Nuk ka versione të shqyrtuara të kësaj faqe, ndaj mund të mos jetë kontrolluar përputhja e saj me standardet.

Suela Popa financiere shqiptare, është anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë që prej muajit dhjetor 2018. [1]

Zj. Popa ka përfunduar studimet e larta për “Financë- Bankë” në vitin 2006 dhe më pas studimet pasuniversitare të nivelit Master në degën “Financë” në vitin 2008, pranë Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Gjatë periudhës 2009-2012, ka vijuar studimet e larta për drejtësi pranë Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës.

Në vitin 2012, është certifikuar si “Auditor i Brendshëm i Sektorit Publik” nga Ministria e Financave. Që nga viti 2017, është pjesë e Trupës së Nivelit të Lartë Drejtues (TND) pranë Departamentit të Administratës Publike.

Zj. Popa ka filluar karrierën e saj bankare në vitin 2007 pranë Departamentit të Operacioneve Monetare duke vijuar gjatë periudhës 2009- 2013 si inspektore për sistemin bankar pranë Departamentit të Mbikëqyrjes të Bankës së Shqipërisë.

Në periudhën 2013-2017, ajo ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural. Njëkohësisht, ka qenë anëtare e disa bordeve dhe projekteve në kuadër të zhvillimit të sektorit të bujqësisë dhe instrumenteve të ndryshëm financiare për nxitjen e investimeve në vend. Më konkretisht, ajo ka qenë e angazhuar në Fondin Kombëtar të Garancisë për nxitjen e investimeve në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural në vend, projekt i përbashkët i Qeverisë Shqiptare, BERZH-it dhe sistemit bankar në vend, projektin IPARD si bashkëfinancim i Qeverisë Shqiptare dhe Bashkimit Evropian, projektin për shërbimet mjedisore financuar nga Banka Botërore, projekte të Qendrës për Zhvillim Ndërkombëtar pranë Universitetit të Harvardit, etj.

Në kuadër të veprimtarive profesionale, zj. Popa ka qenë pedagoge e jashtme pranë Departamentit të Manaxhimit, Fakulteti i Ekonomisë i Universitetit të Tiranës, në periudhën 2015-2016.

Gjatë karrierës së saj, ka marrë pjesë në disa trajnime të nivelit ekzekutiv, pranë Bankës Qendrore të Gjermanisë, Universitetit të Harvardit, Agjencisë Italiane për Zhvillim, Agjencisë Gjermane për Zhvillim, etj.

Burimet

Redakto
  1. ^ https://www.bankofalbania.org/Rreth_Bankes/Organizimi/Keshilli_Mbikeqyres/Suela_Popa.html