Wikivoyage
The current Wikivoyage logo
Screenshot of the English Wikivoyage's new portal
Një pamje nga ekrani i portalit të Wikivoyage në 2021
Webfaqjawww.wikivoyage.org

Summer of Wikivoyage është fushatë e përvitshme online dhe offline e cila zhvillohet për të plotësuar përmbajtjen e guidës së lirë turistike Wikivoyage në gjuhën angleze për Kosovën dhe Shqipërinë.

Ndryshe nga Wikipedia, Wikivoyage nuk kërkon të vendosen referenca apo të përmbajë gjuhë akademike. Kjo fushatë është argëtuese për t'u shkruar gjatë verës. Nëse ju pëlqen të udhëtoni e t'u rekomandoni të tjerëve çfarë vendesh e lokalesh të vizitojnë, çfarë të shohin e ku të qëndrojnë, atëherë ky është aktivitet perfekt për ju.

Fushata do të zhvillohet gjatë periudhës 7 korrik - 1 gusht 2021 dhe kulmon me editathonën online/offline në vikendin 31 korrik - 1 gusht që do të mbahet në dhomën tonë virtuale https://meet.jit.si/SummerofWikivoyage.

Këto janë listat e artikujve ekzistues me gjendjen e tyre për Shqipëri dhe Kosovë. Ne do të fokusohemi në rajonin malor të Shqipërisë Veri-Lindore, por ju mund të shkruani për cilindo destinacion. Mund të shkruani për qytete, parqe kombëtare, zona bregdetare apo aktivitete si zhytja nënujore ose skijimi.

Zgjedheni një destinacion që e njihni ose do ta hulumtoni dhe filloni të shkruani.

Kontributet e juaja për “Summer of Wikivoyage” mund t’i bëni në forma të ndryshme:

  • Të krijoni artikuj të ri;
  • Të përmirësoni artikuj ekzistues (gabime drejtshkrimore, freskoni përmbajtjen ose rregulloni informacione të pasakta, etj.);
  • Të zgjeroni artikujt e shkurtër;
  • Të ilustroni artikuj (shtoni skedarë si fotografi, media, ilustrime nga Commons).

Pjesëmarrja

Redakto
  1. Të gjithë kontribuesit virtualë do të marrin një kartolinë nga Grupi i Wikimedianëve të Gjuhës Shqipe.
  2. Regjistrohu në Outreach Dashboard këtu për t’u bërë pjesë e fushatës.

Kontakti

Redakto

Mund të na kontaktoni në faqen tonë të diskutimit, e-mail info@wikimediashqip.org Arkivuar 28 qershor 2021 tek Wayback Machine apo në rrjetet sociale të Facebook, Twitter or Instagram.