Nuk ka versione të shqyrtuara të kësaj faqe, ndaj mund të mos jetë kontrolluar përputhja e saj me standardet.

Interesimi për stilistikën e shqipes është shfaqur kur u zgjeruan sferat e përdorimit të saj shoqëror dhe me shkrim , sidomos kur nisi letërsia artistike shqipe.

Mund të shquajmë katër etapa kryesore :

• Etapa e parë nis me pohime të përgjithshme për vlerat e shqipes që dalin te autorët e vjetër dhe që bëhen të zakonshme në periudhën e Rilindjes Kombëtare . Shënimet e para stilistike ndeshen lidhur me letërsine artistike . Deri në fund të shekullit XIX janë vënë në dukje cilesitë e shqipes sidomos nga këndvështrimi kombëtar dhe estetik .

• Në Etapën e dytë bëhen përpjekjet për të kodifikuar disa kërkesa e për të zbatuar teori stilistike , lidhur me zgjerimin e letërsisë artistike , nevojat e shkollës e më pas te shteti shqiptar .Libri i parë për stilistikën  e letërsisë artistike është botuar nga L. Gurakuqi " Vargëzimi në gjuhën shqipe " (1906) . Vepra më e rëndësishme e kësaj periudhe ishte " Fillimet e stilistikës e të letërsisë së përgjithshme " (1930) nga A.Xhuvani dhe K.Cipo . Problemet e stilistikës tërheqin vëmendjen veçanërisht në periudhat e ndërrimit të rrymave e drejtimeve letrare . Një periudhë ishin vitet 1930 për letërsine tonë, kur u ndeshën koncepte mjaft të ndryshme , duke nisur me kundërvënien stilistike te E. Koniqit me Gj. Fishtën e deri te përpjekja për të zhvlerësuar poezinë e L.Poradecit . Punimet më serioze për përdorimin e mundësive shprehëse të shqipes i përkasin M. Kutrelit . " Mbas romantizmit patriotik të Naim Frashërit , apostullit te ringjalljes shqiptare , mbas epikës historike të At Gjergj Fishtës, mbas lirizmës romantike të Jeronim de Radës , mbas neoklasicizmit karduçan të Ndre Mjedes. Në këtë etapë stilistika mbeti kryesisht në truallin e letërsisë. Stili kuptohej arti për të shkruar bukur .

• Etapa e tretë përkon në periudhën kur gjuha eci drejt variantit standard dhe gjuhësia shqiptare nisi gjurmimin e anës stilistike të shqipes. Vështrimi funksional e shprehes nisi të depërtojë në degët  e ndryshme të përshkrimit të shqipes . Një punë e gjerë u bë për leksikun , lidhur me hartimin e fjalorit të gjuhës shqipe . Por nuk janë ndërmarrë hapa për fonostilistikën . Vështroheshin si rënie në formalizëm . Në nivelin universitar nuk u kapërcye retorika e neoklasicizmit.

• Etapa e katërt nis me vitet 80 . Tashmë nga vëzhgimet e shpërndara del e domosdoshme të kalohet te përpunimi i nje teorie , që të jetë e zbatueshme për studimin e gjuhës shqipe . Zakonisht janë marrë koncepte të shkollave te ndryshme të huaja p.sh . studiuesit shqiptarë të Kosovës janë orientuar shumë nga autorë francezë si R.Ismajli . Vështrime mjaft të gjëra ka dhënë R . Qosja , duke trajtuar letërsinë shqipe të romantizmit . Autori i këtij teksti ka paraqitur një kuadër terësor konceptual . Tashmë ka ardhur koha për të pasur tekste me qëndrime të shprehura teorike të autorëve shqiptarë , qoftë dhe duke përqafuar një drejtim të një shkolle të huaj , për të  shmangur ndekjen rastësore të ideve të autorëve të vecantë, që nuk ndihmon studimin e thelluar të shqipes. Rruga më e dobishme do të ishte përkthimi i veprave teorike të njohura , sidomos për të mos shtuar përshtjellimin që sjell shfrytëzimin diletant i leximeve kalimthi dhe i modës ,që në të vërtetë po çon në ideologjizime e dogma të tjera.