Fjala Stratigrafi do të thotë përshkrim i shtresave (stratum, lat.-shtresë).

Ka dy përshkrime, bazuar në Fjalorin e Gjeologjisë nga Dëfrim Shkupi të vitit 1984

  • 1. Degë e gjeologjisë historike që studion formën, vendosjen, përhapjen, vijueshmërinë, kronologjinë, klasifikimin dhe mardhëniet e shtresave shkëmbore në renditjen e tyre normale, sipas një tipari ose sipas të gjitha karakteristikave, vetive e cilësive të shkëmbinjve. Stratigrafia studion dhe origjinën, përbërjen, historinë, moshën, mardhëniet me evolucionin organik dhe karakteristika të tjera të shumta të shkëmbinjve sedimentarë si dhe të shkëmbinjve vullkanogjenë e intruzivë, duke përcaktuar moshën e tyre relative e absolute.
  • 2. Përshkrimi i vijueshmërisë së shtruarjes së formimeve gjeologjike të një vendi çfarëdo ose të një krahine

Shiko edhe

Redakto

Gjeologjia