Personat gej, lezbike, biseksualë dhe transgjinorë në Gjeorgji gëzojnë disa të drejta të personave jashtë komunitetit LGBT. Gjeorgjia është i vetmi shtet në vendet ish-sovjetike (vendet e tjera baltike janë pjesë e BE) që e ndalon diskriminimin kundrejt personave LGBT në legjislacion. Gjithashtu legjislacioni i shtetit gjeorgjian dënon krimet e urrejtjes dhe diskriminimit me bazë orientimin seksual, identitetin gjinor.[1]Pavarësisht paketës ligjore, homoseksualiteti konsiderohet një "devijim" i madh nga vlerat tradicionale ortodokse që prevalojnë në vend dhe ku diskutimi mbi seksualitetin shmanget gjithnjë. Si pasojë homoseksualët janë target i dhunës fizike dhe abuzimit.[2][3]

Shteti i Gjeorgjisë në hartën e Evropës

Qeveria përpiqet të sjellë protokollin e të drejtave njerëzore në pajtim me kërkesat e integrimet europian. Kryeministri i mëparshëm gjeorgjian, Bidzina Ivanishvili ka deklaruar se “minoritetet seksuale janë qytetarë të barabartë sikurse ne, dhe shoqëria gradualisht do të mësohet me këtë fakt”.[4] Që prej 2014, diskriminimi me bazë orientimin seksual dhe identitetin gjinor është kriminalizuar. Për më tepër, tensionet në rrugë të shfaqura ndaj të drejtave LGBT kanë nxitur diskutime publike për temën e neglizhuar dhe mbulimin mediatik të munguar.

Legalizimi i raportit seksual brenda gjinisë së njëjtë

Redakto

Në 1933 neni 121 iu shtua Kodit Penal për të gjithë Bashkimin Sovjetik duke e ndaluar ligjërisht homoseksualitetin, me një dënim që kapte pesë vite punë të detyruar në burg. Arsyeja për këtë ligj edhe sot e kësaj dite sjell diskutime. Disa historianë sugjerojnë se miratimi nga Stalini i ligjit kundër gejve, sikurse kriminalizimi i abortit, ishte një përpjekje për të rritur lindshmërinë sovjetike. Neni u përdor nga autoritetet sovjetike kundër lëvizjeve disidente, ku shumë aktivistë arrestoheshin mbi akuza të pabaza për shthurje seksuale.

Pas fitores së pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik në 1991, praktika e lartpërmendur doli jashtë përdorimit dhe vala e arrestimeve u zbut. Pavarësisht kësaj, liria e aktivitetit seksual brenda gjinisë së njëjtë nuk ishte ende pjesë e ligjit deri në vitin 2000, kur dhe qeveria gjeorgjiane miratoi dhe amendoi Kodin Penal për tu pajtuar me standartet e propozuara nga Këshilli i Europës dhe Konventa Europiane e të Drejtave Njerëzore.[5]

Njohja e martesave brenda gjinisë së njëjtë

Redakto

Gjeorgjia nuk i njeh martesat brenda gjinisë së njëjtë, as në formën e bahskëjetesës apo partneritetit civil.

Kriza e reformës kushtetuese në vitin 2016

Redakto

Në mars 2016 koalicioni drejtues Georgian Dream propozoi një amendim kushtetues, i cili do ta përkufizonte martesën si kurorëzim midis një burri dhe një gruaje. Edhe pse Kodi Penal gjeorgjian e mirëpërcakton martesën si një bashkim heteroseksual, duke penguar në këtë mënyrë martesat brenda gjinisë së njëjtë, Kushtetuta në Gjeorgji mbart gjini neutrale, duke specifikuar se martesa duhet të bazohet mbi të drejta të barabarta dhe vullnet të lirë të të martuarve. Ky lloj përkufzimi me gjini neutrale shkaktoi pezmatim tek rrethet konservatore në vend, të cilat u shqetësuan se Kodi Penal mund të sfidohet dhe të hapet shtegu për legalizimin e martesave brenda gjinisë së njëjtë.[6]

Amendimi i propozuar kushtetues shkaktoi kundërshti nga shoqëria civile dhe nga organizatat për të drejtat njerëzore, të cilat e cilësuan legjislacionin si një mënyrë e politizimit të çështjeve sensitive dhe përdorimit të paragjykimeve shoqërore të përhapura gjerësisht për fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamanetare në 2016. Aktivistët e LGBT nuk pranuan rekomandimet se mund të përdorinin ambiguitetin e Kushtetutës për të ndjekur martesat brenda gjinisë së njëjtë, duke theksuar se gejtë në Gjeorgji përballen me më shumë probleme ekzistenciale se sa martesa, sikurse janë dhuna verbale, fizike dhe psikologjike.[6]

Amendimi kushtetues shkaktoi një ndarje brenda koalicionit, ku pjesëtarët liberalë të Partisë Republikane Gjeorgjiane dolën kundër iniciativës. Kundërshtarët nxorrën në pah se ultimatuma ndaluese në Kushtetutë mbetet e kotë pasi ajo do të dështojë në pamundësi për të mbledhur votat e mjaftueshme, si rasti i ngjashëm në 2014.[6]

Pas një muaji konsultimesh publike, propozimi u rikonsiderua në parlament. Mbledhje publike mbi ultimatumën u planifikuan nga mesi i marsit deri në 15 prill në qytete të ndryshme përreth Gjeorgjisë.[7] Propozimi kërkonte tre dëgjesa publike në dy sesione të ndryshme, me së paku një interval pushimi prej tre muajsh midis sesioneve. Që propozimi të miratohej në seancën parlamentare, ai duhet të marrë ¾ e parlamentarëve, ose e shpjeguar ndryshe 113 nga 150 deputetë duhet të votojnë në favor.[8]

Amendamenti kushtetues kaloi me sukses në parlament në 26 shtator 2017, duke përkufizuar martesën si kurorëzim vetëm midis një gruaje dhe një burri me qëllim krijimin e një familjeje.[9]Presidenti Giorgi Margvelashvili vendosi veton për amendamentin kushtetues, duke e cilësuar atë si vendim jo unanim. Parlamenti e hodhi poshtë veton e Presidentit në 13 tetor.[10] Amendamentet kushtetuese do të hyjnë në efekt pas zgjedhjeve të 2018.

Presidenti Giorgi Margvelashvili ka deklaruar më parë se Gjeorgjia nuk do të mbarëvajë një referendum për ndalimin e martesave brenda gjinisë së njëjtë në Kushtetutën vendase, duek thënë se ai nuk e mbështet amendamentin kushtetues sepse Kodi Penal apriori i ndalon martesat gej.[11]


Mbrojtja ligjore nga diskriminimi

Redakto
 
Flamuri LGBT i Gjeorgjisë

Që prej 2006 neni 2(3) i Kodit të Punës e ndalon diskriminimin me bazë orientimin seksual në raporte pune. Sipas amendimit të Kodit Penal që prej vitit 2012, krimet kundra individëve me motive të bazuara në orientimin seksual do të pasohet nga një ndjekje penale më e “ashpërsuar”. Në 2 maj 2014 parlamenti miratoi ligjin kundër diskriminimit, duke ndaluar të gjitha format e diskriminimit me bazë orientimin seksual dhe identitetin gjinor. Ligji hyri në efekt në 7 maj 2014.

Krimet e urrejtjes

Redakto

Pavarësisht amendamenteve legjislative në nenin 53 të Kodit Penal në Gjeorgji, i cili siguron se vrasja e një personi e motivuar prej orientimit seksual apo identitetit gjinor të viktimës mund të merret në konsideratë si rethana agravuese për marrjen e sanksioneve apo dënimeve më të mëdha, statistika zyrtare ende mungojnë për krimet e realizuara ndaj komunitetit LGBTI në Gjeorgji. Sipas rasteve të regjistruara dhe studimeve të zhvilluara, është bërë e qartë se ligji që ndalon krimet e urrejtjes nuk është efektiv.

Një studim mbi diskriminimin e personave LGBT në Gjeorgji i titulluar “Nga paragjykimet drejt barazisë: studim i qëndrimeve sociale, njohurisë dhe informacionit rreth komunitetit LGBT si dhe të drejtave të tyre” u realizua në vitin 2012 nga Iniciativa e Grave për Suport (WISG) duke nxjerrë të dhëna si: 32% e të anketuarve kishin pëjetuar dhunë fizike ndërsa 89% kishin përjetuar dhunë sikologjike. Mesatarisht, midis 134 të anketuarve që kanë përjetuar dhunë psikologjike, 73% e tyre kanë qenë viktima tre ose më shumë herë, 13.43% e tyre e kanë përjetuar dy herë. Të 6 të anketuarit nga grupmosha 16-18 vjeç u shprehën se kanë qenë viktima të bullizmit në ambjentet e shkollës. Midis 48 të anketuarve që kanë qenë viktima të dhunës fizike, 73% nuk e kanë raportuar asnjëherë në polici. Një prej arsyeve kryesore pse nuk u raportua në polici ishte: mosefektshmëria e policisë në trajtimin e çështjes me 21.62%, frikë nga homofobia e autoriteteve policore (29.73%). Midis të anketuarve që e kanë raportuar krimin tek policia, 46.15% janë të pakënaqur me këtë vendim për ta raportuar pasi kanë marrë reagim homofobik prej vetë policisë; 30% e të anketuarve pranuan se policia u soll në një mënyrë miqësore ndërsa 23.08% pohuan se u trajtuan në mënyrë neutrale.

Identiteti gjinor

Redakto

Që prej vitit 2008 personat transgjinor në Gjeorgji mund të ndryshojnë në dokumentet personale emrat dhe të dhënat e gjinisë vetëm pasi ti jenë nënshtruar kirurgjisë së ndryshimit të seksit biologjik.

Diskriminimi me bazë identitetin gjinor është i dënueshëm me ligj.

Dhurimi i gjakut

Redakto

Në qershor 2017 Gjykata Kushtetuese gjeorgjiane tërhoqi ultimatumin mbi ndalimin e personave gej dhe biseksualë në dhurimin e gjakut, duke theksuar se mbetet jo-kushtetuese. Në vendimin e saj gjykata pohoi se sofistikimi i mjeteve teknologjike detekton praninë e HIV ose viruseve të tjera në dhurimin e gjakut.

Referime

Redakto
  1. ^ ILGA-Europe, President of Georgia signs anti-discrimination amendment Arkivuar 8 dhjetor 2013 tek Wayback Machine 20 April 2012
  2. ^ "Global Rights report on Georgia (country)" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 11 janar 2012. Marrë më 2 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "From Prejudice To Equality: study of societal attitudes, knowledge and information regarding the LGBT community and their rights". Arkivuar nga origjinali më 4 gusht 2018. Marrë më 2 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ PM Comments on Planned Gay Rights Rally 14 May 2013
  5. ^ "State-sponsored Homophobia: A world survey of laws prohibiting same sex activity between consenting adults" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 22 nëntor 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ a b c GD Refloats Proposal on Setting Constitutional Bar to Same-Sex Marriage, Civil Georgia, 8 March 2016, Retrieved: 9 March 2016
  7. ^ Public hearing process begins for constitutional ban on same-sex marriage
  8. ^ Georgia: MPs Launch Proceedings For Setting Constitutional Bar To Same-Sex Marriage
  9. ^ Georgia's Ruling Party 'Supermajority' Passes Unilateral Constitutional Reform
  10. ^ "Parliament Overrides Presidential Veto on Constitutional Amendments". Civil Georgia. 13 tetor 2017. Arkivuar nga origjinali më 18 tetor 2017. Marrë më 2 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Georgia's President Blocks Proposed Referendum To Ban Same-Sex Marriage". Arkivuar nga origjinali më 27 gusht 2017. Marrë më 2 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)