Syri i kaltër, Theth
Syri i kaltër ose Pusi i zi është një pellg lumor në Lumin e Zi në Kaprre të poshtme, Theth, në veri të Shqipërisë.
Syri i kaltër | |
---|---|
Pusi i zi | |
Vendi | Kaprre e poshtme, Theth |
Koordinatat | 42°21′51.86″N 19°44′46.37″E / 42.3644056°N 19.7462139°E |
Lloji | pellg lumor |
Pjesë e | Lumi i Zi |
Shtetet e pellgut | Shqipëria |
Pusi i Zi
RedaktoThethi është një krahinë piktureske, në veri të Shqipërisë, zona e Shalës, distrikti Shkodrër…, ku kësaj zone i ndodhet edhe i quajturi "Syri i Kaltër"...
Emërtimi "Syri i Kaltër" nuk ka shumë kuptim në të vënën dhe për nga karakteristikat e veta. Sidoqoftë mania e disave për vendosje emërash 'madhështor', mbetet diçka qesharake…
Pra, emëri i vërtetë i të quajturit Syri i Kaltër është diçka jo e traditës dhe, sipas vëndalinjëve, kjo mbledhje uji quhet "Pusi i Zi"...
Pusi i Zi është një pellg lumor në Lumin e Zi, i ndodhur në Kaprre të poshtme të zonës së Thethit, por që mbushet me uji nga prurjet e lumit të Kaprres së Sipërme. Uji kalon përmes një ngushtice gurësh, për t'u derdhur me forcë, në formë katarakti të vogël, nga një lartësi prej 3 metrash. Thellësia e ujit brënda kësaj grope, varjon nga 25 cm deri në 3, ku më e thella arrinë në 5 m. Sipërfaqja e uji afërsisht është në rreth 100 m².
Gjatë verës shtrati i Lumit të Zi shterron, pasi përbëhet nga zall guri. Uji nuk arrinë as në afërsi të Ndërlysajt…
Sidoqoftë në vënde-vënde, krijohen pellgje ujërash të kthjelltë, ku lahen njerëzia. Uji mbetet sidomos në të grryerat e shkambijëve të mëdhenjë, nën hije, duke ruajtur freskinë e tij.
Andaj poeti i ka shkruar lumit:
"O ju zallet e gurtë, ulur maleve të Kaprres së Gimajve, që shtratin e Lumit të Zi, e lini të pa uji, çiftelia do ju këndoj madhështinë, unë, t'ju dëgjoj bukurinë…"
Lidhje të jashtme
Redaktoals55 / 4 Gusht 2022