Të dhënat gjeografike digjitale në studimet sociale

Nuk ka versione të shqyrtuara të kësaj faqe, ndaj mund të mos jetë kontrolluar përputhja e saj me standardet.

1 Elementi i cili bashkon të dhënat gjeografike dixhitale dhe studimet sociale është padyshim hapësira. Në periudhen e para disa dekadave, kur zhvillimet teknologjike nuk ishin  akoma në atë nivel që të demonstronin aftësitë analizuese dhe përpunuese të një sistemi me të dhena hapësinore në funksion të zgjidhjes së problemeve reale, gjeografët ishin thuajse të vetëm në shqetësimin e tyre për të përfshirë hapësirën si element thelbësor në studimin e fenomeneve sociale të interesit. Por sot situata po ndryshon ndjeshëm dhe shkencëtarët e disiplinave sociale kanë filluar tashmë të diskutojnë për një disiplinë të re shkencore social-hapësinore e cila i kapërcen kufijtë tradicionalë dhe vendos elementin gjeografik në krah të fenomeneve sociale. [i]

1.1 Një nga argumentet më të forta për të studiuar fenomenet sociale nga këndvështrimi hapësinor është fakti se kjo mënyrë mundëson evidentimin dhe analizimin e lidhjes së natyrshme mes fenomenit dhe kontekstit hapësinor ku fenomeni egziston dhe zhvillohet. Nisur nga ky këndvështrim të dhënat gjeografike dixhitale krijohen dhe analizohen në një mjedis virtual të Sistemeve të Informacionit Gjeografik për të analizuar në një kontekst hapësinor faktorët ndërveprues të cilët ndikojnë në aspekte te caktuara sociale si psh niveli i papunësise, i varfërisë, i kriminalitetit, i arsimimit etj. Modelet digjitale hapësinorë të krijuara për këtë qëllim jo vetëm ofrojnë analizë të situatës bazuar në të dhenat statistikore por realizojnë edhe parashikime probabilitare rreth fenomenit të interesit.


[i] Reference: GIS best practices, 2018: www.esri.com