Sulejman Harri
Sulejman Harri i njohur si Sulë Harri (24 mars 1900 - 8 qershor 1980) lindi në Elbasan në një familje të mesme qytetare. [1]
Jeta
RedaktoPrindërit e tij quheshin Demir dhe Hedije. Në moshën 6-vjeçare humbet prindërit dhe për të kujdesen dajallarët. Në vitin 1908 ishte një prej nxënësve të parë të shkollës shqipe në Elbasan me mësues Fejzi Guranjakun. Që nga mosha 17-23-vjeçare u shkollua për psikologji e pedagogji në Krems të Austrisë. Gjatë viteve 1923-1934, ishte kryemësues (drejtor) në Shkollën Ushtrimore të Normales së Elbasanit. U martua me një vajzë jetime nga Shtëpia e gruas. Falë edukimit në shkollë me pedagogji e edukatë gjermanike u fut në Shtëpinë e gruas duke shkelmuar një ves prapanik dhe tregoi se nuk ka rëndësi vendi ku jeton çifti po dashuria që ata kanë për njëri-tjetrin për të krijuar një familje të shëndoshë. Me kulturën e plotë që pati marrë ishte ndër të parët burra që i hoqi gruas së tij ferexhenë dhe e nxorri si gratë evropiane në qytetin e Elbasanit dhe vendet e tjera ku punoi. Ai ishte një univers cilësish të çmuara njerëzore,model i një njeriu të pakorruptuar dhe dinte të çmonte personalitetin e kolegëve. Aleksandër Xhuvani dhe Myrteza Krasta thoshin:"Nëse drejtësia ekziston si e tillë, ajo quhet Sulë Harri". Përveç këtyre ka qenë vlerësuar edhe nga Mustafa Krantja si një skulpturë model e një njeriu solid me seriozitet brenda të cilit gurgullonin ëndërrime me mendime.
Shkolla austriake, institucioni i formimit të Sulë Harrit
RedaktoSiç e thamë më lart ai bën pjesë në numrin e të rinjve shqiptarë që u shkolluan në Austri deri në fund të Luftës së Dytë Botërore. Pikërisht në këtë kohë ai studioi në shkollla të ndryshme të Austrisë me rreth 250 mijë shqiptarë mes tyre 50 nga Elbasani. Midis tyre dallohen edhe një pjesë e figurave të shquara e të dalluara të shkollës shqipe. Arsimtarët që ishin arsimuar në Austri patën dhënë një kontribut cilësor e me rëndësi të veçantë për zhvillimin e shkollave shqipe. Sulë Harri ishte i pari që shërbeu në Shkollën Normale të Elbasanit e me shumë mundësi në të gjitha shkollat laike të vendit. Ai vinte nga një olimp pedagogjik i konsoliduar në shekuj me shkolla që i dhanë botës personalitete të mëdha.
Veprimtaria si drejtues i Shkollës Ushtrimore të Normales së Elbasanit në vitet 1923-1934
RedaktoSulë Harri i lindur në Elbasan, e përfaqësonte atë më së miri nga rezultatet e arritura në mësime që i faktonte me dëftesat që merrte nga shkollat që sillte kur kthehej me pushime çdo vit në vendlindje. Ai që do ta prezantonte e ta bënte të njohur ishte drejtori i shkollës në Austri Dr.Rihter. Ai kishte ardhur në Shqipëri në vitin 1922 i thirrur nga Ministri i Arsimit, asokohe, Rexhep Mitrovica, si këshilltar për kurrikulumin e Normales dhe një tjetër shkolle pranë saj. Ai i kishte lënë Harrit detyrë drejtimin dhe programin e shkollës Ushtrimore dhe në tetor të vitit 1923 gazeta "Elbasani" bën të ditur lajmin se "Sulejman Harri u emërua mësues model në shkollën anekse" që do të formohej atë vit tek Normalja. Më 21 tetor 1923 e deri në mbarim të vitit shkollor 1933-1934 atij i takoi fati të punojë me Aleksandër Xhuvanin. Përpara se të vihej Harri në krye të Ushtrimores para tij kishte qenë Xhuvani dhe me kthimin e tij pas disa vitesh iu mundësua njohja me të.
Përpos kësaj Sulë Harri profesionin e tij mund ta ketë zgjedhur rastësisht, por falë asaj se ç'përfaqësonte ai si natyrë njerëzore, ata që e caktan atë në këtë specializim nuk kishin gabuar, ai me ato që i kishte falur natyra e kishte në gjak edukimin e mësimdhënien. Forca e madhe vepruese pedagogjike e Harrit vihej re në mendjemprehtësinë depërtuese të shpejtë që depërtonte lehtësisht dhe shpejt në botën psikologjike të nxënësve, por jo vetëm, edhe të kolegëve. Mjeshtëria e tij e rrallë bënte që të nxirrte fakte nga bëmat e njerëzve të shquar apo edhe nga legjendat e përrallat, të cilat i paraqiste me art pedagogjik, duke bërë moral pa moralizim duke korrur sukses të padiskutueshëm në një punë delikate siç është ajo e edukimit të brezave. Harri së bashku me kolegët e tij të Ushtrimores ishin shkolluar në një vend të zhvilluar evropian ku mësuesi nderohej e respektohej në mënyrë sublime. Sipas programit të shkollës Austriake dhe mësimeve që mori Sulë Harri me kolegët më vonë, Shkolla Normale me mësimet praktike e teorike që që përvetësonon kandidatët për mësues, merrte rëndësi shumë të madhe, bëhej guri i provës për mësuesit pasardhës nga viti në vit puna e praktikës pedagogjike të normalistëve që zhvillohej në Ushtrimore arriti një përcaktim të detajuar duke u bërë e plotë dhe sistematike. I mplakur dhe i mpiksur nga vuajtjet e jetës së vështirë, Sulë Harri në moshën 80-vjeçare, më 8 qershor 1980 mbylli sytë për jetë e për të mbetur i pavdekshëm në analet e historisë së arsimit shqiptar. Në vitin 1995 një dekadë e gjysmë pas vdekjes, atij i jepet titulli "Mësues i popullit" një titull i merituar por edhe i vonuar.
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Daiu, Gjevori, Dorina, Florinka (2019). Punëtorë të shquar të albanologjisë (bot. first). Elbasan: Shpresa Print. fq. 244–245. ISBN 978-9928-4559-9-4.
{{cite book}}
: Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)