Të dhënat gjeografike digjitale në studimet mjedisore

1. Disa nga aspektet më të spikatura të përdorimit të të dhenave gjeografike digjitale në një mjedis Sistemi Informacioni Gjeografik (SIG) në kuadër të studimeve mjedisore lidhen me:

  • Manaxhimin e rreziqeve natyrore dhe planifikimi për të ardhmen
  • Ndotjen e ajrit dhe kontrolli i niveleve të ndotjes
  • Manaxhimin e burimeve natyrore
  • Analizën e shpërndarjes hapësinore të tokave të lëna djerrë
  • Shërbimet e emergjencës si parandalimet e zjarreve në pyje


Për të realizuar të tilla studime të dhënat gjeografike digjitale përdoren në një mjedis SIG në disa proçese të rëndësishme si:

  1. inventarizimi dhe manaxhimi i situatës së krijuar nga një fatkeqësi natyrore
  2. analzimi i faktorëve lokalë
  3. vizualizimi i efekteve dhe pasojave në formën e hartave digjitale statike ose interaktive