Surja el-Ihlas
Surja el-Ihlas është surja e 112 e radhitur në Kur'an, ka 4 ajete. Mekase.
Përmbajtja
Redakto- 1. Thuaj: Ai, All-llahu është Një!
- 2. All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.
- 3. As s'ka lindur kë, as nuk është i lindur.
- 4. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.
Në historinë Islame si dhe në vetë sunetin e Muhammedit, të dërguarittë fundit, ka shumë argumente të cilët ngrisin lartë vlerën e kësaj sureje. Leximi i kësaj sureje është shumë me vlerë, shak i vlerës së kësaj sureje është vetë përmbajtja e sajë.
Që në ajetin e parë: Thuaj:Ai, All-llahu është Një!, krijuesi i rrënon tëgjitha iluzione për besim në ndonjë gjë tjetër qoft ajo krijesë e gjallë apo objekt. Përveç që vëhet në pah se duhet besuar ekzistimin e All-llahut (Zotit) gjithashtu qartazi vërteton njëshmërinë.
Në ajetin vijues, menjëherë pas vërtetimit të rrugës së drejtë të besimit në ajetin e pare, shpalos superioritetin e pa dyshimtë pa e lëshuar qoft edhe një pjesë (e cila pa do e mos do t'a shpaloste si jo të përkryer), pra përkryershmërinë Krijuesi e shpreh qartazi në fjalën përmbyllëse të ajetit të dytë: për çdo nevojë.
Pas sqarimit të ekzistimit, njëshmërisë dhe superioritetit, Ai i përgënjeshtron besimet tjera të cilët pretendojnë të lindurit dhe lindjen e Tijë, posaçrisht në këtë ajet u tërhiqet vëmendja besimtarëve të krishterë.
Të tëhequrit e vëmendjes dhe sqarimit të argumenteve se kush është Krijuesi vazhdon në ajetin përmbyllës të sures ku Zoti ngjitet mbi dhe nën të mbeten tëgjitha krijesat dhe krijimet tjera të cilat asesi nuk janë të barabarta me Atë. Është plotësisht e gabueshme të besohet (sikur që besojnë disa grupe njerëzish) se Zoti është i barabar me djallin në silësi e vyrtyte vetëmse njëri vepro në të mirë e tjetri në të keq. Islami e sqaron qartë se djalli është krijesë e Zotit dhe ajeti i i katërt vërteton se djalli nuk i është i barabartë Zotit.
Përbërja
RedaktoSureja Ihlas është sureja e 112-të sipas radhitjes.
Nga Ebi Seid el Hudriju se Pejgamberi salallahu alejhi ve selem ka thënë shokëve të tij: “A nuk dëshironi dikush prej jush që të lexoni 1/3 e Kuranit brenda një nate? U habitën shokët dhe thanë: Kush mund që ta bëj këtë o i Dërguari i Allahut? Ai tha: Kul Huvallahu ehad, Allahu Samed është 1/3 e Kur`anit”50
Transmeton Ebu Ejjubi r.a. se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “A nuk ka mundësi dikush prej jush që të lexon 1/3 e Kur`anit në një natë? Kush e lexon “Kul Huvallahu ehad” ka lexuar 1/3 e Kur`anit”.51
Transmeton Ebu Hurejre r.a. se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Kul Huvallahu ehad, është e barabartë me 1/3 e Kur`anit”.52
Transmeton Ebu Hurejre r.a. se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Isha duke ecur me Pejgamberin sal-lallahu alejhi ve sel-lem dhe e dëgjoj një njeri duke lexuar “Kul hu vallahu ehad” e Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem tha: I është bërë obligim! E pyeta: çka o i Dërguari i Allahut? Ai tha: “Xhenneti”...53
Nga Muadh b. Enesi dhe Sejjid b. Musejjebi se Pejgamberi salallahu alejhi ve selem ka thënë: “Kush e lexon Kul Huvallahu Ehad dhjetë herë, do t`ia ndërtoj Allahu atij një shtëpi në xhenet. Kush e lexon atë 20 herë, do t`i ndërtoj atij dy pallate në xhenet, e kush e lexon 30 herë, do t`i ndërtoj atij 3 pallate në xhenet”.54
Sureja Ihlas Felek dhe Nas
Sureja Felek është sureja e 113-të, kurse sureja Nas, është e 114-ta dhe e fundit.
Transmeton Ukbe b. Amir el Xhuhenij r.a. se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Sonte më janë zbritur ajete të cilat asnjëherë më parë nuk janë zbritur! Sureja Felek dhe surja Nas”.55
Nga Aisha r.a.h. se Pejgamberi salallahu alejhi ve selem ka thënë: “Me të vërtetë, kur Pejgamberi salallahu alejhi ve selem shkonte në shtratin e tij në mbrëmje, i bashkonte duart e tij dhe frynte në to, pastaj lexonte: Kul huvallahu Ehad, Felek dhe Nas, pastaj e prekte të gjithë trupin duke filluar prej koke, këtë e përsëriste tre herë”.56
Komente
RedaktoTjera të dhëna
RedaktoShih edhe këtë
Redakto