Çiftelia është një vegël muzikore kordofone me dy tela që luhet me pendë, ndryshe i njohur si karadyzen dhe tamërr. Luhet nga malësorët e Pukës, Mirditës, Lumës, Malësisë së Gjakovës,[1] Kosovës dhe Malit të Zi Jugor.[2]

Përdorej për të shoqëruar rapsodi apo balada, njohur si këngë me çifteli, kënduar nga rapsodë si Dervish Shaqa. Tanimë përdoret shpesh ndër dasma a koncerte shqiptare.[3]

NdërtimiRedakto

Çiftelia ndryshon në përmasa, më së shpeshti e akorduar në B3 dhe E3. Tingulli në çifteli përfitohet me ndridhjen e telit të epërm, ndërsa lartësia e tingujve përcaktohet tek teli i poshtëm.[4] Zakonisht punohet prej drurit të arrës dhe prej drurit të qershisë. Çiftelia është e ndërtuar prej këtyre pjesëve: koka (ndryshe quhet edhe kupolla e çiftelis) e cila në mbrendi është e shprazët, qafa ku janë të ndara notat ose ndryshe quhen perde (popullore fusha), dhe në skaj të qafës ndodhe shtrënguesit e telave të cilët janë dy.

EtimologjiaRedakto

Fjala prejardhjen e nga sinkopimi i fjalëve në gjuhën turke çifté dhe tellí, fjalëpërfjalë "me tela çift".[1]

Në trajtën e vet të sotshme çiftelia nuk luhet më në Azinë Qendrore apo Anadoll, por historikisht popujt turkikë luanin një vegël të quajtur ıklığ, që gjithashtu domethënë "dytelëshe" (iki domethënë "dy" dhe lik "-she").[5][6][7] Çiftelia bashkëndan karakteristika të kufizuara nga ıklığ, duke dalluar në tingull, melodi dhe mënyrë të kënduari.[8]

ReferimetRedakto

  1. ^ a b Dizdari, Tahir (2005). "Çiftelí / -a" në Fjalorin e Orientalizmave në Gjuhën Shqipe. Tiranë: Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam. f. 171. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Koço, Eno (2004). Albanian Urban Lyric Song in the 1930s. Europea: Ethnomusicologies and Modernities. 2. Scarecrow Press. f. 265. ISBN 9780810848900. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Sherer, Stan; Senechal, Marjorie (1997). Long Life to Your Children!: A Portrait of High Albania. University of Massachusetts Press. f. 19. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Broughton, Simon; Ellingham, Mark; Trillo, Richard (1999). World Music: Africa, Europe and the Middle East. Rough Guides. f. 2. ISBN 9781858286358. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Dunford, Martin; Holland, Jack (1990). The Real guide: Yugoslavia. Prentice Hall. f. 421. ISBN 9780137838387. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Gall, Timothy L. (2009). Worldmark Encyclopedia of Cultures and Daily Life: Europe. Gale. f. 268. ISBN 9781414464305. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Gazimihal, Mahmut R. (1975). Ülkelerde kopuz ve tezeneli sazlarımız. Millı̂ Folklor Araştırma Dairesi yayınları. 15. Ankara Üniversitesi Basımevi. f. 66. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Buchanan, Donna (2007). Balkan Popular Culture and the Ottoman Ecumene: Music, Image, and Regional Political Discourse. London: Scarecrow Press. ff. 194–224. ISBN 9780810860216. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

  Ky artikull në lidhje me muzikën është i cunguar. Ju mund të ndihmoni duke e përmirësuar këtë artikull.