Svastika (kryqi i thyer) ka qenë e njohur në Ballkan shumë më parë se ç'është formuar etnosi ilir. Shembujt më "të lashtë janë që nga epoka e neolitit. Nga epoka e bronzit svastika ndeshet e paraqitur në karrocat e njohura prej argjili të Duplajës.

Forma "Hindu"
Svastika sot konsiderohet simbol nazist
The Basque cross, a rounded swastika known as lauburu.
A form of the swastika was used in the Vainakh religion as a solar symbol

Nga mbarimi i epokës së bronzit, pra, në kohën kur tani mund të flasim për ilirët në këto treva, svastikën e gjejmë të paraqitur në shkëmbinj në Lipci afër Risanit në Bokën e Kotorit dhe në Zhlijeb afër Vishegradit.

Me përjashtim të paraqitjes së një svastike në fibulën e gjetur në Kompolje të Likës e cila datohet me fazën e fundit të kulturës së fushave të urnave (HaB) në trevën e ilirëve, ky simbol nuk ndeshet deri në mbarim të shek. VI. para e.r., por në shek. V para e.r. bëhet shumë i shpeshtë. Është interesant të theksohet se svastika nuk është e pranishme njësoj në gjithë trevën ilire. Më shpesh ndeshet në Istri dhe në trevat e Alpeve lindore kurse në trevën ndërmjet Savës, Dravës dhe Danubit ndeshet në kohën e hekurit të ri, dhe atë vetëm në një lokalitet - në Osijek.[ Pak më e shpeshtë është në trevën e japodëve, mirëpo, nuk dëshmohet në trevën e gjerë që e kanë populluar liburnët dhe dalmatët, ndërsa nga treva e liburnëve deri tani është i njohur vetëm një ekzemplar i këtij simboli. Sërish e ndeshim në trevën qendrore të ilirëve si edhe në pjesët jugore të tokës ilire.

Në repertorin e gjetjeve duhen marrë parasysh edhe ekzemplarët e trikvetrumit (triquetrum), që dallohen nga svastika, të cilët në vend që të kenë katër i kanë tre gemba të thyer. Deri tani nga treva ilire janë të njohur vetëm tre ekzemplarë të trikvetrumit - njëri në fibulën e fundit të kohës së bronzit - gjetiu në Krehina Graci dhe dy pak më të reja (shek. VIII para e.r.) të skalitur në dy kallçinj - të gjetura në Ilijak në Gllasinc.

Domethënia simbolike e svastikës është e njohur mirë nga historia e religjionit. Vetë fjala "svastikë" përmban edhe domethënien e këtij simboli: në sanskritishte "svasti" do të thotë shëndet, mirësi dhe gëzim. J. Dechelette, i cili këtij simboli i ka kushtuar kujdes të veçantë, svastikën e ka karakterizuar si simbol "Dielli në lëvizje". Sipas tij, svastika është zhvilluar prej rrethit të thjeshtë, në të cilin pastaj është skalitur kryqi. Me kohë rrembat e kryqit janë thyer dhe kështu është fituar trajta e svastikës me rremba të thyer brenda rrethit. Kjo do të ishte paraqitja më e hershme grafike e svastikës. Tipi i svastikës me rremba të thyer është i fazës së zhvilluar të mëtejshme të këtij simboli.

Ndoshta kanë pasur domethënie apotropeike edhe svastikat në vatrat shtëpiake të Donja Dolinës. Këto objekte, siç kemi theksuar, përveç funksionit praktik, kanë pasur rol të madh edhe në besimin e popullsisë së atij vendbanimi lakustër, prandaj edhe shfaqja e svastikës në to ka qenë padyshim e lidhur ngushtë me vendin që në besimet e tilla ka pasur vatra e shtëpisë. Sipas shpjegimit që pat dhënë Q. Truhelka, banorët e Donja Dolinës u kanë dërguar ushqim të vdekurve, pajtorëve të shtëpisë e të familjes, që kishin qenë të varrosur nën shtëpi të tyre, përmes një vrime në formë të hinkës që gjendej në fund të këtyre furrave. Svastika në këto furra mund tëjetë simbol i lumturisë dhe i gëzimit, por edhe i vdekjes.

Svastikat e para janë gjetur në kohën e Neolitit, 5.000-6.000 p.e.s. në kulturën e Vinçës e cila shtrihej në Dardani, Maqedoni, Thesali, një pjesë të sotme të Shqipërisë, Serbi, Rumani, dhe një pjesë të Bullgarisë.

Afërsia e kësaj kulture me ilirët është e qartë. Qysh në këtë kulturë filloi përdorimi i bakrit, që solli deri tek zhvillimi i kulturës së Vuçedolli ku emërtimi ilir është përdorur pa asnjë dyshim.

Këtu në postimin e dytë mund të shihen sfastikat në Kulturën e Vinçës :

Malësorët e veriut kanë përdorë sfastikën në tatuazhe brez pas brezi, prej se mbahet mend. Sfastikën e quajnë "Dilli i gjyshave", pastaj "Dilli i Hotit" etj.

P.N.P., e datëlindjes 1890, bijë e Shoshit. Me banim në Nikç të Kelmendit. Tatuazhin në dorën e saj të djathtë ajo e quan "Tbani (kasollja në stan) n‘bjeshkë i mbuluem dhe me diellin plak n‘pullaz (në çati)". Nuk tregon se kush ia ka punuar. Është punuar me bojë blu. "Me mereqep shkollet", thotë mbartësja e saj (14 shkurt 1971).

Svastika në ballkan e Iliri dhe gjetkë

Redakto

Sikur edhe simbolet e tjerë solarë që u përmendën deri tani, ashtu edhe svastika (kryqi i thyer) ka qenë e njohur në Balikan shumë më parë se ç'është formuar etnosi ilir. Shembujt më të lashtë janë që nga epoka e neolitit. Nga epoka e bronzit svastika ndeshet e paraqitur në karrocat e njohura prej argjili të Duplajës.

Nga mbarimi i epokës së bronzit, pra, në kohën kur tani mund të flasim për ilirët në këto treva, svastikën e gjejmë të paraqitur në shkëmbinj në Lipci afër Risanit në Bokën e Kotorit dhe në Zhlijeb afër Vishegradit.

Në repertorin e gjetjeve duhen marrë parasysh edhe ekzemplarët e trikvetrumit (triquetrum), që dallohen nga svastika, të cilët në vend që të kenë katër i kanë tre gemba të thyer. Deri tani nga treva ilire janë të njohur vetëm tre ekzemplarë të trikvetrumit - njëri në fibulën e fundit të kohës së bronzit - gjetiu në Krehina Graci dhe dy pak më të reja (shek. VIII para e.r.) të skalitur në dy kallçinj - të gjetura në Ilijak në Gllasinc.

Domethënia simbolike e svastikës është e njohur mirë nga historia e religjionit. Vetë fjala "svastikë" përmban edhe domethënien e këtij simboli: në sanskritishte "svasti" do të thotë shëndet, mirësi dhe gëzim. J. Dechelette, i cili këtij simboli i ka kushtuar kujdes të veçantë, svastikën e ka karakterizuar si simbol "Dielli në lëvizje". Sipas tij, svastika është zhvilluar prej rrethit të thjeshtë, në të cilin pastaj është skalitur kryqi. Me kohë rrembat e kryqit janë thyer dhe kështu është fituar trajta e svastikës me rremba të thyer brenda rrethit. Kjo do të ishte paraqitja më e hershme grafike e svastikës. Tipi i svastikës me rremba të thyer është i fazës së zhvilluar të mëtejshme të këtij simboli.

Kuptimi kryesor i svastikës te ilirët, njësoj si edhe në viset e tjera ku ajo paraqitet, në thelb, ka qenë solare. Mirëpo, svastika ka edhe kuptime të tjera. Forma e svastikës p.sh., në mburojat ilire, të paraqitura në monedhat e qytetit ilir të Scodrës, pastaj shembëlltyra e trikvetrumit në kallçinjtë e Iliakut etj., ka pasur domethënie apotropeike. Domethënie të tillë me siguri kanë pasur edhe paraqitjet e svastikës në fibulat, në dy byzylykët dhe stoli të tjera që i kanë bartur ilirët.

Ndoshta kanë pasur domethënie apotropeike edhe svastikat në vatrat shtëpiake të Donja Dolinës. Këto objekte, siç kemi theksuar, përveç funksionit praktik, kanë pasur rol të madh edhe në besimin e popullsisë së atij vendbanimi lakustër, prandaj edhe shfaqja e svastikës në to ka qenë padyshim e lidhur ngushtë me vendin që në besimet e tilla ka pasur vatra e shtëpisë. Sipas shpjegimit që pat dhënë Q. Truhelka, banorët e Donja Dolinës u kanë dërguar ushqim të vdekurve, pajtorëve të shtëpisë e të familjes, që kishin qenë të varrosur nën shtëpi të tyre, përmes një vrime në formë të hinkës që gjendej në fund të këtyre furrave. Svastika në këto furra mund tëjetë simbol i lumturisë dhe i gëzimit, por edhe i vdekjes. Dihet se svastika me gemba të kthyer në drejtim të lëvizjes së Diellit në Indinë e lashtë ka qenë simbol i dritës, i gëzimit dhe i jetës, kurse ajo me gemba të kthyer në anën e kundërt (suavastika) ka qenë simbol i vdekjes dhe i fatkeqësisë. Te ilirët i ndeshim të dy tipet e këtij simboli dhe fakti që suavastika gjendet më shpesh në objekte të karakterit funeral se sa svastika, ka të ngjarë që te ilirët këto dy tipe të svastikës kanë pasur të njëjtën domethënie si në Indi.

Referime

Redakto

Gazeta Shqip [1][lidhje e vdekur]