Arkimed Lushaj, i njohur në skenë si Stresi, është këngëtar i rrymës hip hop nga Shqipëria. Ai e nisi karrierën në vitin 2007, kur ishte 20 vjeç.[1] Stresi është gjithashtu themeluesi i labelit muzikor Bad Boys 4 Life.[2]

Stresi
Emri i lindjesArkimed Lushaj
Gjithashtu njohur siStresi
Lindi (1987-06-15) 15 qershor 1987 (36 vjeç)
Tropojë, Shqipëri
ZhanretHip-Hop, Rap
Këngëtar
Vitet aktik2004 - tani
LabeliBad Boys 4 Life (BB4L)
Websitewww.stresi.al

Stresi u angazhua me muzikën që në fëmijërinë e hershme. Ka kënduar dhe interpretuar në disa shfaqje që organizoheshin për shqiptarët e diasporës në kohën kur familja e tij kishte emigruar në Belgjikë. Gjatë karrierës së mëvonshme ka qenë pjesëmarrës në disa festivale nga ku është vlerësuar me çmimin “Best Hip Hop”. Albumet e tij janë “Rrugë pa kthim” dhe “Bad Boys In Town”.[3][4][5]

Fëmijëria dhe adoleshenca Redakto

Stresi lindi në 15 Qershor, 1986 në Tropojë. Aty kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë deri kur familja do largohej për në Belgjikë. Do të jetonte atje për disa vite deri në 2007-ën. Sapo u rikthye ishte koha për të nisur edhe karrierën muzikore. [6]

Historia e emrit “Stresi” ka ardhur nga mënyra sesi e ëma e thërriste kur ishte i vogël. Djali çapkën kishte tentuar të largohej me shokët për në Greqi, ndaj mamaja e quante “Stresi”. Ai është fëmija më i vogël i familjes me tre fëmijë. Ka një motër më të madhe dhe një vëlla më të madh. 

Përpos muzikës, Stresi ka përfunduar studimet e larta për Psikologji edhe pse asnjëherë nuk e ka ushtruar profesionin për shkak të karrierës muzikore. [7]

Karriera Redakto

Angazhimet e para muzikore kanë nisur në kohën kur jetonte në Belgjikë. Atje merrte pjesë në aktivitete të ndryshme që organizoheshin për shqiptarët e diasporës. Për publikun e gjerë u bë i njohur në vitin 2008. Ishte pjesëmarrës në Top Fest me këngën “Sonte është nata jem”. Po në të njëjtin vit publikoi klipin e parë “Si me lek Si pa lek”. [8]

Stresi ka krijuar disa këngë dhe e para ka qenë “Unë jam”. E krijoi në vitin 2004 kur ende nuk ishte i njohur. 

Ai numëron një sërë pjesëmarrjesh nëpër festivale nga ku ka dalë me çmime si “Best Hip Hop”. Bashkëpunimet gjatë gjithë karrierës janë të shumta edhe pse Stresi nuk ka qenë asnjëherë pjesë e ndonjë grupi muzikor. Ai është themelues i Labelit “Bad Boys For Life”. [9]

Festivalet dhe çmimet Redakto

Stresi ka publikuar dy albume. “Bad Boys in Town” dhe “Rrugë pa kthim”. Nga pjesëmarrjet në festivale ka dalë gjithmonë me çmime. Është vlerësuar dy herë me “Best Hip Hop” në “Top Fest” dhe 3 herë me “Best Hip Hop” në “Kënga Magjike”.

Menaxheri muzikor, aktual, është Flor Bana. 

Viti Festivali Çmimi Kënga
2018 Kënga Magjike Stresi - Te du mom
2017 Kënga Magjike Çmimi i Internetit[10][11] Stresi ft. Anxhelo Koci & Flor Bana - Sa her e don
2015 Kënga Magjike Best Hip-Hop Stresi - Mos Ma Luni Gocën
2012 Top Fest 9 Best Hip-Hop & RnB Stresi & Xheraldina - Lamtumirë
2010 Kënga Magjike Best Hip-Hop Stresi - Tik Tak
2010 Top Fest 7 Stresi - My Love
2009 Kënga Magjike Stresi - Hi...
2009 Top Fest 6 Stresi & Alba G - Sonte eshte nata ime

Diskografia Redakto

Albume  Redakto

Stresi - Archimed (2023)


Stresi - Bad Boys (2011)

  1. Stresi - Bad Boys
  2. Stresi - E Kam 1 Feeling
  3. Stresi - She Is My Baby
  4. Stresi - Dikush Më Tha
  5. Stresi - Gansta Zone
  6. Stresi - Ca Bone
  7. Stresi - Flirt
  8. Stresi - Etje Per Sukses
  9. Stresi - Ndihem Ok
  10. Stresi & Emiliano Pa Kufijt - Shoku I Ngusht
  11. Stresi - Fuck Top

Stresi - Rruge Pa Kthim (2010)

  1. Stresi - Intro (Rruge Pa Kthim)
  2. Stresi - My Love
  3. Stresi - Sun E Bon Sikur Un
  4. Stresi - Hi...
  5. Stresi - Po Kom Qef
  6. Stresi - Se Si Bohet
  7. Stresi - E Di Vet
  8. Stresi - Ta Ha Buzen
  9. Stresi - Rri Larg
  10. Stresi - Ah Femnat
  11. Stresi - Pom P'pelqen
  12. Stresi - Bonjour Madame (Diss OTR)
  13. Stresi - Game Over (Diss OTR & GG)
  14. Stresi - Sa T`jem Gjall
  15. Stresi - Si Superstar
  16. Stresi - Skip (Rruge Pa Kthim)

Këngët/Songs Redakto

  • 13 Korrik 2023: Stresi - Cocaina
  • 19 Maj 2023: Stresi x Noizy - Medalioni
  • 13 Mars 2023: Stresi - Kosove Shqipni
  • 13 Janar 2023: Stresi x One T - Nobody
  • 27 Dhjetor 2022: Stresi - Me Ka Marr Malli (Brilant Martinaj)
  • 23 Dhjetor 2022: BBVK - Bigu Jemi Ne
  • 15 Tetor 2022: Stresi - I Smoke Them
  • 29 Korrik 2022: Stresi - M'ke Harru
  • 13 Korrik 2022: Stresi x One T - Win Win
  • 15 Qershor 2022: Stresi x Flor Bana - CoCo
  • 20 Maj 2022: Stresi - Noise
  • 23 Prill 2022: Stresi x Niku Bossi - Paranoia
  • 11 Mars 2022: Stresi - Savage
  • 8 Shkurt 2022: Stresi x Ger - Mafioz
  • 24 Dhjetor 2021: Stresi x Bala - Shoqnia
  • 26 Nëntor 2021: Stresi x Pakufijt - Jo Jo Jo
  • 22 Tetor 2021: Stresi x Il Ghost - Midis Europes
  • 17 Tetor 2021: Stresi A T'ka Marr Malli
  • 2 Korrik 2021: Stresi - Po Foli I Fundit
  • 15 Qershor 2021: Stresi x Ish - Out Of My Mind
  • 17 Prill 2021: Stresi x Cbiz - Feel Good
  • 14 Shkurt 2021: Stresi - Baby
  • 9 Shkurt 2021: Stresi x Getinjo - S'jam Dorzu
  • 5 Janar 2021: Stresi x Fero - Mahall
  • 25 Dhjetor 2020: Stresi x One T x Anestezion - Gang Shit
  • 4 Dhjetor 2020: Stresi - Archimed
  • 13 Nëntor 2020: Stresi x Finem x Solo - Per Veti
  • 24 Shtator 2020: Stresi x Morena - Bad Girl
  • 11 Gusht 2020: Stresi x Finem - Gazi N'fund
  • 19 Qershor 2020: Stresi x One T x Anestezion - Shokun Se Lo 3
  • 23 Prill 2020: Stresi - Kush Rakin Je Ti?
  • 7 Mars 2020: Stresi - Loco
  • 16 Shkurt 2020: Stresi x Albora - Kujtimet
  • 24 Janar 2020: Stresi - Zemren Maje
  • 1 Dhjetor 2019: Stresi x Eli Fara - Bohem
  • 25 Tetor 2019: Stresi x MRK x Anxhelo Koci - Two Shots
  • 1 Tetor 2019: Stresi x MRK - Hey Mama
  • 31 Gusht 2019: Stresi x MRK - Nuk O Vec Gang
  • 3 Gusht 2019: Stresi x Don Phenom x Anxhelo Koci x Flor Bana - Big Booty
  • 22 Korrik 2019: Stresi - Real Life
  • 14 Tetor 2018: Stresi - Te Du Mom[12]
  • 15 Gusht 2018: Stresi x Anestezion - GunShot[13][14]
  • 2 Gusht 2018: Arif Dushaj x Stresi - Me Krahe Shqipes Nga Tropoja[15][16]
  • 16 Prill 2018: Stresi - GTA[17]
  • 8 Tetor 2017: Stxi ft. Anxhelo xoci & Flor Bana - Sa Her E Don[18]
  • 11 Gusht 2017: Stresi x Anxhelo Koci - Më Fal 2[19]
  • 15 Qershor 2017: Stresi x Flor Bana - Fake Love
  • 31 Mars 2017: Stresi x One T - Shokun Se Lo
  • 7 Janar 2017: Stresi - Mos U Dorezo
  • 4 Nëntor 2016: Stresi - E Boj Temen[20][21]
  • 15 Dhjetor 2015: Stresi x Kulayde - Çdo Natë
  • 22 Nentor 2015: Stresi - Mos Ma Luni Gocen
  • 17 Gusht 2015: Stresi x Erik Lloshi - S'jam I Asaj
  • 1 Korrik 2015: Stresi - Ta Paloj
  • 24 Maj 2015: Morena Taraku x Stresi - Ki Me Bo
  • 18 Maj 2015: Stresi x Pakufijt - Ajo
  • 29 Janar 2015: Stresi - Djali I Bardhe
  • 2014: Stresi ft. Albresha - Me fal
  • 2014: Stresi ft. Loni - Ushtari i Rruges
  • 2014: Loni ft. Stresi - AK47
  • 2014: Stresi ft. Labinot Rexha (Noti) - Ata syte e tu
  • 2013: Stresi feat.Anestezion & One T - Thirrni Eulexin
  • 2013: Stresi: Elton Deliu
  • 2013: Stresi: Love Story
  • 2012: Irkenc Hyka ft. Stresi - Ti Do Jesh Me Mua
  • 2012: Stresi - Lambo
  • 2011: Stresi ft. Pakufijt ft. Many ft. Samy - Bad Boys in Town
  • 2011: Stresi ft. Barbara - Cover Boy
  • 2009: Stresi - Hi...
  • 2007: Stresi ft. Alba G - Hajde Kape Ngoje
  • 2004: Stresi - Unë Jam

Pasionet dhe Filantropia Redakto

Udhëtimet me aventura janë pasioni tjetër i Stresit veç muzikës. 

Përpos muzikës, koncerteve, udhëtimeve, angazhimet e tij në çështje bamirësie janë të shpeshta edhe pse larg vëmendjes mediatike. Në to ka gjithmonë shoqëruese të ëmën. 

Referime Redakto

  1. ^ http://vipatshqiptar.epizy.com/2019/05/31/arkimed-lushaj/
  2. ^ ku 2 anetaret ishin anestazion dhe one tBiografia: Stresi (Arkimed Lushaj)
  3. ^ "Biografia: Stresi". Arkivuar nga origjinali më 20 shtator 2017. Marrë më 2 tetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ 60 Sekonda - Stresi
  5. ^ Reload - Interviste me "Stresin" - 17.01.2017
  6. ^ INTERVISTA/ Flet Stresi: Ja pse ika nga Shqipëria në … Spanjë
  7. ^ Intervista/ Rrëfimi ndryshe i Stresit[lidhje e vdekur]
  8. ^ Oktapod - Interviste me STRESI - 21 Maj 2014 - Vizion Plus – Show
  9. ^ IN da Hood (18.02.2016) - I ftuar Stresi
  10. ^ "Stresi rrëmben çmimin e internetit në Kënga Magjike, ja kujt ja dedikon". www.oranews.tv. ORA NEWS. 2017.
  11. ^ "Të gjitha çmimet në "Kënga Magjike 2017"". Telegrafi.com. 2017.
  12. ^ "Publikohet premiera e këngës 'Të du mom' nga Stresi". botasot.info. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "Stresi dhe Anestezion publikojnë klipin e ri "GunShot"". Telegrafi.com. 2018. fq. telegrafi.com.
  14. ^ "Stresi ft. Anestezion, thyejnë rrjetin për pak orë me këngën e re "GunShot"". 04Online. 2018. fq. 04online.info.[lidhje e vdekur]
  15. ^ "Arif Dushaj dhe Stresi sjellin këngën patriotike "Me krahë shqipes nga Tropoja"". Lajmi.net. 2018. fq. lajmi.net.
  16. ^ "Stresi vjen me këngë patriotike". ORA NEWS. fq. www.oranews.tv.
  17. ^ "E dëgjuat "GTA"? Stresi publikon këngën e tij më të re". Zone e Lire. fq. zoneelire.al. Arkivuar nga origjinali më 5 shtator 2018. Marrë më 21 gusht 2018.
  18. ^ "Stresi ft. Anxhelo Koci & Flor Bana - Sa her e don". Kenga Magjike. kengamagjike.com. 2017. Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2020. Marrë më 21 gusht 2018.
  19. ^ STRESI DHE ANXHELO, “TOP 10”
  20. ^ Zone e lire - Rikthimi i Stresit: ‘E boj temen’! (11 nentor 2016)
  21. ^ Premiere: E boj Temen

Lidhje të jashtme  Redakto

• Profili zyrtare në Instagram: Stresi

• Faqja zyrtare në Facebook: Stresi

• Kanali zyrtar në YouTube: StresiOfficial

• Webfaqja zyrtare: www.stresi.al

www.vipatshqipetar.com