Studime historike (revistë)

This is the stable version, checked on 5 mars 2022. 1 pending change awaits review.

Revista "Studime Historike" është revista e parë ekskluzivisht historiografike, e cila ka dal që nga viti 1964. Është organ i Institutit të Historisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (ASHSH). Ka qenë vazhduese e revistave : Buletin i Institutit të Studimeve (1947-1948), Buletin i Institutit të Shkencave (1948-1952), Buletin i Shkencave Shoqërore (1952-1957) dhe e Buletin i Universitetit Shtetëror të Tiranës – Seria e shkencave shoqërore (1957-1963). Gjatë viteve 1964-1972 kjo revistë ishte pronë e Institutit të Historisë dhe Gjuhësisë të Universitetit Shtetëror të Tiranës, ndërsa që nga viti 1973 kjo revistë u bë pronë e Institutit të Historisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Gjatë viteve të ndryshme, numrat periodikë të kësaj reviste kanë variuar nga dy në katër. Shkrimet e botuara në këtë revistë përfshijnë të gjitha periudhat e Historisë së Shqipërisë që nga mesjeta e vonë e deri në ditët tona. Para se të botohej revista "Iliria", në revisten "Studime Historike" botoheshin edhe artikuj nga arkeologjia dhe historia elashtë. Në këtë revistë trajtohen aspekte të ndryshme të historisë sonë kombëtare, si : historike, kulturore, diplomatike, gjinore, ekonomike, fetare etj.


Ballina të revistës

Redakto