë më 14 mars 2018.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
Redakto- Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}. Faqja vetjake e Stivën Hoking