Personat gej, lezbike, biseksualë dhe transgjinorë (LGBT) në Slloveni përballen me sfida dhe vështirësi që persona jashtë komunitetit LGBT nuk i përjetojnë edhe pse ligjet kundrejt këtij komuniteti janë përmirësuar kohëve të fundit.

Shteti i Sllovenisë

Historiku LGBT në Slloveni

Redakto

Siaps Kodit Penal në 30 qershor 1959 të gjitha aktet seksuale midis homoseksualëve ishin të jashtligjshme në Jugosllavinë e mëparshme. Gjatë gjysmë së parë të viteve 1970 fuqia e Kodit Penal u shpërnda nga Republika Federale drejt tetë provincave. Një kod i ri penal që dekriminalizonte marrëdhëniet midis homoseksualëve u miratua në 1976 dhe hyri në fuqi në 1977. Të gjitha dispozitat diskriminuese u hoqën. Asnjë referencë ndaj raporteve midis lezbikeve nuk përmendej në legjislaturën e vjetër.

Çështjet

Redakto

Legalizimi i marrëdhënieve seksuale brenda gjinisë së njëjtë

Redakto

Aktiviteti seksual brenda çifteve të gjinisë së njëjtë është legalizuar që prej vitit 1977.

Njohja e martesave apo bashkëjetesës civile të çifteve brenda gjinisë së njëjtë

Redakto

Bashkëjetesa civile për çiftet brenda gjinisë së njëjtë është legalizuar që prej 23 qershorit 2006, por me kufizime në trashëgimi dhe sigurinë sociale.[1]

Në qershor të 2009 Gjykata Kushtetuese solli verdiktin se Neni 22 për Regjistrimin e partnershipeve për çiftet brenda së njëjtës gjini dhunon të drejtën për tu mbrojtur nga diskriminimi me bazë orientimin seksual sipas Nenit 14 të Kushtetutës. Për këtë arsye u kërkua që legjislacioni ta rregullonte këtë mospërputhje ligjore brenda gjashtë muajve.[2][3]

Në 3 mars 2015, kuvendi kaloi ligjin për legalizimin e martesave brenda së njëjtës gjini në një raport votash 51/28 vota. [4] Në 10 Mars 2015 Këshilli Kombëtar e refuzoi interpelancën për ti kërkuar kuvendit të votojë sërish mbi këtë projektligj, në një raport votash 14-23.[5] Kundërshtarët e projektligjit lançuan një peticion për referendum. Nënshkruesit e peticionit morën shumë më shumë firma seç duhet për të zhvilluar referendumin. Në 22 tetor 2015, Gjykata Kushtetuese dha vendimin se Këshilli Kombëtar nuk mund ta interpretonte dot Kushtetutën si dhe vota për të bllokuar referendumin ishte e jashtligjshme.[6] Referendumi u zhvillua në 20 dhjetor 2015 duke sjellur hedhjen poshtë të projektligjit.[7]

Në 21 prill 2016, kuvendi e miratoi projektligjin duke iu dhënë të drejtën për martesë çifteve brenda gjinisë së njëjtë, por duke përjashtuar këtu adoptimin dhe fertilizmin in-vitro.[8] Një peticion për referendum u lançua, por presidenti i Kuvendit nuk e lejoi referendumin të zhvillohej. Ligji hyqi në fuqi në 24 maj 2016 dhe u bë operacional në 24 shkurt 2017 pa pasur ndryshime në martesë (vetëm në bashkëjetesat civile).[9][10][11][12]

Mbrojtja ligjore

Redakto

Që prej vitit 1998 diskriminimi me bazë orientimin seksual në vendet e punës u dënua ligjërisht. E njëjta gjë aplikohet dhe për personat që ende nuk janë punësuar dhe kërkojnë të punësohen. Diskriminimi me bazë orientimin seksual është i dënueshëm me ligj edhe në shumë fusha të tjera duke përfshirë këtu edukimin, ndarjen e të mirave ekonomike etj. Sllovenia ka ligjet kundër diskriminimit më gjithëpërfshirëse në Bashkimin Europian. Në qershor të 2009 Gjykata Kushtetuese gjykoi se neni 14 i Kushtetutës sllovene e dënon diskriminimin me bazë orientimin seksual.

Opinioni publik

Redakto

Një anketë e llojit “eurobarometër” e publikuar në dhjetor 2006 nxorri në pah se 31% e sllovenëve të anketuar i mbështesin martesat brenda gjinisë së njëjtë, ndërsa 17% mendonin se homoseksualët duhen lejuar për të adoptuar fëmijë (mesatarja në Bashkimin Europiane është 44% dhe 33%).[13]

Një sondazh i realizuar nga Delo Stik në shkurt të 2015 tregoi në rezultatet e tij se 59% e sllovenëve të anketuar i mbështesnin martesat brenda gjinisë së njëjtë, teksa 38% mbështesnin adoptimet nga prindërit e çifteve brenda gjinisë së njëjtë. Sondazhi arriti të masë në të njëjtën kohë mbështetjen për projektligjin e martesave brenda gjinisë së njëjtë, i cili u debatua në Kuvend gjatë asaj periudhe. Rezultatet treguan se një maxhorancë e ngushtë prej 51% të sllovenëve të anketuar e mbështesnin projektligjin.[14]

Lëvizja LGBT në Slloveni

Redakto

Lëvizja për gej dhe lezbike ka qenë aktive në Lubjanë që prej vitit 1984, teksa MAGNUS, seksioni gej tek ŠKUC ( Qendra studentore e artit dhe kulturës në Lubjanë) u themelua si “Qendra kulturore për socializimin e homoseksualitetit”. Një grupim feminstesh pro lesbizmit me emrin Lilit, e themeluar në 1985, e ndjekur nga LL në vitin 1987, nje grupim lezbikesh brenda qendrës ŠKUC. Në 1990 Magnus dhe LL bashkëthemeluan organizatën për fushata kombëtare ndërgjegjësuese për gej dhe lezbike, me emrin Roza Klub.

Pjesë të tjera të vendit kanë shumë pak organizata që lidhen me orientimin seksual në qëllimin e tyre,

Kushtet sociale

Redakto

Kultura gej

Redakto

Në Lubjanë ka shumë lokale dhe bare që janë mbështetëse ndaj komunitetit të gejve. Fillimisht numri ishte i vogël por rritet me kalimin e viteve. Në klubin K4 në Lubjanë ka shumë festa për gej dhe lezbike (K4 Roza) një herë në muaj. Në klube të tjera si Factory dhe Bolivar organizohen festa për gej dhe lezbike nga grupi Jing Jang. Festat zhvillohen zakonsiht çdo muaj.Bare të tjera miqësore ndaj komunitetit të gejve në Lubjanë janë Lan, Tiffany dhe Galerija.

Dhuna kundër LGBT

Redakto

Ka pasur shuëm raste të incidenteve të dhunës kundër gejve në Slloveni, më famëkeqi ka qenë incidenti gjatë një mbrëmje letrare në një klub mbështetës për gejtë në Lubjanë. Aktivisti gej Mitra Blazic u plagos gjatë këtij sulmi.

Në 2007 në Maribor me dhjetëra individë u goditën nga djem më të rinj gjatë zhvillimit të një Parade të Krenarisë.

Referime

Redakto
  1. ^ "Archived copy". Arkivuar nga origjinali më 23 tetor 2012. Marrë më 26 korrik 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ Stampa:Sl icon U-I-425/06
  3. ^ Constitutional Court of Slovenia Upholds Equal Rights for Same Sex Partners
  4. ^ "Slovenian parliament votes to legalise same-sex marriage". Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2015. Marrë më 26 dhjetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Stampa:Sl icon Državni svet ni izglasoval veta na zakon o družinskih razmerjih
  6. ^ http://www.rtvslo.si/slovenija/ustavni-sodniki-prizgali-zeleno-luc-za-referendum-o-zakonu-o-zakonski-zvezi/376916
  7. ^ "Marriage equality voted down in referendum". Arkivuar nga origjinali më 16 prill 2018. Marrë më 26 dhjetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Stampa:Sl icon Državni zbor sprejel zakon o partnerski zvezi
  9. ^ Stampa:Sl icon Zakon o partnerski zvezi
  10. ^ New civil unions act enters into force
  11. ^ Slovenia boosts rights of same-sex couples
  12. ^ Same-sex partnership act implemented
  13. ^ "Archived copy". Arkivuar nga origjinali më 5 shtator 2008. Marrë më 29 janar 2006. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  14. ^ "Večina podpira istospolne poroke, do posvojitev je zadržana". RTV Slovenia (në sllovenisht). 16 shkurt 2015. Marrë më 16 shkurt 2015.