Sulm në xhaminë e madhe në Kebek

artikull i Wikinews

Një sulm ka ndodhur në mbrëmjen e 29 janarit 2017 në Qendrën Kulturore Islamike në Kebek në Sainte-Foy, Kebek, Kanadë. Gjashtë persona kanë vdekur dhe tetë persona janë lënduar pas përfundimit të namazit të jacisë në ora 20:00. Pesëdhjetë e tre persona kanë qenë prezent gjatë kohë së sulmit. Sipas dëshmitarëve të sulmit, një nga sulmuesit ishte me kapelë dhe me maskë dhe menjëhere pasi namazi ka filluar, kanë filluar të shtënat. Sipas dëshmitarit, sulmuesi ka pasur AK-47.[1] Sulmuesit ishin me veshje të zeza dhe gjatë sulmit bërtiti duke thënë "Allahu Ekber".[2][1]

Të dyshuarit

Redakto

Policët kanë arrestuar dy të dyshuar. Sidoqoftë sipas TVA Nouvelles, një nga të dyshuarit është nga provinca e Kanadës Kebeku dhe i dyshuari tjetër është arab. Një nga të dyshuarit është 27 vjeçar.[3]

Reagimet

Redakto
  • Kryeministri i Kanadës Justin Trudeau e quajti këtë sulm si "sulm terrorist ndaj besimtarëve muslimanë në vendin e adhurimit".[4]
  • Presidenti i Francës François Hollande ka thënë: "Terroristët kanë dashur të sulmojnë tolerancën e qytetarëve të Kebekut. Franca do të qëndroj krahë për krahë me viktimat dhe familjet e tyre.[5]

Referime

Redakto
  1. ^ a b "6 dead, 2 arrested after shooting at Quebec City mosque". CBC News. 30 janar 2017. Marrë më 30 janar 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Attaque terroriste dans une mosquée de Québec". Radio-Canada.ca. 30 janar 2017. Marrë më 30 janar 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Qui sont les suspects derrière la fusillade à Québec?". TVA Nouvelles. 30 janar 2017. Marrë më 30 janar 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Quebec City mosque attack: 'Five dead' and many injured". www.aljazeera.com. Al Jazeera. 30 janar 2017. Marrë më 30 janar 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Dougherty, Kevin (30 janar 2017). "Canadian PM says mosque shooting a 'terrorist attack on Muslims'". reuters.com. Reuters. Marrë më 30 janar 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)