Suzana Topi është diplomuar për Marketing dhe Menaxhim Financiar. Ajo është banuese në qytetin e Prrenjasit prej 32 vitesh. Ka punuar në sistemin bankar dhe më pas është zgjedhur deputete ne Kuvendin e Shqiperisë . Ka aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në grup . Suzana është aktiviste dhe anetare e Partisë së Lirisë (ish LSI) që nga viti 2017 e deri më sot. Ajo është e martuar dhe ka 2 fëmijë. Suzana aktualisht është kandidate për Bashkinë e Prrenjasit ku synon që me përkushtimin , integritetin dhe vizionin e saj të punojë për komunitetin dhe Prrenjasin.